E diele, 23.02.2020, 01:23 PM (GMT)

Editorial

Valon Kurtishi: Greqia shoviniste zgjat duart drejt Korçës shqiptare

E premte, 11.02.2011, 08:00 PM


Greqia shoviniste zgjat duart drejt Korçës shqiptare

 

Nga Valon Kurtishi

 

Konfliktet tragjike brendashqiptare të 21 shkurtit në qendër të Tiranës, kanë trimëruar siç duket nacional-shovinizmin grek duke i dhënë shtysë për një ofensivë të re antishqiptare në vazhdën e projektit historik që ata kanë për shpërbërjen e Shqipërisë si shtet dhe zhdukjen e shqiptarëve si komb.Një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik shqiptar duke u nisur edhe nga prezenca në Shqipëri gjatë javës së fundit e terroristit grek nga SHBA, Nikolaos Gaxojanis (Nick Gage), kanë dyshuar me plot të drejtë për mundësinë e një skenari grek të përplasjes ndërshqiptare të 21 shkurtit në Tiranë. Ky njihet si sponzoruesi dhe nxitësi kryesor i bandës terroriste greke që vrau katër ushtarakë shqiptarë në detyrë, në një akt të pashembullt terrorist në vitin 1994 në Peshkëpi.

Në fakt, lista e sulmeve greke kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve është e gjatë, shumë e gjatë. Është kjo listë e larë herë me gjakun e njeriut shqiptar, herë me territore shqiptare të uzurpuara dhe aneksuara padrejtësisht nga Greqia, herë me përfitime enorme fondesh nga BE në kurriz të emigrantëve shqiptarë.Vetëm në dy-tre vitet e fundit, Greqia ka bërë veprime në drejtim të Shqipërisë që janë krejtësisht jonormale dhe skanë asnjë lidhje me parimet bazë të sjelljes jo vetëm mes shteteve fqinje, por as me një sjellje normale të mendjes njerëzore. Shteti grek, qeveria greke, zyrtarët grekë, opozita greke, qytetarë të ndryshëm grekë, biznesmenë gjithë bashkë në unison, kanë ndërhyrë tmershëm në punët e brendshme të Shqipërisë.

Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare duke detyruar këtë të fundit që të pranojë një kufi detar që asnjë shtet sovran në këtë botë përveç Shqipërisë nuk do ta pranonte kurrë.

Greqia ka ndërhyrë në Korçë e vende tjera nëpër Shqipëri, duke varrosur e zhvarosur njerëz e duke i shpallur eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë për kocka ushtarësh grekë. Greqia i ka bërë këto zhvarime haptas, në pikë të diellit, para gjithë shqiptareve në qendër të Korçës dhe qyteteve e fshatrave tjera në jug të vendit tonë.

Greqia e ka detyruar qeverinë shqiptare që më 2003 të ndryshojë ligjin për Gjendjen civile, (Ligji 1029), me të cilin i është hapur rruga ndryshimit të kombësisë e fesë nga qytetarët shqiptarë. Këtë e tha vetë nënkryetari i Këshillit të lartë të Drjetësisë Kreshnik Spahiu, pas lëshimeve të shumta që u vunë re në lidhjeme këto fenomene krejtësisht jonormale në Korçë dhe Gjirokastër. Sipas tij, “që prej vitit 2004 ka pasur rreth 1600 kërkesa të tilla në gjykatën e Gjirokastrës dhe 469 në atë të Përmetit”.

Greqia ka detyruar Shqipërinë që të miratojë edhe kërkesën absurde që në regjistrimin e ardhshëm të popoullsisë, Komisioni shqiptar për regjistrimin e popullsisë të fusë në rubrika edhe formën e deklarimit të lirë të kombëssë dhe fesë. Greqia nga ana e saj, nuk lejon vendosjen e këtyre pyetësorëve në regjistrimet e saja të popullsisë, megjithëse  është anëtar i BE që prej 30 vitesh.

Greqia ka detyruar Shqipërinë dhe kishën ortodokose shqiptare që të lejojë në krye të saj një person me kombësi greke si dhe të pranojë liturgjinë në gjuhë greke në territor shqiptar, që nuk ndodh askund në traditën e krishterë ortodokse, e cila ndan jurisdiksionet kishtare në baza shtetërore.

Greqia i ka marrë Shqipërisë përdhunshëm bazën ushtarake të Bisht-Pallës në qendër të vendit, dhe qeveritë e ndryshme shqiptare se largojnë dot që aty.

