E hene, 26.07.2021, 10:58 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Ramiz Dërmaku: Mbrojtja e fëmijëve ndaj asimilimit - detyrë e të gjithëve

E marte, 11.01.2011, 08:59 PM


Fëmijët janë ardhmëria e një kombi

 

MBROJTJA  E  FEMIJEVE  NDAJ  ASIMILIMIT - DETYRE  E  TE  GJITHEVE

                       

Shkruan: Ramiz Dërmaku

 

Fëmijët janë ardhmëria e një kombi, prandaj nga kjo rezulton se fati  i kombit varet nga zhvillimi,edukimi dhe arsimimi i tyre. Duke u nisur nga kjo, ne sot duhet të angazhohemi me tërë potencialin tonë ideor, kohor  material për t'i edukuar e arsimuar ata.Arma më e fortë për t'iu kundërvënë armikut është arsimimi i popullit dhe uniteti i tij.

              Se vërtet fëmijët tanë në mërgim po asimilohen , këtë na e dëshmojnë kushtet e rrethanat, në të cilat po jetojnë ata në diasporë.

Gjëra tejet të parëndësishme shkruhen në faqet e shtypit tonë e flitet në Radio e Televizion ,ndërsa për sindromet e para të një asimilimi që po ndodhë në çdo familje në mërgim- heshtet. Në shikim të parë, ato na duken gjëra të vogla, por ditë pas dite, ato vijnë duke u rritur. Për këtë i ftoj organet kompetente të shtetit të Kosovës, Ministrinë  e Diasporës, Ministrin e Arsimit Teknologjisë dhe Shkencës - MASHT-in, subjektet politike dhe jo politike të cilat veprojnë në Kosovë e posaqërishtë ato që veprojnë në diasporë; intelektualët, prindërit, përfaqësuesit e konsulatave në Gjermani, që të ngazhohen më shumë për ta penguar procesin e asimilimit.

Gjëra tejet të parëndësishme shkruhen në faqet e shtypit tonë e flitet në Radio e Televizion ,ndërsa për sindromet e para të një asimilimi që po ndodhë në çdo familje në mërgim- heshtet. Në shikim të parë, ato na duken gjëra të vogla, por ditë pas dite, ato vijnë duke u rritur. Për këtë i ftoj organet kompetente të shtetit të Kosovës, Ministrinë  e Diasporës, Ministrin e Arsimit Teknologjisë dhe Shkencës - MASHT-in, subjektet politike dhe jo politike të cilat veprojnë në Kosovë e posaqërishtë ato që veprojnë në diasporë; intelektualët, prindërit, përfaqësuesit e konsulatave në Gjermani, që të ngazhohen më shumë për ta penguar procesin e asimilimit. E thmei këtë sepse pjesa dërmuese e fëmijëve të mërgimtarëve tanë jetojnë në apartamente , ku  kushtet e banimit janë shumë të vështira për t'u mbrojtur nga këto dukuri. Fëmijët tanë në diasporë kanë harruar lojën e tyre të pastër në kopshtet e shkollat tona. Një pjesë e vogël e mërgimtarëve tanë, të cilët e quanin veten me letëra, ku shumica e tyre jetojnë mbrenda një planimetrie tepër të ngushtë apartamente të vjetra banimi, pa kushte normale për banim, me të vetmin qëllim që të kursejnë më tepër.

-Në anën tjetër jetuan ( diku jetojnë akoma) refugjatët në kampe- apo kazerma të vjetra në të cilat kushtet për banim janë shumë të vështira, aty jo q•ë nuk ekzistojnë kushte për mësim, edukim, por edhe për zhvillimin normal të jetës së fëmijës. Disa familje refugjatësh jetuan në dhoma të ndara me perde, nga 5 apo 6-të anëtarë familjeje, të nacionaliteteve dhe mentaliteteve të ndryshme ku shpesh janë detyruar t'i pranojnë si bashkëbisedues - shikues e vrojtues të dukurive negative , ( të ngjarjeve të cilat janë ligje të natyrës, ose ato janë pjesë të pandara të jetës bashkëshortore) , pastaj, shikimi i filmave nga RTV ( ku përdoret dhuna, kriminaliteti, vjedhjet, filma dashurie, etj,),  edhe i fëmijëve.

       Sot, në diasporë .., (diku më shumë e diku më pakë)

                          po  vihen   re  elementet e asimilimit.

    Fëmijët pa një përkujdesje prindërore në diasporë, tek brezi i pashkolluar, e sidomos tek ata që si qëllim esencial kishin (kanë edhe sot), fitimin material e jo edukimin e arsimimin e fëmijëve të tyre, qartë vërehen elementet e një asimilimi.

- a) Brezit të parë i takojnë , mërgimtarët e viteve 1970-74, të cilët për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, pra s'kamjes e varfësë, u detyruan që të emigrojnë në Gjermani, kryesisht si punëtorë krahu. Tek një pjesë e mërgimtarëve tanë që janë të martuar me femra të huaja, aty që nga ditët e para , kur fëmija bënë orvatjet e para për të folur nëse komunikimi bëhet në gjuhën e huaj, nga nëna, është krejt  normale që aty mund të flitet për asimilim. Pastaj, ai rritet kur prindi nuk e dërgon fëmijën e tij në shkollën plotsuese shqipe, aty ku funksionon ajo. Nëse prindërit komunikojnë në një gjuhë tjetër aty kemi shumë elemente të asimilimit. Po t'i pyesissh ata fëmijë për Kosovën ? !  Ku është Kosova? Cili është kryeqyteti i Kosovës, apo për alfabetin e gjuhës shqipe, etj .., disa nga ta s'kuqen e s'dinë të japin përgjegje !!              

 -  b) Brezi i dytë që erdhën në mërgim nga vitet e 1980-1990-ta, këtu kemi një brez më të shkolluar, por as këta nuk u angazhuan aq sa kërkohej dhe sa kishin mundësi e aftësi, si në organizimin e mërgatës, unitetin e saj, ponjashtu dhe ndihmat që kërkonte atdheu prej tyre. Ne këtë grup bënte pjes  një  kategori njerzish të cilët para interesit kombëtarë kishin vendosur interesin personal. Ky grup i njerëzve ( e aty kishte edhe  intelektual ) jo që nuk e ndihmuan shkollën plotsuese shqipe .., por edhe fëmijët e tyre nuk i dërgonin në shkollë. Këtu hasim edhe një brez të rinjsh duke filluar nga mosha 18 vj- deri 30 vjeçare  të cilët  dëshmuan se janë në gjendje të sakrifikojnë edhe jetën për çështje kombëtare dhe për çlirimin e Kosovës. Nga ky grup dualën kuadro të diplomuara dhe të kualifikuara për kryerjen e punëve të ndryshme; si timonierë-e, teknikë-e medicinalë-e, drejtues të vinqave, sportistë-e, futbollistë-e, punëtorë banke, etj .,etj. Këtu hasim një grup të rinisë e cila e mbetur në mëshirën e kohës me vetëdije apo pa vetëdije  u ndesh me ligjet e shteteve ku ata jetuan apo vepruan. Pra unë mendojë se këta ranë  viktim e mos organizimit të diasporës sonë. Marrja me narkomani, kriminalitet, vjedhje, transportim të refuxhatëve , martesat me gjermane etj.., etj.

  - c)  Ne këtë grup  hasim edhe një dukuri të shëmtuar e cila po e dëmton imazhin tonë, mungesa e femrës shqipëtare në aktivitete të ndryshme; si dhe ushtrimi i dhunës nga mashkujt. Duhet cekur se akoma ne disa familje tona në diasporë mbretëron  bindja se femra nuk guxon të vendos .., vetë për ta zgjedhur prisin e ëndërrave - djalin apo bashkëshortin. Femrat tona në diasporë akoma po maltretohen, rrahen dhe nuk guxojn ta thënë të vërtetën nga frika e burrit. Femra  shqiptare në diasporë, akoma nuk gëzon të drejtat më elementare. Ajo, jo që është e izoluar nga aktivitete shoqërore, kombëtare, kulturore, sportive.., por asaj i ndalohet( akoma nga  disa ..,njerëz) dalja dhe shetitja ne qytetë.. ? ! Mendoj se të gjitha këto  dukuri negative që i cekëm ne dhe shumë të pa shënuara, mund t'i eliminojmë apo zhdukim me një organizim më të mirë të diasporës sonë.

- I ftoj,  Institucionet kompetente të Qeverisë së Kosovës; konkretishtë, Ministrinë e Diasporës, që sa më parë që është e mundur t'ia fillon punës për riorgnizimin (futjen nën ombrellë) të  Diasporës sonë, në baza kombëtare.

- E  ftoj,  Ministrinë e Arësimit e Shkencës e teknologjisë- MASHT-in, që të fillon bisedimet me republikat- landet gjermane për njohjen dhe zyrtarizimin e shkollës plotsuese shqipe në ato lande të cilat akoma nuk e kanë njohur shkollën plotsuese shqipe, si dhe financimin e mësuesit nga shteti gjerman.

-  I  ftoj,  përfaqësuesit  e konsualtave të Kosovës, që të angazhohen më tepër në njohjen e zyrtarizimin e shkollës plotsuese shqipe në diasporë- Gjermani. Si dhe  organizimin, bashkëpunimin dhe unitetin e diasporës sonë.

- E ftoj  Lidhjen e Arësimtarëve Shqipëtar - LASH-in, në GJermani, që t'i bëjë presion  më të madhë Ministrisë së Diasporës, që  ajo t'i zgjedhë përfaqësuesin, apo përfaqësuesit e vetë nga diaspora  ,  në Parrlamentin e Kosovës. 

 

Punuar me 10.o1.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora