E premte, 26.04.2024, 06:02 PM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Ramadani: Politikanët shqiptarë dhe humbja e komunikimit me popullin

E premte, 25.06.2010, 09:58 PM


POLITIKANËT SHQIPTARË DHE HUMBJA E KOMUNIKIMIT ME POPULLIN

 

Shkruan: Fehmi Ramadani

 

Ka një kohë të gjatë që politikanët shqiptarë të hapësirës mbarëshqiptare kanë humbur lidhjet e tyre me popullin, si në aspektin e komunikimit me ta, por edhe aspektin direkt të shërbimit të tyre.

 

Këta politikanë, pa marrë parasysh çfarë ngjyrash dhe ideologjish kanë, të majtë, të djathtë, apo të përzier për njëzet vjet tranzicioni në Shqipëri kanë humbur busullën e orientimit të tyre, sepse më shumë merren me interesat meskine të kësteve të tyre të ngushta se sa me qytetarin e zakonshëm të këtij vendi. Për dy dekada të pluralizmit politik në këtë vend, këta politikanë nuk po mund të lirohen nga primitivizmi i tyre politik dhe të përvetësojnë rregullat e vërteta demokratike, në mënyrë që ky vend të ecë drejt një zhvillimi normal demokratik.

 

Këta politikanë për shumë vjet e kishin dëmtuar këtë vend dhe në vend të ngritjes së imazhit dhe zhvillimit, ata punuan për rrënimin e tij para botës. Politikanët shqiptarë me popullin e këtij vendi komunikojnë vetëm kur kanë nevojë për të, sidomos gjatë fushatës zgjedhore për të kërkuar vota. Këta, në asnjë formë tjetër nuk kontaktojnë me popullin  e tyre. Këta politikanë ndaj këtij populli zbatojnë thënien e shkrimtarit malazez P.P.Njegosh: “Oj narode stoka moja- O popull, o kafshët e mia”.

 

Meritë e pamohueshme e këtyre politikanëve është ndarja e këtij populli në të majtë dhe të djathtë, ndërsa urrejtja në mes tyre është aq e madhe sa që nuk mund të shpjegohet. Kjo të kujton, sikur ky nuk është një popull, por janë dy popuj, populli i majtë dhe i djathtë. Në asnjë vend të botës nuk ka një urrejtje të tillë ndërpartiake sikur në këtë vend. Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme.

 

Këta politikanë kurrë njëherë nuk i komunikojnë popullit të vet të vërtetën për vendin e tyre, për problemet e tyre, për të ardhmen e tyre. Ata inskenojnë lojëra të ndryshme duke mashtruar popullin për kinse interesimin ndaj tyre. Këtë popull e vizitojnë vetëm kur përjetojnë ndonjë tragjedi, si piramidat financiare 1992-1995, katandisja e shtetit 1997, Gërdeci 2008, përmbytjet në Shkodër 2009, etj. Në këto ngjarje duken këta politikanë, por jo për ndonjë ndihmë konkrete të këtij populli, por për të manipuluar me të dhe të fitojnë ndonjë interes politik.

 

Me ndihmën e këtyre politikanëve, ky vend po mbahet në ngërç politik dhe është peng për inkuadrim në rrjedhat euro-atlantike. Këta politikanë janë fajtorë kryesorë të kësaj paralize politike, sepse përgjegjësia e tyre kombëtare e shtetërore është në nivel të ultë. Ndërsa, politikanët në Kosovë dhe hapësirat tjera shqiptare jo vetëm që janë të njomë dhe pa përvojë politike, por me veprimet e tyre shpesh i kanë dëmtuar proceset pozitive politike dhe në vend të progresit kanë prodhuar regres, si për qytetarët e tyre, por edhe për vendin e tyre. Ata nuk dinë të komunikojnë me popullin dhe ky komunikimi është në pikën zero. Për këtë dhe shumë arsye tjera kemi një gjendje të keqe politike në këto vende dhe një paperspektivë të papërshkruar.

 

Politikanët shqiptarë për një kohë të gjatë kanë dhënë prova se si nuk duhet të jesh politikan dhe për këtë arsye duhet të largohen nga ky profesion, sepse targa që jep ky popull është e madhe. Pushtetet do t’ia falin, por historia nuk do t’i fal kurrë. Prandaj, në hapësirat shqiptare duhet të vijnë njerëz të rinj të merren me politikë, të cilët nuk kanë hipoteka mbi të kaluarën, të cilët janë të pastër, të aftë, të guximshëm, vizionar, por që janë kombëtar dhe në fokus të tyre kanë interesin e qytetarit të këtyre vendeve dhe jo të kësteve të tyre të ngushta politike. Këta politikanë duhet të kenë projekte zhvillimore dhe jo projekte regresi, urrejtje dhe probleme të njëpasnjëshme. Ky popull, dëshiron paqe, qetësi, andej e këndej dhe është lodhur nga politikanët e papërgjeshmën shqiptarë. Kjo kohë duhet të perëndojë njëherë e përgjithmonë, sepse ky popull mjaft ka sakrifikuar dhe ka vuajtur që të ketë një ardhme më të mirë për veten dhe gjeneratat e ardhshme, sepse këtë e meriton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora