E merkure, 09.10.2024, 07:48 AM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Jane te githe pergjegjes!

E shtune, 22.01.2011, 08:59 PM


 

Jane te githe pergjegjes!

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Ajo qe ndodhi dje ne Tirane eshte e papranueshme nga te gjitha kendeveshtrimet qe t'a shikojme. Eshte ne te drejten e opozites dhe te protestuesve qe te kerkojne doreheqjen e qeverise, sepse jetojme ne demokraci dhe kete te drejte ua jep shteti e se drejtes. Por nuk eshte ne te drejten, as te protestueseve dhe as te opozites, qe t'a pretendojne kete doreheqje. Kualicioni politik qe qeveris sot Shqiperine eshte kualicioni qe ka fituar zgjedhjet dhe e ka per detyre, dhe te drejte, qe te qeveris kete vend. Nese Shqiperia eshte nje shtet demokratik, atehere duhet te mesohemi se pushteti ndryshohet vetem me ane te mjeteve demokratike.  C'do tentativ tjeter qe nuk parashikohet me ligj te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, eshte nje tentativ qe duhet denuar dhe pergjegjesit duhet te perballen me drejtesine shqiptare. Ministri i Ekonomise shqiptare qe eshte i akuzuar per korrupsion, si shkak e ketyre akuzave dha doreheqjen, duke u liruar edhe nga imuniteti parlamentar, per tu perballur me drejtesine. Por edhe po te mos kishte dhene doreheqjen, nuk eshte ne te drejten e protestueseve qe kete fakt t'a perdorin si pretekst per te krijuar trazira dhe as per te perleshur me forcat e rendit. Forcat e rendit, qe te gjithe shqiptaret duhet t'i falenderojne per guximin dhe gjakftohtesine qe ata treguan gjate trazirave te dites se djeshme. Nuk ekziston asnje motiv qe ua lejon protestueseve qe te perdorin dhune duke shkaktuar te plagosur ne radhet e forcave te rendit dhe deme matriale.

 

Kjo mund te konsiderohet njera ane e medaljes. Ana tjeter e medaljes eshte po aq e rende sa e para. Mendoj se ka ardhur koha qe ne Shqiperi - sidomos kur ne pushtet eshte Sali Berisha - shqiptaret te jene te lire te protestojne kunder qeverise, pa qene nevoja qe policia te qelloje mbi turmen. Pak kohe me pare, ne Rome te Italise, forca ekstremiste no-global te ardhura nga e gjithe Europa, pothuajse i dhane flaken kryqytetit italian dhe si gjithmone policia bere detyren e saje, pa shkaktuar viktima. Nuk eshte momenti dhe nuk e kam qellim qe te permend precedent te tjere qe, demostrata pak a shume te ngjashme kane perfunduar me humjen e jeteve te njerezeve apo edhe ma arrestime gazetaresh, dhe si rastesisht ka qene ne qeveri gjithmone kryeministri aktual.

 

Kishte me shume se nje muaj qe ne Tirane, opozita shqiptare kishte paralajmeruar protesta kunder qeverise. Nje kohe mese e mjaftueshme per Ministrine e Brendeshme dhe drejtuesit e forcave te rendit qe te pergadisnin situaten mese miri, per te evituar ate qe nuk arriten dot t'a evitojne, humbjen e jeteve te njerezeve. Ministri i Ekonomise dha doreheqjen sepse u akuzua per korrupsion, tani i takon ministrit te Brendeshem qe te beje te njejten gje. Sepse, zonja e zoterinje, dje ne Tirane u mund shteti shqiptar dhe qeveria qe e drejton. Dje ne Tirane u mund demokracia shqiptare. Dje ne Tirane u vrane tre protestues, tre shqiptar qe ndoshta nuk e pelqenin kryeministrin dhe qeverine aktuale, sepse ndoshta Berisha u dukej teper i shkurter apo teper i gjate, dhe ishte ne te drejten e tyre qe t'a shprehin kete pakenaqesi!  Kushdo qe te kene qene keta shqiptar, ata nuk e meritoni te vdisnin, sidomos per probleme te tilla.

 

Nuk mund te rri pa permendur ne kete analize, manipulimet qe mediat shqiptare i bene kesaj proteste dhe humbjes se tre jeteve.  Ajo qe thuhej ne TV Klan, tek Top Channel thuehej krejtesisht e kunderta. Nga njera ane ishte faji i opozite sepse kishte organizuar grupe te dhunshme qe donin te benin grusht shteti, nga ana tjeter ishte faji i qeverise per keqmanaxhimin e situates. Une nuk jam i sigurt se kush i ka pergjegjesite me te medha - edhe se pergjegjesite duhet te bien gjithmone mbi ata qe jane ne qeveri - por nje gje eshte e sigurt, sot ne Shqiperi "lufta" politike eshte spostuar nga Parlamenti ne dy miniparlamente shqiptare, ne Opinion dhe Top Show. Eshte aty ku lajmi manipulohet sipas interesave te rastit, eshte aty ku manipulohen shqiptaret.

 

Ne Shqiperi, nuk eshte politika qe kontrollon mediat, jane mediat qe drejtojne politiken. Si dikur kur New York Times drejtonte Shtepine e Bardhe, ashtu sot ne Shqiperi mediat drejtojne politiken shqiptare. Ne te vertete, ne Shqiperi qeveris TV Klan dhe Aleksander Frangaj, dhe ne opozite jane pasardhesit e te ndjerit Dritan Hoxha qe jane duke kerkuar te vine ne pushtet. Dhe, si ata qe jane ne pushtet ashtu edhe ata qe pretedonje te vine, perdorin menyra pak demokratike ne aksionet e tyre. Jane pikerisht aksionet e tyre, propaganda e qellimte per mbajtjen e pushtetit me ç'do kusht apo te ardhjes ne pushtet me te gjitha menyrat, qe bene qe dje ne Tirane protestat demokratike te degradojne deri ne humjen e tre jeteve. Duke anashkaluar faktin se pushteti ndryshohet vetem nepermjet zgjedhjeve demokratike, dhe qeveria largohet vetem me mjete gjithmone demokratike.

 

Ne deklaratat e kryeministrit Berisha dhe te krytarit te opozites Edi Rama, degjuam te njejtat fjale qe degjonim tek mediat qe i komandojne. Akuza dhe kercenime te ndersjellta qe nuk te çojne ne asnje ane, por vetem ne nxerje te panevojshme gjakrash. Mendoj se ka ardhur koha qe ne Shqiperi dikush te mbaje pergjegjesi per te gjitha ato tragjedi qe ne mes eshte politika dhe drejtuesit e saj. Te zbardhet e verteta e Gerdecit, shkaku i permbytjeve te njepasnjeshme te Shkodres, dhe se fundi te humja e tre jeteve ne protestat e 21 janarit.

 

Qeveria Berisha erdhi ne pushtet me objektivat per te luftuar korrupsionin, qe ne Shqiperi ishte shnderruar ne sistem politik, nje gje qe, jo vetem nuk ka arritur t'a beje, por brenda pak muajve dy ministra te kabinetit te tij u larguan me akuza te renda korruptive. Pa harruar qe nje ministre tjeter(Majlinda Bregu) u akuzua per lidhje mafioze me mafian italiane Sacra Corona Unita. Dhe si ne te gjitha vendet e tjera, opozita nuk mund te bente gje tjeter vetem te perfitoje nga keto fakte per te kerkuar doreheqjen e qeverise. Cfare opozite do te ishte ajo nese nuk e ben nje gje te tille? Me te gjitha mjetet demokratike, opozita duhet te kerkoje qe te rrezoje nje qeveri, aq me teper kete qeveri ne qelizat e saje qarkullon gjaku i ndyre i korrupsionit. Jemi te vetedishem se as opozita nuk eshte e shquar per ndonje virtyt te veçante patriotik, por i ka te gjitha te drejtat te protestoje. Ashtu sikur protestonte opozita ne kohen kur ne pushtet ishte Fatos Nano. Sali Berisha eshte politikani qe ka protestuar me shume ne protesta rrugesh qe nga lindja e pluralizmit shqiptar. Parullat si "Nano ik", nuk harrohen lehte nga opinioni shqiptar, dhe ne ato demostrata policia nuk qelloi mbi turmen. Berisha ne kete pike mund te konsiderohet i pafat, nuk eshte hera e pare qe gjate qeverisjes se tije ndodhin tragjedi te ngjashme. Por edhe te jesh i pafat eshte faj, jo rastesisht, Napoleon Bonapardi kur zgjidhte xheneralet, me para se t'i emronte ne detyre u kerkonte atyre nese ishin me fat.

 

Po te bejme nje paralelizem mes protestave te kohes dhe atyre aktuale, ekzistojne po aq motive sot sa atehere qe qeveria te shkoje ne shtepi. Motivet qe vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme bazohen tek fakti se qeveria ka deshtuar ne luften e saj kunder korrupsionit. Bile korrupsioni ka deportuar edhe ne strukturat e kasaje qeverie.

 

Sipas opozites, demostrat e djeshme ishin vetem fillimi i nje zinxhiri te gjate protestash. Nese moti i mire shihet qe ne fillim, dite te erreta e presin Shqiperine. Duke shpresuar se. ata qe e kane pushtetin mund te mendojne per nje moment edhe t'a dorezojne, dhe ata qe duan te vine me ç'do kusht ne pushtet te heqin dore per nje moment nga ky qellim, shpresa kryesore mbetet tek mençuria dhe gjekeftohtesia e qytatareve shqiptar qe te evitojne qe ne Shqiperi, te shfaqen fantazma shume te njohura te tranzicionit te gjate shqiptar. Dhe mbi te gjitha politikanet, te kujtojne se ne Shqiperi, politika nuk eshte e ndare ne djaj dhe te shejte, por te gjithe, paperjashtim, e kane diçka te piste ne ndergjegjen e tyre, te gjithe i kane skeletat e tyre ne dollap.



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora