Kulturë
Halit Bogaj: Cary Grant (1904–1986)
E diele, 20.02.2011, 08:58 PM
KERI GRANT (1904–1986)
/OSKAR PËR VEPËR JETËSORE/
Nga Halit Bogaj
Edhe Keri Grant ishte njëri ndër aktorët më të mëdhenj amerikan që na la disa filma të shquar dhe role të fuqishme artistike,me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë shumë e lavdishme filmore.
I lindur me emrin- Arçibald Aleksandër Linc ,aktori britanik – Keri Grant bëhet shumë shpejt ndër emrat më të famshëm të artit filmor.Në fillim të kareirës së tij artistike luante në disa mjuziklla në Broduej,e sidomos në vitet tridhjeta kur vepronte Çarlli Çaplini i madh dhe Xhejms Kegni virtuoz dhe kur në ato vite nuk kishte shumë aktorë të shquar në artin e shtatë.Keri Grant i përkiste gjeneratës madhështore të Gari Kuperit fenomenal me të cilin ishin shpesh të identifikuar si dy emra të barabartë për nga pesha dhe rendësia që kishin për kinematografinë amerikane të atyre viteve.Keri Grant arrin suksesin e tij të pare me filmin”Unë nuk jam engjull”/1934/,duke u bërë edhe aktori më sharmant i kohës dhe duke u konsideruar si yll me një bukuri impozante mashkullore, ashtu si:Robert Tejllori,Rudolfo Valentino dhe Tajron Paueri.Filmi i tij tjetër peretencioz”Silvia Skarlet”/1935/,tregonte se Keri Grant do të bëhej aktor shumë i madh dhe me një perspektivë të qartë dhe të ndritshme.Me filmin”Arseniku dhe tentenet e vjetra” tregonte se kishte sens dhe talent edhe në fushën e komedisë dhe psikologjisë.Se shpejti filloi të realizonte edhe role tejet dramatike si në filmin”Vetëm engjujt fitojnë”/1939/, kurse tri vite më vonë edhe filmin tjetër të shkëlqyer”Destinimi Tokio”, me të cilin hyn në radhën e aktorëve më të shquar të kohës.Edhe filmi”Krizat’ ka mbetur ndër veprat e tij më të paharruara artistike me të cilin kishte arritur famë të përjetshme si një aktor i përmasave kolosale.
Për filmin”Zemra e vetmuar’ nominohet për çmimin Oskar,por të cilin nuk e mori.Edhe Keri Grant realizonte role të llojllojshme dhe zhanre të ndryshme filmore – që nga komedia e deri tek rolet tejet serioze siç ishte filmi monumental”Drejtimi Veri- veriperëndim” , i cili ka mbetur ndër hitet më të fuqishme filmore të të gjitha kohrave,regjinë e të cilit e kishte bërë kolosi Alfred Hiçkok.Trileri i Alfred Hiçkokut me aktorët e famshëm:Keri Grant,Eva Mari Sent,Xhejms Mejsën dhe Martin Landau është edhe ndër filmat më të shquar të spiunazhit të realizuar ndonjëherë në artin e shtatë në të cilin Grant luan rolin e njëfarë Kapllanit të gjetur në gjendje të vështirë nga një bandë e përcjellur për qëllime të ndryshme dhe të panjohura në film.Keri Grant dhe Eva Mari Sent realizojnë dy role të përsosura dhe fenomenale të cilat i kemi ndeshur shumë rrallë në mbarë kinematografinë amerikane dhe në atë botërore.Filmi”Drejtimi Veri- veriperëndim” ka mbetur edhe ndër filmat më të bukur të të gjitha kohrave i cili ishte edhe njëri ndër hitet më të mëdhenj të viteve gjashtëdhjeta.Gjithashtu edhe njëri ndër filmat më monumental të Keri Grantit është edhe realizimi i njohur aventuristik”Epshi dhe krenaria’ në të cilin Keri Grant shkëlqen sërish me ktorët:Frenk Sinatra dhe Sofia Loren.Keri Grant në disa nga filmat e tij më të bukur na lente mbresa se vërtet ishte i lindur për role të tilla aq të fuqishme dhe specifike të cilat i realizonte me një lehtësi të madhe dhe me një besnikëri të jashtëzakonshme.Gjithashtu të paharruar kanë mbetur edhe filmat:”Operacioni Petikot”/1959/dhe”Sharada”/1964/,në të cilin luan me aktoren Odri
Hepbern.Edhe filmi “Të ecim nëpër shi”/1960/,na ka lënë mbresa të fuqishme,ngase ishte rezultat i një aktori të talentuar dhe të formuar për të realizuar role të ndërlikuara..Dihej se Keri Grant urrente të jepte intervista të ndryshme nëpër revista dhe gazeta që merreshn me artin e shtatë dhe jetën private të yjve të mëdhenj dhe shpeshherë dukej se bënte një jetë të çuditshme dhe asketike,duke qenë i tërhequr dhe i larguar nga Holivudi dhe larg syve të opinionit dhe kamerave televizive.Emri i tij bëhej legjendë e pavdekshme edhe për së gjalli dhe të gjithë regjisorët e mëdhenj donin që ai të luante në filmat e tyre .Vdiq në moshën 8o vjeçare si një yll përherë i ndritur,duke lënë pas vetes disa nga rolet e tij më fenomenale dhe me shkëlqime të amshuara.Interpretonte në filmat e regjisorëve më të shquar si:Alfred Hiçkok,Stenli Donen,Xhorxh Stivens,Albert D` Agostino,Hauard Houks dhe disa të tjerë.Me të drejtë e quanin edhe si njërin ndër sharmerët më të mëdhenj të mbarë kinematografisë amerikane dhe të botës femërore,duke qenë të dashuruara edhe shumë vajza të reja në ikonën e tij filmore.
Cary Grant me Katharine Hepburn
Të njohura janë edhe realizimet:”Rrëfimet nga Filadelfia”,’Gruaja ime favorite”, ”Vajza e tij Fridej”, ”Peni serenada”,”Mister Laki”, ”Pa rezervim”, ”Nata dhe dita”, ”Notorius”, ”Gruaja e Bishopit”,” Rrëfimet ngaqyteti”, “Zotërinjt blendingët e ndërrojnë shtëpinë”, ”Populli duhet të flasë”, ”Kapeni hajnin”, ”Indiskret”, ”Kalipso”, ”Bari është i gjelbër”, ”Babai Gas”dhe”Ecja pa vrap”.
Edhe Keri Grant realizoi mbi 7o filma dhe mori çmimin - Oskar përvepër jetësore.