 

Ndikimi ekonomik grek në vend është mbizotërues, kurse viruse të tillë të veçantë janë infiltruar në çdo pore të jetës dhe vendimmarjes shqiptare, duke u pirë gjakun shqiptarëve dhe duke korruptuar dhe shkatëruar institucionet ku bëjnë pjesë.

Spiro Peçi ka depërtuar në presidencë, Vangjel Tavo në kryesinë e Kuvendit të kombit shqiptar e në LSI, ca të tjerë në PD, në PS, në qeveri janë me ministra e zv.ministra që nga Spiro Ksera e deri të Thoma Miço e kompania e tyre, pa asnjë votë popullore dhe krejtësisht në mënyrë artificiale. Prefekti i Gjirokastrës dhe ai i Korçës janë poashtu të vetëshpallur grekë etnikë.

 Grekë kudo dhe ngado të kthesh sytë në qeverisjen, politikën, median dhe ekonominë shqiptare, edhepse numri i tyre i përgjithshëm nuk i kalon të 5000 mijë vetët në disa fshatra të izoluar të krahinës së Dropullit.Gjithë këta përhapin virusin gjakpirës e gjakprishës grek në gjirin e qeverisjes shqiptare. Virusin e primitivizmit, virusin e shovinizmit, virusin e politikave bizantine mesjetare të nguljess së thikës pas shpine, virusin e korrupsionit dhe fondamentalizmit fetar bizantin, virusin antishqiptar, antieuropian, anticivilizues.

Deklarata e fundit e konsullit grek në Korçë Teodoros Ikonomu, ishte në vazhdën e këtyre veprimtarive antishqiptare. Madje, Ekonomu bëri mirë që lëshoi këtë deklaratë se dokumentoi publiisht qëndrimin zyrtar grek e me këtë edhe problemin e rëndë në raportet shqiptare më këtë shtet aziatik. “Në Korçë ka grekë, vllehët e Korçës janë grekë”, kërcënonte nga Korça shqiptare përfaqësuesi zyrtar i shtetit grek, Teodoros Ekonomu - Ano Domini 2011, në mes të Europës demokratike..

 Por çështja është shumë më e thellë se deklaratat e një konsulli të sëmurë që Greqia i ka me shumicë në rradhët e shërbimit të saj diplomatik si dhe në shtresat e gjera të popullsisë së saj primitive.Vetë ekzistenca apo organizimi i një dege të organizatës greke Omonia, në një qytet ku ska grekë është sukses i madh për nacional-shovinizmin primitiv grek. Shoqëria shqiptare shfaq shenja të lodhjes, shenja të dorëzimit nga kjo betejë që i ka imponuar banditizmi grek. Madje, edhe minoranca të papërfillshme kulturore si ato arumune dalin më dinjitozë se shqiptarët në reagimet e tyre. Një përfaqësues i klerit ortodoks vllah në qytetin e Korçës doli publikisht dhe demantoi konsullin, duke thënë se jemi vllehë, dm.th me origjinë, gjuhë, e kulturë krejt tjetër nga grekët. Prifti në fjalë, At Dhimitraq Veriga, tregon edhe për mosdhënien e një vize nga konsullata e shtetit grek, dm.th përfaqësuesi zyrtar grek në Korçë, shkaku i refuzimit të këtij prifti për të pranuar një identiet të ri grek nuk i lëshon vizë greke. Konsullata greke përfaqëson shtetin grek, nuk është tregu privat i identiteteve në një shtet të huaj. Nga këtu del qartë që politika zyrtare greke meret më këso veprimtari në këtë qytet shqiptar.

Siç raportojnë mediat shqiptare, në takimin e kësaj organizate greke në një qytet ku ska asnjë grek etnik, morën pjesë edhe dy zyrtarë të tjerë grekë, deputetët e Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas dhe Stathis Teodoridis. Zyrtari grek Mihalis Pandulis, deputeti i kryeqendrës së dikurshme të Shqipërisë së poshtme Janinës, ka thënë në këtë mbledhje se, “Shumë shpejt do t’ju dalin pengesa të cilat duhet t’i përballoni dhe pengesa e parë është regjistrimi i popullsisë ku përfshihet feja, gjuha dhe kombësia.”!!!.Greqia nuk ndalet dot. Greqia e fuqishme “demokratike” anëtare në BE e në NATO, nuk ndalet kurrësesi. Greqia vazhdon sulmet e pareshtura ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe rishpall luftën për jugun e Shqipërisë, sic e tha me plot të drejtë analisti Mentor Nazarko. Akoma më i pabesueshëm është fakti tronditës se diplomatë dhe politikanë, përfaqësues të ndryshëm zyrtarë të shtetit grek, e emërtojnë një pjesë të Shqipërisë si Vorio-Epir më 2011!!!. “Ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri.”, tha Ekonomu më 5 shkurt në Korçë.

 

Ç'të bëjmë ne shqiptarët me këtë shtet fqinj që nuk ndalet dot së shpalluri luftë neve shqiptarëve të varfër e të shkretë në Euroën juglindore? Si ta ndalim ne shovinizmin grek? Si ta largojmë ne darën greke nga fyti i popullit dhe shtetit tonë?

Një numër i organeve të pavarura shtetërore kanë filluar të reflektojnë ndaj kësaj gjendje të rëndë ku ndodhemi sot. Nënkryetari i Këshillit të lartë të drejtësisë, z.Kreshnik Spahiu, është ndër shërbyesit e rrallë civil të shtetit shqiptar, që kryen me nder dhe përgjegjshmëri të plotë tipike europiane detyrën e tij në shtet. Ai ka thënë se do të, “rishikohen të gjitha vendimet e dhëna gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa do të procedohen penalisht të gjithë gjyqtarët që kanë dhënë vendime të padrejta”.  Një numër i gjykatësve të ndershëm që respektojnë ligjin kanë marrë vendime kundër ndryshimeve arbitrare të përkatësisë etnike, vetëm për përfitime të vizave apo pensioneve nga Greqia shoviniste. Unioni i gazetarëve shqiptarë në Korçë si dhe dega Gjirokastër, kanë marrë vendim që të bojkotojnë të gjitha veprimtaritë e këtij konsulli në të ardhmen. Ka reaguar politikani republikan Sabri Godo, si gjithmonë i drejtë dhe korekt në qëndrimet e tij publike.

Një pjesë e shoqërisë civile ka ngritur zërin ndaj kësaj deklarate skandaloze të 5 shkurtit. Spiuni grek Vangjel Dule menjëherë ka akuzuar për ksenofobi. Shikoni paradoksin. Romi i vetëshpallur grek etnik, Vangjel Dule akuzon shqiptarët për ksonofobi antigreke!!!, në të njëjtën kohë kur gjithë Europa në unison akuzon Greqinë si shtetin dhe shoqërinë më ksenofobe në kontinent. Cigani i greqizuar apo i blerë me para greke Vangjel Dule, ulërin nga Korça shqiptare, “Nëna Greqi akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj”!!!.Komisioni parlamentar i mbrojtjes ka kërkuar nga MPJ jonë sqarime për çështjen në fjalë. Qëndrimi i MPJ si dhe i qeverisë shqiptare me gjithë thirjen që i bëri ambasadorit grek Pazios për të dhënë sqarime per rastin, nuk është në proporcion të drejtë me provokimin e rëndë grek. Edmond Haxhinasto, Gazmend Turdiu, Mal Berisha, Edith Harxhi, së bashku me shefin e tyre politik duhet të jenë shumë më seriozë dhe më të prerë në të tilla raste të shkeljes flagrante të rregullave dhe  kodit të sjelljes të një diplomati të huaj në një shtet tjetër.

 Konsulli grek i Gjirokastrës, Jakovu u shpall persona non grata dhe u dëbua nga Shqipëria për deklarata dhe veprime të kësaj natyre në vitin 1994. E njëjta procedurë duhet të ndiqet edhe për Ekonomun.Nga ana  tjetër, terroristi Nikolaos Gaxojanis alias Nik Gejxh, vazhdon të bredhë i lirë dhe i papenguar nëpër Shqipëri. Qeveria shqiptare të marë masa të rrepta në pajtim me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për luftë ndaj terrorizmit ndërkombëtar, kundër këtij terroristi të sëmurë psikopat i cili rrezikon dukshëm sigurinë kombëtare të Republikës  së Shqipërisë.

Çështja e pretendimeve të vazhdueshme, të pareshtura greke ndaj Republikës së Shqipërisë duket të jetë një problem kardinal për qeverinë dhe shoqërinë shqiptare sot. Nga puna praktike dhe nga reagimi ndaj çdo sfide dhe provokimi të këtillë do të varet edhe rezultati përfundimtar i kësaj lufte që u është imponuar shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Europës. Nëse nuk ndërmeret një aksion i gjerë, kolektiv, i koordinuar shtetëror dhe kombëtar për të ndalur grekët, atëherë, pas Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Korçës, Greqia do të kërkojë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. A do ta lejojnë shqiptarët këtë?



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT