E diele, 23.02.2020, 03:18 PM (GMT)

Intervista

Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova

E shtune, 18.09.2010, 08:59 PM


Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova

 

''NE MENYRE TE ORGANIZUAR SHKONIM NE QENDER TE GJAKOVES DUKE U PERLESHUR ME FORCAT SERBE'' THOTE AKTIVISTI LEKE HAJDARAJ

 

Nga Albert Shala, Gjakove

 

Kur e keni filluar aktivitetin kombtare?

 

Aktivitetin kombetar e kam filluar ne shkolle te mesme ne Gjakove se bashku me shoket e mi: Shpend Pergjegjaj, Shkelzen Mehmetin, Nike Hajdarin, Agim Beqirin, Ymer Ramen etj. Keshtu une isha banues ne Konviktin ''Sadik Stavileci' ne vitin 1989 ne Gjakove ku kam organizuar punimin e nje Shqiponje nga nje djalosh gjimnazist, shqiptar nga Maqedonia. Ai pas ca hamendjeve pranoj te beje Shqiponje kombtare. Pas dy diteve e perfundoj vizatimin e Shqiponjes kombtare me permasa 12o-80 cm dhe ne beme me disa shoke ca  fotografi, ku me ane te ketyre fotografive rashe ne sy si kundershtar i regjimit.

 

Cka ndodhi?

 

Me perjashtuan nga Konvikti dhe mbeta ne rruge. Kjo ngjarje me dha vullnet dhe te punoj per ceshtjen kombtare edhe me shume. Keshtu ne vitet 1989-1990 kam marre pjese dhe kam organizuar se bashku me shokte e lartcekur protesta ne mbrojtje te Shkolles Shqipe e cila ne ate kohe goditej ne menyre brutale nga regjimi serb. Protestat tona kane qene ne vazhdueshme. Cdo dite ne ora 12. Takimin e benim ne Koder te Cabratit dhe pastaj me masen e protestuesve ne menyre te organizuar shkonim ne qender te qytetit te Gjakoves duke u perleshur me forcat serbe, me crast ne keto protesta ka pas te vrare. Aty jane vrare deshmoret e kombit Fatmir Kerleshi dhe Xhevat Hoxha dhe ka pas te plagosur. Njeri nder me guximtaret ka qene veprimtari Shpend Pergjegjaj i cili ne asnje moment nuk kursente vehten. Ballafaqimi i tij me policine serbe ka qene heroik.

 

Si rrodhen ngjarjet me vone?

 

Qendrimi im ne Kosove u be i veshtire. Filluan perndjekjet duke me marre ne bisede informative dhe keshtu duke pare presionin e madh ,vendosa te emigroj ne Gjermani.

 

A e vazhduat aktivitetin ne Gjermani?

 

Edhe atje si shume mergimatre tjere ju bashkangjita organizimeve dhe veprimtarive me interes kombtare.Keshtu neper klube shqiptare kam organizuar njereze per pjesmarrjen ne lufte te UCK-se dhe kam dhene kontributin me tre perqindeshin te ardhurave per Kosove.Ky kontribut konsiderohej si obligim i vecante per ekzistimin e Shkolles Shqipe.Pastaj kam kontrubuar edhe ne fondin e UCK-se ''Vendlindja therret'' sbashku me vella Uken kemi dhene tri mije marka.Gjithashu kemi rekrutuar edhe vullnetar ne Munih te Gjermanise per UCK-ne.

 

C'punoni momentalisht?

 

Kam kryer Fakuletin e Edukimit dhe kam regjistruar magjistraturen ne Tetove ne Univerzitetin Shteteror ne fakultetin e sociologjise-drejtimi Pedagogjik.

 

Per fund...?

 

Shfrytezoj rastin te pershendes ''Zemrenshqiptare'' dhe te gjithe veprimtaret kombetare te cilet mundin dhe gjakun e tyre e sakrifikuan per Atdhe qe sot te jemi te lire. Pershendes gjithashtu Shtetin Amerikan dhe shtetet Evropiane dhe UCK-ne qe na cliruan nga roberia shekullore.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Këngëtarin, kompozitorin, Poetin dhe Publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT