E diele, 23.02.2020, 03:08 PM (GMT)

Editorial

Pirro Prifti: A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit

E hene, 31.01.2011, 10:00 PM


A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Në 29 janar 2009 Ministri i jashtem i Turqisë Ali Babaxhan deklaroi në Davos Zvicer, se politika e dyerve te hapura nga ana e BE  nuk ekziston më, dhe një nga temat e rëndësishmeë se përse Turqia nuk mund të bëhet një anëtar i BE  është  ‘sepse BE është kthyer në një klub kristian dhe kjo në pikëpamjen tonë është shumë e rrezikshme’- tha ai.

Turqia ka aplikuar që më 2005 për tu bërë anëtar i Komunitetit Europian, pikërisht atëhere kur më 12 shkurt 2005 Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan vizitoi Shqiperinë në kohën kur ishte Fatos Nano Kryeministër, dhe kur në bisedën e të dyve po ky Kryeministër turk shau Heroin tonë kombëtar Gjergj Katrioti - Skenderbeu si ‘tradhëtar’.

Që pas asaj ditë, Heroi tonë kombëtar i Pikturës madhështore nuk gjendet më në kabinetin e Kryeministrit, pikturë që Kryeministria kishte e huazuar nga Galeria e Arteve duke treguar dhe njëherë servilizmin dhe mungesën e dinjitetit shqiptar jo vetëm të Kryeministrit të atëhershëm por edhe të Kryeministrit të sotëm i cili nuk e ka më pikturën e Heroit Kombëtar Skënderbeu në Zyrën e vet - duke insiunuar që dinjiteti shqiptar nuk është ai që propagandohet por në fakt sot është thjesht një klientelizëm politik sipas rastit: në perëndim shitemi si europianë, por lindjes dhe Turqisë i paraqitemi si bij të ‘dum babës’ dhe si nipër të Ali Babaxhanit që duan të lidhen me BE, por në se Turqia heq dorë edhe ne heqim dorë...

 Ali Babaxhan- ministër i jashtëm dhe i ekomnomisë tha po në atë samit se: ‘bota islamike është duke pritur nëse BE do të pranojë Turqinë apo jo, por politika e dyerve të hapura të BE nuk ekziston më’.

 Shkaqet se përse BE nuk po i hap portat Turqisë mesa duket janë.

-           Problemi i bashkimit të Qipros,

-           Problemi i myslimanëve në BE sepse sipas Babaxhan: ’ne kemi 400.000 myslimanë në Suedi; për mua ky nuk është një bashkëpunim fetar me BE, ky është një komplet vlerash që është i hapur për të gjithë botën fetare. Ne jemi shumë në favor të  hyrjes së një Turqie të reformuar brenda në BE’ -tha ai.

-           BE dhe disa parlamentarë të saj në PE, ka kërkuar nga Turqia gjithashtu që të lejojë Kishën e Shën Sofisë të ushtrojë  aktivitetin e saj si Kishë qendrore ortodokse- por Kryeministri turk nuk ka pranuar.

-           BE dhe disa parlamentarë të saj ka kërkuar që Turqia të mbaje një qëndrim ndaj partive islamike po ashtu dhe ndaj Partisë turke në fuqi e cila është në fakt një parti islamike e moderuar e cila ka lejuar deri diku gjallërimin e  aktivitetit të radikalistëve islamikë.

-           BE ka kërkuar qe te rishihen minoritetet ne Turqi (vetem shqiptare  te turqizuar ka rreth 5 milion),

-           Problemi i kërkimit të faljes nga Turqia për gjenocidin ndaj armenve më 1920.

Taip Rexhep Erdogan, ish Kryebashkiaku i Stambollit dhe gjithashtu Kryetar i Partisë turke ‘Për Drejtësi dhe Zhvillim’, ka bërë burg për shkak të një poeme kundër kurdëve në 1997, me akuzën se ishte anti- ligjeve Kemaliste (anti musta qemal Ataturkut- sepse ishte frika që mund të bëhej një islamit radikalist).

Krahas zbutjes së marëdhënieve më Armeninë (për të cilën akuzohet se në vitet 1920 Turqia ka kryer gjenocid duke vrarë dhe dëbuar 1 milion armenë në atë kohë), Taip Erdogan ka zbutur dhe ligjet anti terror duke pakësuar fuqinë e ushtarakëve turq të cilët kishin fuqi kushtetuese nëse islamikët mundoheshin të merrni pushtetin. Bashkëpunimi i tij me Ministrin e Ekonomisë dhe të Jashtëm Babaxhan lidhe pikërisht me strategjinë turke për të mbajtur afër komunitetet islamike të Ballkanit dhe për të krijuar me to një ‘sullatant të ri’ brenda kuadrit të BE. Kjo nuk po i ndez Taip Erdoganit kohët e fundit sepse BE po qëndron e rezervuar porsa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut në Turqi, sidomos nda lirive fetare të krishterëve ortodoksë të cilëve u mohet realizime të riteve fetare në Kishën dominuese të Shen Osfië e cila ishte qëndra e Kristianizmit Ortodoks në Konstandiopoja deri në momentin e pushtimit më  18 maj1453 nga Sulltan Mehmeti i ii, kur ajo kthye në një muze dhe në një xhami më vonë.

