Mendime
Hilmi Saraçi: Liberalizimi i vizave dhe angazhimet e BE-së për Kosovën
E shtune, 24.04.2010, 07:59 PM
Liberalizimi i vizave dhe angazhimet e BE-së për Kosovën
Nga prof. Hilmi Saraçi
Për liberalizimin e vizave tani një kohë po bisedohet dhe po shqyrëtohen mundësit për realizimin e tyre edhe për shtetin e Kosovës . Mirëpo në këtë fushë për t’u realizuar kjo iniciativë për qytetarët e Kosovës duhet pritur, padrejtësisht derisa të plotësohen disa kushte. Kjo do t’i kishte disa efekte të rëndësishme për qytetarët, në veçanti për të rinjet në rend të parë , për një qarkullim të lirë në shtetet përëndimore , evropiane, por me këtë rast Kosova për shkak të kushteve të vështira ekonomike shumë të rinjë që tani bredhin rrugëve për shkak se nuk kanë ku të punësohen , do të mësyejnë në këto shtete për t’i hap rrugën e perspektivës dhe jetës më të mirë . Kosova me këtë rast do të ketë një flusk të paparë të largimit nga vendi…
Por Kosova si vend më i izoluar në Evropë ende nuk ka filluar as dialog për heqjen e vizave , nga i cili BE-ja do të vendoste kushtet që duhet plotësuar për liberalizimin e tyre . Pa një analizë më të thellë tri shtetet fqinje të Kosovës Maqedonia , Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar heqjen e vizave , nderkohë që një gjë të tillë gjatë këtij viti pritet të fitojë edhe Shqipëria , Bosnjë e Hercegovina , duke berë kështu që Kosova të jetë vendi i vetëm i izoluar nga rejoni. Kjo ka të bëjë me rrethanat e mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga pesë vende antare të BE-së, megjithatë nuk duhet të bëhemi pesimist dhe të ndalim aktivitetin tonë në këtë drejtim. Bajram Rexhepi, minister për Punë të Brendshme, me këtë rast ka deklaruar: ‘ këtë vit do të përmbushim shumicen e kushteve teknike për libëralizim e vizave’. Në këtë fushë Hungaria , por edhe disa shtete të tjera kanë mbeshtetur liberalizimine vizav edhe për Kosovën, sepse kjo është më tepër problem teknik se sa politik, ka deklaruar një diplomat hungarez. Megjithatë mendoj se është herët të parashihet koha se kur do të mund të fillojë dialogu për libëralizimin e vizave në Kosovë , duke u bazuar se ka fusha të tjera që ndikojnë në këtë drejtim: si i rendit , i ligjit , gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar , korrupsioni dhe siguria kombëtare, ku në këtë fushë ende nuk pritet që Kosova të bëjë ndonjë përparim të madh, prandaj Qeveria dhe institucionet tona duhet të punojnë më shumë në eleminimin dhe përmbushjen e kushteve pwr liberalizim tw vizave . Maqedonia dhe Serbia nuk i kanë plotësuar dy kriterët bazë si duhet , atë të menagjimit dhe të kufijve, me gjithatë janë pranuar . Mendoj se në Bruksel janë të njohur dhe të vetëdijshëm për këto kritere, sidomos për disa afera në Serbi si në shitjen e pasaportave biometrike etj., prandaj vendimi për liberalizimin e vizave në Serbi ka qenë më tepër politik. Mirëpo për liberalizimin e vizave si dhe për antarësimin në BE, mendoj se duhet berë përpjekje , në rend të parë për një bashkëpunim të mirë rajonl, veçanisht në kuadër të takimeve dhe konferencave rajonale, kjo do të reflektohet pozitivisht dhe do të ndihmonte, sidomos në kuadër të konferencës në Sarajevë që do të mbahet këto ditë, në të cilën mendoj se do të jetë pikë këthesë në fushën e angazhimit evropian në hapsirën e Ballkanit Përendimor, prandaj me pjesëmarrjen e Kosovës në këtë konferencë do të arrihet një përspektivë evropiane . Me këtë rast diplomati Davidi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshtjet dypalëshe para se të bëhen antarë të Bashkimit Evropian
Që nga fundi i këtij muaji Policisë së Kosovës do t’i shtohen kompetencat edhe në sigurinë e pikave kufitare . Pritet që KFOR-i në afatin sa më të shkurtër do t’ia transferojë kompetencat. Ndersa transeferimi i kompetencave në pikat tjera kufitare do të bëhet hap pas hapi. Në këtë fushë Admirali Fitzgerald ka thënë ‘ gjerat këtu janë duke shkuar mjaft mirë dhe transefirimi i kompetencave është indikator për përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe mendoj se ato kanë qenë në gjendje t’i pranojnë këto detyra dhe kjo është një gjë shumë positive, nga kjo nismë dhe disa të tjera mendoj së Kosova është duke shkuar në binar të mirë drejt realizimit jo vetëm të liberlizimit të vizave , por edhe në antarësimin në BE”…
Mirëpo niveli i lartë i kurrupsionit mbetet njera nga brengat thelbësore që frenojnë integrimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Prandaj mendoj se Kosova duhet gjithsesi të avancojë luftën kundër korrupsionit , nese do hapa më të shpejt për BE. Kosova duhet t’i avancojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, krimin e organizuar dhe spastrimin e parave , si dhe të forcojë administratën puplike dhe qeverisjen e mirë . Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë punën në ndërtimin e marrëdhënjëve me komunitetet e saja të ndryshme dhe të sigurojë se decentralizimi sjellë të mira për të gjithë qytetarët”…Riformatimi i Qeverisë nga kryeministri Thaçi, në Bruksel e shohin si impuls pozitiv për të ndërmarrë hapa pozitiv në rrugën intergruese dhe drejt libiralizimit të vizave , ndersa mbështetjen për Kosovën në BE e konsiderojnë ende të dobët”…
Disa nga pengesat në këtë fushë mendoj gjithashtu se janë të karakterit global që vijnë si rezultat nga vendet të cilat akoma nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Kjo ka të bëjë me historinë dhe rrethanat e brendshme në të cilat gjenden këto vende . Këto ndoshta në kalimin e kohës do të ndryshojnë qendrimin ndaj Kosovës. Korpusi i dytë i problemit ka të bëjë me rolin e Serbisë, respektivisht shtetit nga i cili është pavarësuar Kosova . Serbia pas vdekjes së Millosheviqit po vazhdon politikën dhe stratëgjinë armiqësore ndaj Kosovës . Në këtë fushë mendoj se BE-ja është dashur të angazhohet më tepër në vetdijsimin e Serbisë se me armiqësi nuk ndertohet shteti dhe nuk zgjidhen problemet egzistuese . Prandaj në kohët e fundit janë bërë përpjekje nga BE-ja që të mbahen disa takime respektivisht samite për të shqyrtuar disa brobleme rajonale. Spanja si kryesuese e BE-së planifikon që samiti i Sarajevës të mbahet në fillim të qershorit 210 , por nuk dihet se a do t’i binden të gjitha palet të marrin pjesë në këtë samit, sidomos për shkak të pozicioneve të Prishtinës dhe Beogradit rreth statusit dhe problemeve të tjera egzistuese në këtë fushë… Sidoqoft Serbia kundërshton përfaqësimin e Kosovës si shtet në këtë samit. Mirëpo samiti nuk do të mbahet vetëm për hir të mbajtjes –formale, por për të siguruar se i terë Ballkani do t’i afrohet BE-së dhe që të bëhet më stabil politikisht, në mënyrë që të mund të ecet me zhvillimin ekonomik, politik etj. përpara . Nënkryetari i Grupit të Socialistëve në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda ka thënë se Serbia duhet ta pranojë faktin se shumica e antarëve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të shtuar se duhet gjetur mënyra që edhe shumë probleme të tjera të zgjidhen, respektivisht se duhet dërguar mesazhe Serbisë që serbët të përfshihen në jetën shoqërore në Kosovë , për t’i zgjedhur problemet që i rëndojnë qytetarët…
Periudha pas GJND-së është shumë e rëndësishme. Ne në Kosovë e shohim këtë periudhë më shumë optimizëm dhe me pritje që shkojnë në favor të Kosovës, që do të këtë një avansim të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shumë shtete që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu edhe Serbia shpreson se pas GJND-së do të ndryshojnë raportet në dobi të saj. Por Serbia si zakonisht është mësuar të lansojë deklarata që flasin në favor te bisedimeve për statusin e Kosovës, prandaj kjo është bërë bajate edhe para bashkësisë ndërkombëtare , sepse bisedimet rreth statusit për Kosovën kanë marrë fund përgjithmonë. Me këtë rast është për t’u theksuar se si disa zyrtarë serb dhe liderë të partive serbe kanë diskutuar për Kosovën në ambasadën ruse në Beograd, me rastin e një takimi ceremonial ku është ndarë një mirënjohje nga ambasada ruse për Nenad Popoviq, nënkryetari i DSS-së. Në këtë rast Vuk Drashkoviq lider i SPO-së dhe Tomosllav Nikoliq lider i SNS-së kanë folur për Kosovën. Ata e kanë pyetur ambasadori rus Konuzin : A do të kishe përkrahur idenë që katër komunat në veri të Kosovës të fitojnë pavarësinë , që edhe Republika Serpska të fitojë pavarësinë , por që edhe Kosova të jetë e pavarur…. Kjo është ideja ime e vjetër- kishte thënë Vuk Drashkoviqi…