Kulturë
Nehat Jahiu: Shumë vite e shekuj
E marte, 01.06.2010, 07:33 PM
NEHAT JAHIU
SHUMË VITE E SHEKUJ
Shumë vite e shekuj me radhë
të shtrydhën e të ranë në ballë,
nuk të lanë të përkundesh në djepa
prap ti mbete në kulla të vjetra.
Të shanë e gjithëçka të thanë
të burgosën e të qetë nuk të lanë,
të dogjën e të torturuan
ty kurrë e kurrë s, të gjunjëzuan.
Të vranë e të sakatosën
të ndanë e të plagosën,
të shanë e të dhanë plagë
ti e fortë e fortë mbete gjallë.
Të zhveshën të lanë lakuriq
të lanë pa hënë ,diell e dritë,
edhe rrufeja kur të gjuajti në kokë
ti u mbajte u bëre edhe më e fortë.
Të lodhën e të shkatrruan
të ndrydhën e të copëtuan,
ty ta ruajtën emrin Kosovë
trima, trimat dëshmorë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vullnet Mato: Mbështetja te supet
Nuhi Ismajli: Pikëpamje dhe vlerësime të paqëndrueshme për letërsinë e traditës
Foni Dilo: Dhurata e zotit
Valmir Kuçi: Gjaku s’bëhet ujë, Leka i Madh: pellazg– ilir – shqiptar
Kalosh Çeliku: Protestë te pazari i grave
Xhelal Ademi: Dështoi gjuha angleze e Shqipërisë
Kadare: Shqipëria, e vërteta mbetet në arkiva
Vasil Tabaku: Hyrja e pranverës (Përgatiti: Shefqet Dibrani)
Halit Bogaj: Gjenerali Paton
Pilo Zyba: Tragjedi që luhen çdo ditë
Jorgo Telo: Kur të trokasësh?!
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (VII)
Qemal Cenaj: Poezi e bluar në shpirt
Robert Elsie: Letërsia shqiptare në Kosovë
Luan Çipi: Ku e lash llafin?
Xhavit Gasa: Poezia dhe emri
Poezi nga Naser Aliu
Poezi nga Ndre Mjeda
Cikël poetik nga Din Mehmeti
Besar Shkëmbi: Prapë ta dridhi Beogradin