E diele, 16.01.2022, 07:47 PM (GMT)

Rëndësi » Shkreli

Frank Shkreli: Shkoi Putini në Beligrad

E merkure, 23.03.2011, 07:59 PM


Presidenti serb Tadic dhe kryeministri rus Putin
Presidenti serb Tadic dhe kryeministri rus Putin
SHKOI PUTINI NE BELIGRAD

 

Nga Frank Shkreli

 

Kryeministri i Rusise Vladimir Putin, nje ish-agjent bolshevik i KGB-es, vizitoi Beligradin te Merkuren, ne vigjiljen e 12 vjetorit te bombardimeve te NATO-s kunder Serbise per te ndaluar shtypjet dhe gjenocidin serb ndaj popullsise shqiptare te Kosoves.   Serbia e konsideron Rusinë të jetë partneri i saj kryesor ekonomik si dhe aleati i saj politik dhe ushtarak.   Duke pershendetur Kryeminstrin rus, Presidenti i Serbise, Boris Tadic tha se dy vendet kane lidhje miqesore prej shekujsh dhe vuri ne dukje “lidhjet historike dhe shpirterore”, si dhe ngjashmerine ne gjuhe dhe ne ngjyrat e flamujve te dy vendeve.

Delegacioni rus pritej qe ne kryeqytetin serb ta ndiente veten si ne shtepine e vet ku bisedoje per ceshtje te interesit te perbashket ekonomik dhe politik, mbi ceshtje nderkombetare dhe mbi subjektin perhere ne agjenden serbo-ruse, Kosoven, gjithmone e ngjyrosur me solidaritetin midis dy popujve te krishtere ortodoks.  Vizita e tij ne Beligrad, ne vigjiljen e12 vjetorit te bombardimit te Serbise nga forcat ajrore te NATO-s, duket se eshte nje provokim ndaj Perendimit por edhe nje rast per te theksuar lidhjet e forta midis dy vendeve dhe popujve te krishtere ortodoks.   Telegramet diplomatike amerikane te botuara nga Wikileaks -- theksonin gjithashtu edhe shqetsimet e Washingtonit ne lidhje me diplomacine ruse rreth te njejtit pervjetor, dy vjete me pare.   Ne te njejten kohe, analistet e shikojne kete vizite, ne kete pervjetor, edhe si nje perpjekje nga ana e Putinit per te distancuar Serbine nga Bashkimi Evropian.   Provokim ose jo, dikush duhet t’i kujtoj Zotit Putin se 12 vjet me pare NATO -- me rolin udheheqes amerikan – bombardoi Serbine, jo per perfitime ekonomike, ose pushtim territoresh, por ne emer te vlerave te perbashketa njerzore, vetem e vetm per te shpetuar popullesine shqiptare ne Kosove nga gjenocidi, spastrimi etnik dhe krime te shumeta kunder njerezimit qe regjimi serb i Millosheviqit beri kunder shqiptareve ne trojet e tyre shekullore ne Kosove.

Ruset, nepermjet Serbise, historikisht kane shkaktuar gjithmone probleme ne Ballkan, kryesisht ne kurriz te kombit shqiptar.   Si rrjedhim, eshte shqetsues fakti qe kejo vizite eshte planifikuar te behet tamam ne 12 vjetorin e bombardimit te NATO-s kunder Serbise.   Cfare mesazhi po percjelle Moska per rajonin e Ballkanit dhe per Evropen me kete vizite ne kete pervjetor.   Me shume se asgje tjeter, kejo vizite eshte nje nxitje e elementeve te nacionalizmit serb, te cilit Ballkani e sidomos shqiptaret gjithmone ia kane pare sherrin.   Intrigat simbolike apo faktike te Putinit ne Ballkan, sidomos ne raste sic eshte pervjetori i bombardimit te Serbise nga NATO-ja, vetem inkurajone imperializmin e ri rus dhe perkrahesit e tij ne Serbi.   Putini dhe bashkpuntoret e tij ne mafien ruse kane adaptuar Serbine si perfaqsuese te tyre ne Ballkan dhe gjithnje vazhdojne, jo vetem te kundershtojne pavaresine legjitime te Kosoves, por nuk pushojne hic se vepruari ne bashkrendim, qe te minojne shtetin e ri, me cdo rast, me cdo kusht e me cdo mjet qe u vjen per dore, sidomos ne arenen nderkombetare.   Fatkeqsisht, si Moska ashtu edhe Beligradi vazhdojne te luftojne nje lufte qe eshte humbur, nga ana e tyre.

Njezet vjet me pare, diktaturat komuniste ane e mbane Evropes u rrexuan nga deshira e madhe e popujve te shtypur per liri e demokraci.   Evropa ka ndryshuar njehere e pergjithmone.   Do te ishte mire qe si Rusia ashtu edhe Serbia te bashkpunojne me Evropen dhe me Shtetet e Bashkuara per te zgjidhur ceshtjet me rendesi nderkombetare,sic eshte njohja e pavaresise se Kosoves, ashtuqe te realizohet “projekti historik”, per nje Evrope te lire, demokratike e te bashkuar.   Eshte qendrimi i Shteteve te Bashkuara si edhe i Evropes se “projekti historik” nuk do te mund te realizohet per derisa vendet e Ballkanit Perendimor nuke behen antare te Bashkimit Evropian.

Keshtuqe,vizita e Putinit ne Beligrad ne 12 vjetorin e bombardimit te Serbise nga NATO-ja, ne mbrojtje te popullesise shiptare ne Kosove, edhe megjithse kane kaluar 20 vjete nga mbarimi i Luftes se Ftohet, dhe megjith deklaratat per bashkpunim me Mosken-- eshte e qarte se Rusia edhe sot e kesaj dite e sheh boten krejt ndryshe.   Prandaj eshte detyre e Evropes dhe Washingtonit qe te bejne cdo perpjekje per te bindur ruset, e kryesisht Vladimir Putin-in, se lojrat dhe davate e Luftes se Ftohet jane te rrezikshme, te padeshirueshme dhe te kota por edhe ne dem te zhvillimit dhe bashkpunimit reciprok te vendeve te Ballkanit, zhvillim dhe bashkpunim ky per te cilin Moska dhe zyrtaret e saj te larte si Putin, duhej te luanin nje rol me konstruktiv, qe do te conte ne nje te ardhme me demokratike, ne paqe dhe me me shume begati per te gjithe popujt e Ballkanit. 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora