Mendime
Selim Hasanaj: Urime për mikun
E hene, 04.10.2010, 09:20 PM
URIME PER MIKUN
Sot me 04.10. pikrisht para 68 viteve në Sapë të Zagorjes Zoti i plotfuqishem i fali tokes shqiptare nji fëmijë i cili do bahet nji burr i kombit sepse ajo tokë e shejtë e Zagorjes tradicionalisht kombit tonë i dha burrat ma të mëdhenj të cilet me veprat e tyne per ATDHE E FE u banë të pavdekshem.
Sot me daten 04.10 të vitit 2010 ka pervjetor per ditlindje nji burr i madhë i kultures shqiptare, nji pasardhës i nji nga familjet ma në za dhe ma të ngrituna neper shekuj të historisë sonë kombtare shqiptare, nji pasardhës i Gjon Gazullit. Pra sot DITLINDJEN per 68 vjetorin e feston profesori dhe krijuesi z. Daniel Gazulli dhe unë miku/vëllau i ti dardanas, mergimtar në Norvegji i UROJË me zemer baces tim Daniel ditlindjen e ti, urojë që baca ta feston edhe ditlindjen e 120 dhe deri atëherë penda e ti e mpreftë mos të pushojë së shkruari.
Unë baces tim i urojë edhe në emen të familjes time Hasanaj , por si nder ma pleqet që shkruejnë në zemrashqiptare.net , po marr guximin e po i urojë Baces Daniel edhe në emen të lexuesve të kësaj faqeje. Paq shendet e fat o burr i madh.
Zoti të bekoftë
Vëllau yt
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji