E premte, 26.04.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Kulturë

U përurua monografia "Flakadani i Arsimit Kombëtar"

E hene, 07.03.2011, 08:55 PM


Kryesia e përuimit, flet Prof. Dr. Jusuf Osmani
Kryesia e përuimit, flet Prof. Dr. Jusuf Osmani
Prishtinë, 04.03.2011

“Flakadani i arsimit kombëtar” përkon me mësuesin e gjithë mësuesve të Kosovës, i cili do të mbetet i papërsëritshëm dhe unikat në arsimin tonë kombëtar, u tha me rastin e përurimit të kësaj monografie kushtuar Mehmet Gjevorit, autorit të abetares së parë shqipe në Kosovë. 
Në prag të 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të premten në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës u përurua libri “Flakadani i arsimit kombëtar”, i bashkautorëve Mehmet Gjevori dhe Mehmet Halimi. 
Në përurimin e këtij libri morën pjesë drejtues të MASHT-it, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, intelektualë, familjarë dhe miq të Mehmet Gjevorit. 
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja, duke folur për kontributin e çmuar ndër vite të Mehmet Gjevorit, ka thënë se Gjevori nuk është marrë më politikë, por ka krijuar politikanë. “Krejt kjo që ai ka bërë nuk ka pas mundësi të jetë jashtë politikës, ai s’është marrë me politikë, po politika është marrë me të. Ai s’është marrë me politikë, por ka krijuar politikanë, ai s’është marrë drejtpërdrejt me armën, por ka krijuar luftëtarë lirie, ka krijuar bartës të lirës. Kjo është mrekullia që ne e imitojshim dhe paçim mundësi që disa të tillë të realizojmë e vështirë, besoj shumë e vështirë”, ka thënë Buja. 
Bashkëautori i librit, Mehmet Halimi, pasi ka falënderuar vlerësuesit e librit, ka ilustruar me një anekdotë librin e tij dhe të autorit Gjevori duke thënë se ai mbetet i papërsëritshëm në arsimin tonë kombëtar. 
“Dikur kur erdh Mehmet Gjevori në Kosovë, kur e gjeti Kosovën me 99 për qind analfabetë, e njerëzit i paskan thënë, ‘Lumi ti lumi që po di gjithçka- po tha- di diçka, ata u çuditën, e thonë, e unë di diçka, të gjitha’. E sot të gjithë ne sëbashku dimë, por megjithatë, Mehmet Gjevori mbetet i papërsëritshëm, unikat në arsimin tonë kombëtar”- është shprehur Halimi. 
Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe djali i autorit Mehmet Gjevori, i cili ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për botimin e këtij libri. 
“ Përmes babait, miqësisë dhe bashkëpunimit që kemi pas me të, unë gjithnjë kam ushqyer respekt ndaj jush dhe punës tuaj. Respekt për angazhimin për botimin e këtij libri dhe kujtimet që mbani për Mehmet Gjevorin”, ka thënë Gjevori. 
Për jetën dhe veprën e Mehmet Gjevorit folën edhe Ramiz Kelmendi, Mark Krasniqi, Jusuf Osmani, Andi Gjoi, këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, dhe shumë intelektual të pranishëm. 
Monografia “Flakadani i arsimit kombëtar” nuk do të jetë për shitje, por ajo do t’i dhurohet BKUK-së dhe institucioneve tjera arsimore në Kosovë dhe Shqipëri. 
Autori i abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori, ndërroi jetë në vitin 2007, në moshën 93-vjeçare./kosovapress/

 

Prof. Dr. Mehmet Halimi (10.03.1937)
Prof. Dr. Mehmet Halimi (10.03.1937)
Prof. Dr. Mehmet Halimi

 

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

Vendlindja: Cërnicë, Gjilan

Aktiviteti: Albanologëpublicistë shqiptarë

Nënshtetësia: kosovar – shqiptar

Mehmet Halimi u lind më 10.03.1937 në Cërnicë të Gjilanit. Mehmet Halimi është personalitet i pakontestueshëm i kulturës shqiptare dhe vjen nga një familje atdhetare dhe arsimdashëse e fshatit Cërnicë të komunës së Gjilanit. Mehmet Halimi është doktor i dialektologjisë. Ai shpallet qytetar nderi i Gjilanit më 2005 nga Kuvendi i Komunës.

Veprimatria shkencore

Halimi është dialektolog i vjetër, tashmë nga ata që mund ta quajmë edhe njërin prej veteranëve të kësaj fushe, figurë e dalluar e gjuhësisë shqiptare, një nga punonjësit më prodhimtarë e të vyer të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Njohës dhe hulumtues i përkushtuar i të folmeve dhe folklorit të Karadakut, ku ai lindi dhe u rrit me ajkën e odave të burrave dhe sidomos me urtinë e pashoqe të atyre hapësirave, të cilat, kur të shkollohej e të bëhej dialektolog, studiuesi ynë i zellshëm do t‘i përshkruante e do t‘i shpërfaqte me dashuri e dije të lëvdueshme në një varg veprash tashmë të mirënjohura.

[redakto]Veprat

§                     "Kështu fliste babai im" (1997),{Monografitë dialektologjike për të folmet e Moravës së Epërme (1978), të Moravës së Poshtme (1985), të Kabashit (1985), të fshatrave Mjak dhe Tanishec (1973, 1975); të fshatrave Mramuer dhe Marec (1985)}

§                     Vëllimi: "Kërkime dialektologjike" (1985),

§                     "Vështrime gjuhësore" (1993)

§                     Përmbledhjesh studimore: "Nina-nëna dhe këngë e lojëra fëmijësh" (1976),

§                     "Çështje të normës letrare" (1982),

§                     "Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore" (1982),

§                     "Regjistri i vendbanimeve të Kosovës" (2005).

§                     Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008, (Kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halim)

Fushë studimi

Studimet e prof. Mehmet Halimit rrokin jo vetëm hapësirat e dialektologjisë e të marrëdhënieve dialekt-gjuhë standarde, po edhe çështje të ndryshme të fjalëformimit e të kulturës së gjuhës, sidomos çka përfshin kahu aktual i njohjes dhe zbatimit të shqipes standarde, duke spikatur me dije e dashuri lidhjen e pandashme të dialekteve me gjuhën letrare a standarde, sipas mendësisë dhe urtësisë popullore që ndjek metaforën origjinale të qumështit dhe ajkës (mazës). Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008, kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halimi, po edhe padyshim një nga veprat e mëdha e të rëndësishme të krejt dialektologjisë shqiptare. Fjala e parë thuet për atë monografi të hapët e të plotë është cilësuar si studim i mirëseardhur dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për të folmet e shqipes verilindore, po edhe për mbarë dialektologjinë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora