E diele, 27.09.2020, 07:44 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: (Nuk) Ju flet Radio Londra

E shtune, 29.01.2011, 08:58 PM


(NUK) JU FLET RADIO LONDRA

BBC MBYLLE SHERBIMIN NE SHQIP

 

Nga Frank Shkreli

 

Shërbimi Botëror i BBC-së njoftoi dje se ka në plan të mbyllë programet  në pesë gjuhë duke përfshirë edhe transmetimet shqip, por edhe ato në serbisht dhe maqedonisht.  BBC-a njoftoi  dje hollësitë e shkurtimeve, ndërsa Sindikata Kombëtare e Gazetarëve protestoi përpara kryeqendrës së BBC-së në Londër.  Sipas BBC-së, drejtori i Lajmeve Globale  të BBC-së Peter Horrocks tha se “Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.  Ai vazhdoi duke thënë se “këjo ndodhë thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin  Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikim më të madh.” 

Zyrtarët e Sindikatës së Gazetarëve thonë se nga shkurtimet e këtyre programeve do të humbasin punën qindra veta dhe do të dëmtojnë rëndë interesat  kombëtare të Britanisë së Madhe.  Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së Mark Thompson shkroi në gazetën Telegraph se “këjo ishte një ditë shumë e vështirë për BBC-në, por megjithkëte” sipas tij, “mbylljet dhe shkrurtimet e njoftuara janë në përputhje  me strategjinë dhe objektivat afat-gjatë dhe se përkrahsit e rolit ndërkombëtar të BBC-së nuk duhet të dëshprohen”.

Sidoqe ta marrësh, ky është një lajm i keq jo vetëm për gazetarët që nga ky vendim preken drejtë për së drejti por edhe për dëgjuesit, në këte rast, dëgjuesit shqiptarë dhe popuj të tjerë në Ballkan  si dhe për transmetimet ndërkombëtare  përendimore në përgjithësi.  Sic duket me këte vendim, BBC-a ka vendosur të tërhiqet nga Ballkani, pasi programet që ka vendosur të mbyllë tani janë të fundit për atë rajon,ndërsa shërbimet në gjuhë të tjera të asaj zone ishin mbyllur më heret.  është ironik fakti se ndërsa BBC-ia ka vendosur te braktisë Ballkanin, një transmetues tjetër ndërkombëtar, rrjeti televiziv i Lindjes së Mesme Al Jazeera ka njoftuar planet për të krijuar një kanal pan-ballkanik transmetimesh televizive në gjuhët locale, me qëndër në Sarajevë.

Duke u bazuar në përvojën time 30-vjecare në Zërin e Amerikës, unë jam i bindur se radio stacionet përëndimore , kryesisht Zeri i Amerikës, BBC-a, dhe Radio Evropa e Lire ishin forca determinuese në luftën kundër nacizmit dhe komunizmit, si dhe forcave të tjera të errëta më vonë ne Evropë, si politika fashiste e Millosheviqit kundër popujve të tjerë të Ballkanit, sidomos politika e tij e gjenocidit kundër shqiptarëve te Kosovës.   Ish-disidenti polka dhe më vonë president i Polonisë, Lech ëalesa pat thene se pa këto radio stacione, përpjekjet për liri do të ishin më të vështira dhe rruga drejtë demokracise do të kishte qenë më e gjatë.  

Megjithese lufta e ftohët nuk është më, misjoni i këtyre radio stacioneve nuk ka marre fund.  Transmetimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato te BBC-së, drejtuar Shqipërise dhe Shqiptarëve, janë më të rëndësishme se kurr.  Liria e shtypit, sipas organizatës prestigjioze Freedom House, ka vazhduar të bjerë anë e mbanë botës, përfshirë edhe Ballkanin, duke i cilësuar shumë vende si “jo të lira” ose “pjesërisht të lira”.  Transmetimet ndërkombëtare, si ato të BBC-së duhet të vazhdojnë të shërbejnë si  shenmbull dhe si burime të lirisë së shtypit në këto vende – përfshirë  edhe Shqipërinë e Kosovën –duke transmetuar lajme e komente të pa censuruara dhe të pa influencuara nga politika ose elementë të tjerë shoqërorë  dhe ekonomikë.  Këjo është në interest  të atyre të cilëve këto programe u drejothen, dmth dëgjuesve/shikuesve/lexuesve, por në të njëjtëën kohë ato janë edhe në interesin e vendit nga ku burojnë këto transmetimet si edhe në interesin e paqës dhe të demokracisë  rajonale dhe botërore, pasi një vend demokratik ka më pak gjasë të kërcënojeë fqinjët dhe rendin ndërkombëtar.

Shumë sociologë e cilësojnë periudhën në të cilën jetojmë si shekulli i informacionit, por në të njëjtën kohë edhe si një periudhë kaotike nga pikëpamja politike.  Një periudhë këjo që cilësohet nga trazirat fisnore e etnike, nga konfliktet fetare e të tjera, në një botë në të cilën ato përpiqen të lindin ideologji të reja, kryesisht anti-demokratike dhe kundër paqës dhe stabilitetit ndërkombëtar,e të cilat njëkohësisht sfidojnë botën e qytetëruar. BBC-a dhe  transmetuesit  e tjerë përendimorë, sic është Zëri i Amerikës, me programet e tyre duhet të vazhdojnë të inkurajonë forcat e lirisë dhe të demokracisë anë e mbanë botës, dhe në të njëtën kohë të diskurajonë dhe të diskreditojnë forcat e errëta të shtypjes dhe armiqëve të lirisë.

Shkëmbimi ose përhapja e informatave të sakëta sot si edhe gjithëherë më parë, është jashtzakonisht i rëndësishëm për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për vlerat morale dhe demokratike ndajë të cilave aspirojnë të gjithë njerëzit vullnetmireë anë e mbanë botëes.  BBC- e ka bërë këte për pothuaj një shekull duke i ofruar botës -- në gjuhë të ndryshme, në kohë lufte e në kohë paqe -- lajme e informata të një standardi të lartë gazetaresk e redaksional.  Duke ndërprerë ose duke mbyllur shërbime   si atë në gjuhën shqipe - autoritetet britanike kanë ndërmarrë, sipas fjalëve të ish-Drejtorit të Zërit të Amerikës, Xhefri Kauen (i cili u referohej shkurtimeve të mëparshme tek Zëri i Amerikës) “një carmatim të njëanëshem në epokën e informacionit”, për të cilën, mua si përkrahës i vendosur i shkëmbimit të lirë të lajmeve dhe informatave anë e mbanë botës, më vjen shumë keq.  Shpresoj që pas debateve në parlamentin britanik, ky vendim të anullohet, pasi gjithnjë ekziston nevoja që BBC të vazhdojë së transmetuari vlerat dhe parimet e lirise së shtypit anë e mbanë botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora