E shtune, 27.04.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Ndalohen kosovarët dhe kthehen nga kishin ardhur

E diele, 13.06.2010, 06:55 PM


Në aeroportin “Da Vinci” në Fiumicino të Romës ndodhi edhe një çudi:

 

NDALOHEN KOSOVARËT DHE KTHEHEN KAH KISHIN ARDHUR

 

Kompjuteri nuk e njeh Republikën e Kosovës e udhëtarët e vendit tonë nuk lejohen të udhëtojnë për në SHBA. Dy udhëtarët kosovarë mbesin të kurthuar për orë të tëra në aeroportin e Romës, sikurse në filmin “Terminali” (The Terminal) dhe nuk lejohen të udhëtojnë për në New Jersey. Mbase janë kthyer, sepse atyre iu mungonte viza italiane tranzitore.

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

E përditshmja e Romës “Il Tempo” (Koha) në faqen e saj online, dje njofton opinionin për një ngjarje të jashtëzakonshme në aeroportin “Da Vinci”, në Fiumicino të Romës. Shkrimi që po citojmë, ka këtë përmbajtje:

Aeroporti Leonardo Da Vinci. Hapsira tranzitore. As në Itali, as jashtë Italisë. Dy burra, të ulur në zonën e lirë, shikojnë orën. Janë aty më shumë se gjashtë orë. I rrahin për këmbësh dokumentet e tyre të udhëtimit. Nervozë. Kompetentët e sigurimit italianë pak metra më andej. Nuk i lënë të nisen për në SHBA. Nuk munden. Kanë arritur nga Kosova nëpër Shqipëri, me fluturimin e kompanisë italiane Alitalia AZ507, nga Tirana. Biletat i kishin për në Newark (New Jersey të SHBA-ve). Duhej të vazhdonin me fluturimin e kompanisë amerikane Continental CO41. Por kompetentët e sigurimit shtetëror nuk i kishin lënë të udhëtojnë, me arsyetimin se sistemi kompjuterik i këtij aeroporti “nuk e njihte” pasaportin e Republikës së Kosovës, pra nuk i kishte vënë të dhënat që shteti italian e njeh plotësisht shtetin më të ri botëror dhe europian. Prandaj, ata kanë mbetur aty, në zonën e lirë të ambienteve tranzitore të ketij aeroporti. Gjithçka ngjanë me skenat e filmit “Terminali” (The Terminal) me Tom Hanks. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Këtë lajm e kanë transmetuar edhe media të tjera dhe agjenci lajmesh. Për të ditur se çka me të vërtetë ka ndodhur atje me shtetasit e Kosovës që nuk janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin për në SHBA, kam kontaktuar policinë kufitare të aeroportit të përmendur dhe agjencinë “Oservatori Italian” (Osservatore Italiano).

Policia, me arsyetimin se kanë përpara vetëm të dhënat e fluturimeve të sotme, nuk kanë dashur të japin të dhëna më të hollësishme dhe kanë thënë se nuk dijnë çka ka ndodhur në fund me ta. Ndërkaq në “Osservatore Italiano” thonë se janë interesuar për këtë rast shumë të ndjeshëm dhe specifik për rrethanat e realitetit ballkanik. Ata, përmes telefonit, na thanë se nuk janë qindpërqind të sigurtë, por kanë disa të dhëna që flasin pak më ndryshe. Thanë se do të ketë qenë vetem arsyetim formal ajo që kanë thënë se sistemi kompjuterik nuk e ka njohur pasaportin e Republikës së Kosovës. E vërteta, siç thonë ata, është se dy kosovarët kanë pasur vizat amerikane, por nuk kanë pasur në pasaportat e tyre vizat tranzitore italiane, prandaj janë kthyer për në Shqipëri, kah kanë ardhur. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga asnjëra palë e mediave, as nga policia kufitare e Aeroportit të Fiumicinos.

Duke pasur parasysh se mund të ndodhin shumë aventura të tilla të pakëndshme, qytetarët e Kosovës këshillohen të jenë shumë të kujdesshëm për çdo lloj formaliteti, në mënyrë që t’i evitojnë këto ndodhi të pakëndshme.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora