Shtesë » Lajme
Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, reagon për heqjen e Flamurit kombëtar.
E merkure, 13.10.2010, 09:47 PM
2010-10-12
Stockholm/Förslöv,
Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, reagon për heqjen e Flamurit kombëtar.
”Secili veprim, i kujdo qeverie qoft, që nëpërkëmbin simbolet kombëtare, do të marrin kuptimin e njerëzve të historisë së dështuar gjatë situatave me kuptimin e dyshimit të ndërdijes së tyre kombëtare”.
Heqja e Flamuri Kombëtar Shqiptar, i cili ishte vendosur pranë flamujve shtetërorë të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na kujton djegjen e Flamurit Dardan dhe heqjen e para disa ditëve të fotografisë së Prseidentit Rugova. Nuk dimë se me ç’far qeverie kemi të bëjmë, por bindja është duke u forcuar gjithnjë e më tepër sidomos kur preken interesat dhe elementet kombëtare, siq është Flamuri Kombëtar. Këto veprime gjasojnë antikombtarizëm dhe aspak pjekuri as shtetërore e as kombëtare. Është e vërtetë e pamohueshme se çdonjëri këtë veprim negativ dhe sidomos heqja më në fund edhe të Flamurit kombëtar, shkakton dhimbje nacionale që nënkupton se kjo qeveri është në stazën e shizofronisë si fenomen që vizioni qeverisës, na japin shkakun reagues dhe se kjo nuk durohet më tutje.
Pononjësit e kompanisë që zbatojnë urdhërin për heqjen e Flamurit, duhet të tregojnë se cili njeri ka dhënë urdhër, përderisa nga komuna e Prishtinës bëjnë të ditur për mediat shqiptare se nuk është urdhëri i tyre. Kjo nënkupton se këtu është Qeveria! Ndonëse është duke u hetuar një gjest i tillë, se si këta qeverisës po lejojnë me vetëdije që simboli i ynë kombëtar Flamuri kuq e zi, të nëpërkëmbet!? Së paku kështu imponohet bindja kur bëhet fjalë për këtë qeverisje e cila po instalon izolimin fizik dhe shpirtëror nga Bashkësia Ndërkombëtare, dhe bota e qytetëruar. Secili veprim, i kujdo qeverie qoft, që nëpërkëmbin simbolet kombëtare, do të marrin kuptimin e njerëzve të historisë së dështuar gjatë situatave me kuptimin e dyshimit të ndërdijes së tyre kombëtare.
Në emër të LDD-së – Dega për Suedi,
Hysen Ibrahimi, kryetar i Kryesisë.