Në 2007, 300.000 njerëz dolën në demonstratë kundër Rexhep Taip Erdogan-it nga frika se nëse ai bëhej President- do të mund të vendoste ligjet islamike në vend të ligjeve laike në Turqi. Ndoshta ky është shkaku  që BE ka rezerva ndaj këtij njeriu që udhëheq një Turqi të rinovuar por  mesa duket edhe hipokrite ndaj BE.

Ndryshimi i Kushtetutës nga Partia e Erdoganit ka trëmbur partinë opozitare pikërisht për këtë arsye-për shkak të frikës të radikalizmit islamik.

 Një është problem tjetër Kisha katedralja e Shën Sofisë sot vetem nje muzeum. Kulmet e arkitekturës bizantine dhe një nga strukturat  më ikonike është Kisha e Shën Sofisë e ndërtuar midis viteve 532-537 e.r. E lartë 31 metër, Kisha Shën Sofisë ( Hagia Sofia) mbeti një nga katedralet më të mëdha për më shumë së 1000 vjet. Deri në kompletimin e Katedrales së Sevilies,- Otomanët mbuluan mozaikët kristianë dhe shtuan elementë islamikë. Duke përfshirë 4 minare duke konvertuat katedralen madhështore në një- Xhami.

 Sot, përderisa mozaikët u zbulan , ndërtesa u kthye në muzeum rreth vitit 1930.

 Pikërisht këtu duket hipokrizia e Rexhep Taip Erdogan përsa i përket thënieve të servilit të tij Ali Babaxhan që..’BE është kthyer në nj Klub kristianësh’, sepse nëse Turqia miratoi disa ndryshime në legjislacion dhe në kushtetutë për favorizimin e ‘lirive dhe të drejtave të njeriut’ duke krijuar postin e Avokatit të Popullit (sipas rekomandimit të BE), ajo nuk ka hequr dore nga  mos lënia e lirisë fetare sidomos të dhënies së kishës  Shën Sofisë n përdorim të besimtarëve ortodoksë, në mos dhënien e të drejtave të minoriteteve, për problemin e kurdëve, dhe atë të Qiproa.

 Por si janë politikat e tjera që ndjek Turqia me ish kolonitë e saj paraluftës së parë botërore, e kryesisht me Shqipërinë Kosovën , e Bosnjën?

 Vizita e Edoganit në Shqipëri , Kosovë, e Bosnjë vitet e fundit (në Kosovë para disa muajsh) është pritur me gëzim qoftë nga qeveritarët ashtu dhe nga komunitetet myslimane shqiptare dhe minoritetet turke në këto vende. Turqia shpreson të rigjallërojë lidhjet e vjetra

pavarësisht nëse do të hyjë në BE apo jo. Kësaj shprese të Turqisë i kanë dalë krah dhe politikat e SHBA ndaj Ballkanit, politika të cilat ndoshta janë të përkohëshme sepse SHBA do të neutralizojë ndikimin rus në Ballkan, por sheh që edhe BE nuk e sheh të rrezikshëm një interesim rus në të ardhmen ndaj Ballkanit. Afrimi i Turqisë me ish kolonitë ka anën e mirë por dhe atë negative për vetë vendet ballkanike ku një pjesë e popullatës është e islamizuar ose ka minoritet turk.

 Në kuadrin e lirive e të  drejtave të njeriut, mbi bazën e të cilit është ngritur BE, janë integruar dhe kërkojnë të integrohen  vënde të reja evropiane si Serbia. Mali i Zi, Maqedonia, por dhe vende me shumicë myslimane si Shqipëria, Kosova, dhe Bosnja.

Këtu problemi bëhet i ndërlikuar për disa arsye:

Së pari sepse BE do të integrojë jo vetëm vende evropiane, por vende europiane me një mentalitet krejtësisht tjetër me konceptet perëndimore për punën, jetën, shoqërinë dhe politikat. Është e vërtetë se në BE ka shumë popullsi të komunitetit mysliman që llogariten në rreth 10 milion njerëz të shpërndarë në BE, por në dallim me ta këtu bëhet fjalë për shtete që vite me rradhë kanë qënë jashtë Europës ekonomikisht dhe shpirtërisht.

Së dyti, në Shqipëri për  gati 100  vite  rresht (që pas pavarësisë më 1912), kanë komanduar indivdië nga oxhaqe të mëdha me qëndrim pro turk , ose individë ateistë krejtësisht anti-perëndimorë, dhe asnjëherë vendi nuk është drejtuar nga të krishterët. Po kështu dhe në Bosnjë e Kosvë  tashti.

Këtu nuk bëhet fjalë për individin se për klanin që ky individ përfaqëson dhe shpërndan të mirat. Këta tipa individësh asgjë nuk i kanë dhënë Shqipërisë përveçse grindjeve, kryengritjeve, demonstratave, tradhtive, etj, etj.Aq e vërtetë është kjo sa një miku im ka shprehur një sentencë si kjo për individët qëkanë qeverisur e qeverisin Shqipërinë: "njerezit e medhenj flasin per ide, njerezit e mesem flasin per ngjarjet, njerezit e vegjel flasin per te tjeret- e kush jane ata njerez te medhenj qe me idete e tyre e kane bere mut kete vend’’? Pa koment pra.

Së treti, interesat turke në Ballkan janë po ato interesa të ish- Sulltanëve që thonin:  ‘ përdorini këto koloni si treg, rripini, vidhini,vritini, përdorini si mercenarë, dhe le të jenë të nënështruar ndaj nesh’. Një Turqi koloniale por me mentalitet ende mesjetar, pavarësisht përparimit ekonomik deri diku. E çtë ardhme do të ketë Shqipëria e Kosova në këtë afrim? Asnjë përveçse largimit nga BE.

Së katërti, individë nga komunitetet myslimane do ta përdorin këtë afrim e do ta argumentojnë si një ‘afrim ndaj Babës’  dhe do ta detyrojnë vëndin tonë dhe Kosovën që të shohim përsëri prapa njëlloj siç e sheh dashnorja ish-të dashurin- nuk ja prish dot. Edhe në këtë  aspekt, asgjë të mirë nuk do të shohë Shqipëria përveç se prapambetje ekonomike dhe shpirtërore.

Ish Kisha e Shën Sofisë (sot muzeum)- në Stamboll
Ish Kisha e Shën Sofisë (sot muzeum)- në Stamboll
Mendoj se rruga e Shqipërisë është integrimi sa më parë më BE, jo vetëm për tu përforcuar nga ana ekonomike dhe financiare duke u përfshirë në globalizëm, por dhe për të larguar një klasë hipokrite politikanësh të cilët kanë 20 vjet që e rrjepin këtë vënd dhe po e përdorin njëlloj sikur pashallarët turq, apo si pashallarët e kuq të komunizmit (ashtu po veprojnë pashallarët  blu të pas viteve 90), e për të ndihmuar shtetin shqiptar të bëhet një shtet i vërtetë europian.

 Nëse do të vazhdojmë të mbështetemi tek BE dhe SHBA, duhet ta bëjmë me besim dhe jo me djallëzitë e kripto-komunistëve apo pseu-nacionalistëve. Është e vërtetë që një Shqipëri e madhe do të jetë donjitoze, por kjo mund të realizohet nëse bien dakort BE dhe SHBA. Rëndësi ka në ditët e sotme, të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtimi i shtetit shqiptar në mënyrë proporcionale dhe me rotacion me përfaqësues nga të tre komunitetet më të mëdha fetare dhe jo nga politikanë rrugësh.  Vetëm kështu tolerance fetare do të jetë reale. Vetëm kështu, shqiptarët do të kenë shpresë. Strategjitë e tipit Koço Danaj nuk kanë vlerë dhe janë utopike, sepse në rradhë të parë do të destabilizojnë Ballkanin nëse realizohen sepse vënë në plan të parë nacionalizmin, sepse edhe sikur të ketë nacionalizm shqiptar, përpara këtij nacionalizmi do të jenë individët radikalistë që do të dëmtojnë çdo gjë progresiste. Le t’ja lëmë BE dhe SHBA fatin e Shqipërisë, por kemi për detyrë të njoftojmë mikun tonë të madh SHBA dhe BE- se ç’po ndodh në Shqipëri nga kjo klasë politike për 20 vjet rresht, e cila nuk po lë asnjë rast pa shkelur ligjet e pa dëmtuar shoqërinë shqiptare ekonomikisht, nga ana sociale, por dhe po vret vazhdimisht shpresën e shqiptarëve sepse për flamur kjo klasë politike nuk ka as flamurin kombëtar  e as flamurin e BE, por flamurin me tri variante të ngjyrës së zezë në të cilën shkruhet:

 papunësi+ varfëri+korrupsion.

Ky është flamuri me të cilin klasa e degjeneruar politike shqiptare po fiton vazhdimisht

pushtet+ para, duke luajtur rolin e Hipokritit me BE dhe SHBA.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT