E diele, 10.11.2024, 06:08 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Libia - turpi i përëndimit?

E diele, 13.03.2011, 07:57 PM


LIBIA - TURPI I PËRËNDIMIT?

 

Nga Frank Shkreli

 

Lajmet mbi luftimet midis kryengritësve dhe forcave besnike të Moamar Gadafit në Libi vërtetojnë nga dita në ditë se ai vend është zhytur në një luftë të egër civile. Numëri i të vrarëve dhe të plagosurëve civile, anë e mbanë vendit, por sidomos në pjesën përendimore të Libisë është gjithnjë në rritje e sipër nga sulmet e forcave të regjimit terrorist të Gadafit dhe mercenarëve të tij.  Sipas lajmeve nga Libia,  me mijëra veta mund të kenë gjetë vdekjen nga dhuna në atë vend dhe sic duket Gadafi nuk është i kënaqur që vetëm të vrasë sa më shumë nga kundeërshtarët  e tij, por pasi është pasuruar vet dhe familja e tij me miliarda dollarë, për të keqësuar edhe më shumë gjëndjen në vend, ai gjithashtu u ka dhënë urdhër forcave të regjimit të tij që të sulmojnë dhe të shaktërrojnë edhe pasurinë e popullit libian, duke sulmuar qëndra me rëndësi të industrisë së naftës, përfshirë edhe qëndren kryesore të naftës në vend, portin  Sidra.

 

Ndërsa forcat e Gadafit po ushtrojnë dhunë vdekje-prurëse kundër popullatës civile që kundërshton regjimin e tij, vazhdojnë bisedimet dhe takimet diplomatike në Evropë dhe në Kombet e Bashkuara në Neë York për ndalimin e kësaj masakre. Bashkimi Evropian vendosi të zgjasë afatin e sanksioneve ekonomike kundër regjimit të Gadafit dhe Ministrat e Mbrojtjes të 28 vendeve të organizatës së NATO-s po takohen në Bruksel për të shqyrtuar gjëndjen në Libi, dhe mundësinë e marrjes së masave ushtarake kunder regjimit të Gadafit. Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke u "këshilluar" për masat e mundëshme që mund të marrë ose të rekomandojë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

 Megjithe këto manovrime diplomatike,  duket se nuk ekziston asnjë entuziazëm për të ndërhyrë në Libi, përkundrazi, vihet re një ngurrim i dukshëm si në Evropë ashtu edhe në ëashington, e lere me në Kombet e Bashkuara, ose në radhet e Ligës Arabe, për të ndërhyrë, sidomos ushtarakisht, për ndalimin e gjakderdhjes që Gadafi po shkakton mbi popullin e vet të pambrojtur dhe për të ndaluar shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.  Ndersa Turqia, vendi anëtar i tretë më i madh i NATO-s është shpallur haptazi e kategorikisht kundër cdo ndërhyrjeje ushtarake, nuk është për tu cuditur aspak se Rusia e Kina, dy anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të perdornin veton mbi cdo propozim të Kombeve të Bashkuara për ndonjë nderhyrje ushtarake në Libi.  Duket sikur bota, e sidomos Përendimi nuk ka arrijtur ende një pikë vendimarrëse mbi masakrat që po ndodhin ne Libi.

 

Ka ardhur koha që bisedimet dhe konsultimet ndërkombëtare tani të këthehen në veprime.  Vendet përendimore, mundësisht me përkrahjen e Kombeve të Bashkuara, e në mungesë të kësaj përkrahjeje, atëherë me ndihmën dhe angazhimin e NATO-s -- duhet ti dergojnë Gadafit një mesazh të pa-dyshimtë – sic I beri Gjeneralki Clark Slobodan Miloseviqit, se komuniteti nderkombetar nuk do të tolerojë masakrimin e popullesisë civile --duke shpallur në minimum vendosjen e zonës së ndalim fluturimit mbi territorin e Libisë, për të ndaluar forcat e Gadafit që të përdorin helikopterët dhe aeroplanët modernë në masakrimin e popullësisë civile që kundershton atë regjim, dhe të marrin vendim të menjehershëm që të jenë gati për një reagim të shpejtë për dërgimin e ndihmave humanitare në Libi.

 

Situata në Libi dhe manovrimet e tanishme diplomatike me sjellin në mend periudhën e para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për të ndaluar një tragjedi dhe gjenocid të popullit shqiptar të Kosovës.  Mos të ishte për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara që binden NATON të ndërhynte dhe të bombardonte Serbinë, Kosova sot do te ishte krejtsisht dicka tjetër, që më frikëson edhe ta marr me mend.  Natyrisht se do teë ishte e preferuar që komuniteti ndërkombetar të vleresojë gjëndjen në Libi dhe teë vendosë për marrjen e masave konkrete dhe të menjëhershme, por sic duket fatkeqsisht, ose fatbardhesisht, si atëherë edhe sot, janë Shtetet e Bashkuara, fuqia që duhet të jetë udhëheqse në përpjekjet për të bindur botën se populli libian meriton të shpëtohet nga ky "qen i tërbuar i Lindjes se Mesme", sic e pat quajtur Presidenti Ronald Reagan në kohën e tij.   Zëvendës ambasadori i Libisë në Kombet e Bashkuara, Zoti Ibrahim Dabbashi i bëri thirrje "komunitetit ndërkombëtar që të marrë masat e nevojshme për të ndihmuar popullin libian dhe për ta mbrojtur atë nga gjenocidi me të cilin përballet tani."

 

Diktatorët shtypës si Gadafi dhe miku i tij i dikurshëm Milosheviqi nuk cajnë fort koken për presionet politike e ekonomike të komunitetit ndërkombëtar.   Eshtë e qartë se -- duke u bazuar në standardet njerëzore ndërkombetare -- Gadafi po ben krime kundër njerëzimit duke masakruar popullin e vet, në përpjekje për të mbajtur gjallë regjimin e tij të dështuar.  Eshtë detyrë morale, mundësisht me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar, por nëse jo, atëherë Përendimi, e sidomos Shtetet e Bashkuara, duhet të luajnë rolin udhëhëqës për ti dhënë ultimatum dhe për të detyruar kapitullimin e regjimit terrorist të Moammar Gadafit  --edhe me force ushtarake po te jete  nevojshme -- për ndalimin e kësaj gjakderdhjeje të papranueshme në Libi.

 

Ishte e drejtë dhe me vend kur NATO bombardoi Beogradin gjatë luftës së Kosovës peër të shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi i regjimit terrorist të Milosheviqit.  Eshtë urgjente,e drejtë dhe e moralshme tani ndërhyrja e NATO-s në Libi, bile edhe pa një mandat nga Kombet e Bashkuara, nëqoftse është e nevojshme, për të ndaluar sulmet e forcave ajrore dhe të artilerisë kunder popullësisë civile të pa armatosur.  Ka ardhur koha që fjalët e politikanëve dhe zyrtarëve ushtarakë përëndimorë të këthehen në vepra dhe të ndihmohen grupet kryengritëse libiane kundër regjimit të Gadafit, ashtuqë të mos përsëritet ai që është quajtur "turpi i përëndimit", kur bota ndejti duar kryq, duke mos ndërhyrë me kohë në Bosnje për të ndaluar forcat serbe, mosnderhyrje këjo që coi në një skenare gjenocidi të vërtetë, mu në mes të Evropës, një pikë e zezë këjo në historinë botërore të pas Lufteës se Dytë Botërore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora