E shtune, 15.08.2020, 06:51 AM (GMT+1)

Intervista

Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj

E marte, 18.05.2010, 10:00 PM


Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj, kryetar i Shoqatës “Shqiptare Amerikane Ana e Malit” në Nju Jork

 

Nga Shaban Peraj - Zemra Shqiptare

 

Naser Çobaj sot mërgimtar në Nju Jork është i njohur nga të gjithë bashkëkombasit si ativist e atdhetar i cili me punën e vet që nga viti 1990 e këtej e kaloi jetën duke ndihmuar çështjen kombëtare, vendlindjen e tij ku ka lënë prindërit  e të afërmit, por që kurrë nuk ka hezituar të ndihmojë edhe Kosovën. Kudo që gjindet punon e vepron për të ruajtur me fanatizëm trungun familjar, doket, zakonet, gjuhën dhe kulturën kombëtare.

Ka disa ditë që ndodhet me pushime në vendlindjen e tij, Krythë të Anës së Malit, nga ku patëm një takim të ngrohtë, dhe kjo ishte një arsye më tepër për të zhvilluar një bisedë me te lidhur me aktivitetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe qëdrimin që mban Shoqata rreth aktivitetit politik të banorëve anamalas.

 

Naser Çobaj ka lindur në Krythë të Anës së Malit ku ka mbaruar shkollën fillore, pastaj dy vitet e para i ka bërë në Gjimnazin e Ulqinit, për të vazhduar shkollën e mesme teknike në Prishtinë. Studimet Universitare i ka vazhduar në Universitetin e Prishtinës, fakulteti i Arkitekturës. I shtyrë nga diskriminimi etnik, i aplikuar nga sistemi monist, si edhe shumë bashkëkombas të tjerë u detyrua të marrë rrugën e kurbetit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton edhe sot. Është i martuar me shqiptare nga Ana e Malit dhe ka katër fëmijë, dy djem e dy vajza.

 

- Kush është Naser Çobaj sot, puna juaj në shoqatën Shqiptare Amerikane Ana e Malit, aktiviteti juj jashtë shoqatës?

           

Naser Çobaj- Ballafaqimi i sfidave jetësore, ku në rend të parë do të kisha cekur luftën për të mbijetuar si qenie njerëzore e pas kësaj vie ajo e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kjo më ka shtyrë që një pjesë të jetës sime t’ia dedikoj edhe kësaj fushe. Angazhimi im për të dhënë kontributin kombëtar ka nisur që nga viti 1990, duke dhënë kotribut në forma të ndryshme. Si nismë e parë ka qenë mbledhja e fondeve për nxënës, sudentë dhe të varfër nga Ana e Malit, pastaj angazhimi im në Fondin Kulturor “Shqiptaro-Amerkan”, Këshillin Kombëtar “Shqiptaro-Amerikan”, Lëvizjen “Atdheu na Bashkon”, dhe së fundi jam zgjedhur kryetar i Shoqatës “Shqiptare Amerikane Ana e Malit” në Nju Jork.

 

- Si funksionon Shoqata “Ana e Malit” në Amerikë?

 

Naser Çobaj- Që prej fillimit të viteve ’90-ta. kjo shoqatë  ka pasur karakter lokal. Në aspekin e veprimit dhe funksionimit shoqata ka pasur oshçilimet e veta, por ne shpresojmë se me një përkushtim do të arrijmë që kjo të ketë programin e saj funksional, i cili mendoj do të bëhet tradicional, prej nga do duhej që të funksionojë në sistemin e korporatës, edhepse bazohet në punën vullnetare të anëtarëve të saj.

 

- Kontributi i shoqatës për vendlindje, po edhe për hapësirën mbarëkombëtare?

 

Naser Çobaj- Kontributi i saj deri tani ka qenë dhe është për çdo lavdatë. Ajo ka kontribuar në nivelin lokal, pra për vendlindje me ndihma humanitare, në edukim dhe kulturë, kurse në nivelin kombëtar duhet theksuar ndihmat financiare të anamalasve për çlirimin e Kosovës, ndërsa  unë si kryetar i shoqatës besoj në kontinuitetin e ndihmave në të gjitha këto fusha, si dhe avancimin e metodave të komunikimit në mes të diasporës dhe vendlindjes.

 

- Cilët janë prioritetet e Shoqatës “Ana e Malit”?

 

Naser Çobaj- Shoqata prioritetet e saja i ka ndarë në dy grupe: ate në diasporë dhe ate në vendlindje. Në diasporë, në programin tonë kemi realizimin e një ëndrre të kahmotshme, ate të ndërtimit të qendres për kulturë në qytetin e Nju Jorkut, pasi që këtu sipas disa analizave gravitojnë rreth 3000 deri në 5000 anamalas. Poashtu kemi organizimet e manifestimeve  kulturore me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe traditës tonë kombëtare. Sa i takon kontributit për Anë të Malit do të kemi një shumë të caktuar të mjeteve financiare të dedikuara për ndihma humanitare, bursa pëe studentë dhe nxënës, si dhe projekte të individëve apo organizatave, të cilët do kenë mundësinë të konkurojnë gjatë muajit shtator dhe tetor, kurse ndarja do të bëhet nga komosioni përkatës me rastin e ditës tani më tradicionale të shoqatës e cila shënohet në Ditën e Flamurit, pavarësisë tonë kombëtare, më 28 Nëntor.

 

- Sa i përcillni rrjedhat politike të shqiptarëve në Mal të Zi?

 

Naser Çobaj- Diaspora e shqiptarëve nga Mali i Zi është shumë e afërt me rrjedhat politike në trevat e saja etnike, si dhe me politikën shtetërore të cilën e udhëheqë qeveria dhe shteti i Malit të Zi në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut, të pakicave etnike, si dhe në veçanti të drejtat e popujve autokton, të cilit grup i takojnë shqiptarët në Mal të Zi.

 

-Ka shumë zëra se Departmenti Amerikan vazhdon t’i tërheqë vërejtje politikës shtetërore malazeze rreth pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Ju si e shihni këtë, sa jeni në kontakt me administratën amerikane?

 

Naser Çobaj- Politika e SHBA-ve çdoherë është e bazuar në baza të respektimit të integritetit shtetëror, me fokus të veçantë në zhvillimin e institucioneve shtetërore demokratike. Kjo politikë mund të shihet qartë edhe në zgjidhen e drejt të situatës politike në Ballkan e cila ka qenë çdoherë “mollë sherri”, apo hapësirë ku janë përpjekur kulturat, konceptet dhe interesat e perëndimit dhe lindjes. Pra, vizioni politik amerikan, pozita gjeografike e Malit të Zi si dhe ekzistenca etnike e trojeve shqiptare në këtë shtet, na ka vendosur në një pozitë jo të favorshme për të gjetur mbështetjen e plotë të Stejt Departmentit për problemin shqiptar në Mal të Zi. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme dhe si rezultat i bashkëpunimit tonë kemi disa kërkesa, apo reagime të drejtuara  qeverisë së Malit të Zi në lidhje me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Këtu do përmendja kërkesën e bërë muajin e kaluar nga ligjvënësit amerikan për respektimin e të drejtës legjitime të të trevës së Malësisë për krijimin e komunës së plotë.

 

- Cili është niveli i bashkëpunimit tuaj me konsullatën malazeze në Nju Jork?

 

Naser Çobaj- Ne në diasporë kemi kontakte të vazhdueshme me konsullatën malazeze në Nju Jork. Kemi patur takime edhe me delegacione malazeze, si të ministrisë së punëve të jashtme dhe atyre të brendshme me qëllim të krijimit të një bashkëpunimi me respekt reciprok, për dallim nga praktika të cilën e ka ushtruar sistemi monist.

 

- Një krah i liderëve shqiptar këtu në Mal të Zi, po edhe i mediave shqip ju kanë akuzuar se bashkë me një grup bashkëatdhetarësh gjoja se keni mbajtur qëndrim të njëanshëm për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, se keni bërë një aktivitet joproduktiv, diçka që sipas tyre nuk është dashur të bëhet. Çfarë mund të thoni sot?

 

Naser Çobaj- Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, unë në vend të fjalës “të njëanshëm” do të kisha pohuar se koncepti jonë ka qenë orthodoksal , falë situatës në terren,  cila është rezultat i një politike, apo më mirë të them i një mossuksesi i atyre në edukimin e elektoratit, si dhe avancimin e funksionimit të partive shqiptare nga niveli “vetëm patriotik” në atë “patriotik-demokratik-funksional”. Sa i takon produktivitetit, nëse ai vlerësohet me numra, atëherë do të kisha thënë kemi fituar shumicën shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, e cila nuk i jep të drejtë legjitime pakicës shqiptare që gjindet në pushtet, i cili subjekt politik falë rrethanave gjeopolitike për ne është enigmatik në vizionin politik.

 

- Zgjedhjet lokale janë në prag. Si e vlerësoni fushatën elektorale, sidomos në Anë të Malit?

 

Naser Çobaj-Nëse më lejoni që të shprehem sinqerisht, do kisha thënë: “Turp dhe faqa e zezë”. Në vend që të flasin goja dhe mendja për programe dhe vizione, pushteti aktual flet me asfalt, beton, drita dhe premtime kapitale të cilat i përsëritë nga fushata në fushatë.

 

- Cili është mesazhi juaj për këto zgjedhje, si shoqatë,po edhe si kryetar duke pasur parasysh se ne jemi bërë pikë e pesë dhe vështirë të gjejmë zgjidhje?

     

Naser Çobaj- Dëshira ime pë këto zgjedhje është që votuesit ta kuptojnë se vota është e lirë dhe pronë e tyre. Të kenë një vizion për katër vitet e ardhëshëm, që ato katër vite të mos përmblidhen në njëzetëditëshin e fundit para zgjedhje të ardhëshme. Pra, ruane dinjitetin tuaj, respektoni vetën dhe fëmijët tonë të cilët janë e ardhmja jonë. Kjo e ardhme mund të ruhet vetëm përmes zhvillimit të planifikuar i cili nuk mund të realizohet për një muaj në katër vite.

 

- Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Mal të Zi për të artikuluar drejt rreth një qëndrimi të përbashkët, për të hequr ndasitë dhe sa është në gjendje mërgata të ndihmojë në këtë drejtim?

 

Naser Çobaj- Kjo është një temë e cila është diskutar një kohë të gjatë. Diaspora kërkon zvoglimin e partive shqiptare, inkuadrimin e kuadrove profesionale  në strukturat e veta, krijimin e një sistemi të komunikimit me elektoratin gjatë tërë mandatit, si dhe transparencë të plotë në punën e vetë. Sa i përket rolit të diaspores , ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë maksimal në çfardo forme që subjektet politike do ta vlerësonin si të nevojshme.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Këngëtarin, kompozitorin, Poetin dhe Publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora