E shtune, 05.10.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Zbardhet studimi që akuzon mjekët grekë për abuzime e trafik organesh ndaj emigrantëve shqiptarë

E merkure, 12.01.2011, 08:59 PM


Zbardhet studimi që akuzon mjekët grekë për abuzime e trafik organesh ndaj emigrantëve shqiptarë

 

Nga Lavdrim Lita

 

Gazeta “55” botoi e para lajmin me datë 9 janar se në 6 spitale greke janë bërë operacione të paligjshme për heqjen e apendisitit ndaj pacientëve me emra shqiptarë. Në vitin 2001 në spitalet greke qarkullonin fjalë që kirurgët, për të rritur numrin e operacioneve u diagnostikonin apendicite të paqena imigrantëve shqiptarë.

Një studim zyrtar i Universitetit të Janinës demonstron se, për çdo lloj motivi të mundshëm, operacionet për heqjen e apendicitit pacientëve me emër shqiptar në 6 spitale të ndryshme greke kishin trefishin e mundësive të ishin më të shëndetshme përkundër atyre të sëmurëve me emra grekë. Një kërkuese shkencore greke që quhet Athina Tatsioni, e sapo diplomuar në Politeknikumin e Universitetit të Janinës bashkë me kolegët mjekë Antonia Charchanti, Evangelia Kitsiou dhe profesori i njohur John PA Ioannidis realizojnë studimin që dëften për abuzime të kirurgëve grekë me pacientë shqiptarë. Studimi është botuar në revistën e njohur mjekësore “BioMedCentral”, e cila gjendet on-line, me datë 28 korrik 2001. Në ekstraktin e studimit thuhet se emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë një popullsi shumë të lëvizshme me kujdes shëndetësor të një profili të panjohur. Qëllimi i këtij studimi synonte të demonstronte se nëse këta emigrantë u ishin nënshtruar proceduarave të analizave paraprake të “laparotomy-së” për diagnostikimin e apendiksit të dyshuar me rezultatet negative (apandeciti negativ), dhe për të kryer këtë studim kanë kontrolluar kampione individuale (01:04). Ata kanë përdorur të dhëna nga 6 spitale në prefekturën greke të “Epirit” që është në kufi me Shqipërinë.

Rezultatet e analizës demonstrojnë se në mesin e një totali prej 2.027 të dyshuar për apendicit gjatë viteve 1994-1999 , në 30 pacientë me emrat shqiptarë u përputhet (për moshën, gjininë, koha e veprimit dhe spital) të 120 pacientëve me emra greke. Shanset për një apendicit negativ ishin 3,4-fish më e lartë në rastet e emigrantëve shqiptarë për kundër atyre me emra grekë. Dallimi ishte më i theksuar tek  meshkujt,  ndërsa nuk ishte shumë e theksuar tek gratë.  Shanset për t’u operuar ishin 1,25 herë më e lartë për pacientët shqiptarë sesa pacientëve me emra grekë. Konkluzione emigrantët shqiptarë në Greqi janë më të rrezikuar për t’u diagnostikuar në mënyrë jo profesionale dhe abuzive sesa grekët: Parametrat themelore socio-ekonomike, kulturore dhe gjuhësore nënvizojnë  pabarazinë në kujdesin shëndetësor.

Studiuesja shkencore Athina Tatsioni sot bën pjesë në grupin e kërkuesve shkencor të profesor të njohur John Ioannidis, i cili drejton kampusin  e fakultetit të Mjekësisë të Universitetin e Janinës. I shkolluar për Mjekësi në Universitetin e njohur të Harvard, Ioannidis është një shkencëtarët që ka nxitur Tatsionin të verifikojë orverdozën e operacioneve për heqjen e apendicitit ndaj pacientëve shqiptarëve. Ai ka vërtetuar se heqja e apendisiteve të shëndetshme në 6 spitale greke nuk është bërë në konform të rregullave. Si procedurë është e nevojshme që të kryhen analiza mjekësore të dhjamit epatik, të funksionalitetit pankreatik, etj. Kirurgët grekë të këtyre spitaleve dyshohen në këtë studim se frynin numrin e operacioneve për të marrë rroga dhe përqindje më të majme, duke abuzuar me profesionin.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora