E diele, 09.08.2020, 03:46 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Urat e vjetra në Kosovë

E shtune, 13.03.2010, 07:41 PM


URAT E VJETRA NË KOSOVË

Nga Qazim Namani

Burim i rëndësishëm për studimin e rrugëve gjatë periudhës romake janë të ashtuquajtura itineraret (nga latinishtja rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh në harta grafike. Nga burimet e asaj kohe janë të njohur itineraret e Antonit dhe ai i Buraigalës . Në kohen romake  është e rëndësishme dhe “Tabula Peutingeriana, tabelë grafike. Në këtë tabelë janë të shënuara edhe rrugët që kalonin nëpër Kosovë si: rruga Nish-Lezhë, Nish- Shkup etj.

Ura e vjetër e gurit në Vushtrri

Ura e vjetër e Gurit në Vushtrri gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit në rrugën e vjetër Prishtinë-Mitrovicë. Kjo urë është një ndër urat më të vjetra të ndërtuara në Kosovë. Ura i ka 9 harqe është e gjatë 135 m  dhe e gjerë 6 m. Kronisti francez e përmend këtë urë në vitin 1838, kur lumi Sitnica kalonte akoma nën këtë urë.
Teknika e ndërtimit të kësaj ure ishte e përsosur. Qemerët ishin të ndërtuar me blloqe gurësh dy ngjyrësh kuq e bardhë, fugat ndërmjet gurëve janë të lidhura me plumb të shkrirë. Parapeti i urës është i lartë 90cm dhe i gjerë 60cm është realizuar me blloqe guri që fiksohen në taban me kunja metalike, ngulur në plumb të shkrirë.
Serbët pa kurrfarë mbështetje shkencore e kanë falsifikuar historikun e kësaj ure dhe e kanë publikuar në shumë punime shkencore. Të dhënat  e tyre mbështeten gjëja në gojëdhënat e popullatës. Ura e Vushtrrisë sipas literaturës serbe e quajtur ura e “Vujonoviqve” e hasim dhe në librin e botuar nga grupi i autorëve në Beograd më 1973 “Kosova, dikur dhe sot”, ku thuhet se urën dhe kështjellën i ndërtuan në shekullin XIV feudalët “Vujanoviqët”. Por këta e pranojnë faktin se mbështeten vetën gjëja në gojëdhëna të popullatës. Nga kjo kuptojmë se ky emërtim nuk ka kurrfarë baze shkencore, por është gojëdhënë e ç’pikur si shumë gojëdhëna tjera në shekujt XIX dhe XX. Për datimin e kësaj ure është e nevojshme që të bëhen studime shkencore dhe pas gërmimeve arkeologjike dhe studimit të detajuar mundë të arrijmë deri te rezultatet e dëshiruara. Sipas mendimit të eksperteve të kësaj lëmie kjo urë është ndër urat ma të vjetra të ndërtuara në Kosovë.

Ura e vjetër e Gurit në Prizren

Në mungesë të dokumenteve të shkruara, nuk është e njohur koha e saktë e ndërtimit të saj, as emri dhe prejardhja e ndërtuesit nuk dihet. Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe pamjes së saj mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit XV ose në fillim të shekullit XVI. Ura është ndërtuar në vendin ku më së miri lidheshin dy lagjet e qytetit. Ura i ka poseduar konstruksionin me elemente të ndërtimtarisë osmane: prerjen vertikale konvekse të nivelimit, rrethimin prej gurëve të rrafshët, hapjet lehtësuese përmbi shtylla të lumit, rozetat në muret ballore si dhe konstruksioni specifik i ballit të harqeve. Ura e kishte një konstruksion interesant dhe të kombinuar, përbëhej prej harqeve të gurit dhe prej trarëve të drurit. Gjatë renovimit trarët e drurit u zëvendësuan me hekur dhe elemente bartëse prej betonit.
Pas luftës së II botërore u mbulua harku i djathtë anësor pasi që u rregullua rruga në bregun e djathtë të lumit. Në natën e 18 dhe 19 nëntorit të vitit 1977 valët e lumit, rrëzuan pjesën e poshtme të urës. Pas kësaj ngjarje filluan  të përpunohet dokumentacioni  dhe materiali i mbetur për të vazhduar me punimet për rindërtimin dhe restaurimin e saj. Punët iu besuan Dr. Milan Gojkoviqit , prof në fakultetin e ndërtimtarisë në Beograd, dhe specialist për ura të gurit. Gjatë rekonstruktimit iu shtua edhe hapja e harkut në anën e djathtë të urës. Punët u kryen me sukses me ndihmën që kishte nga Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve  Kulturore të Prizrenit.
Ura i kishte tri harqe  të cilat u rindërtuan, si kopje e të parës. Punimet zgjaten dy vite . Në maj të vitit 1982 ura përsëri u vu në funksion.

Ura e Tabakut në Gjakovë

Ura e tabakut në Gjakovë është ndërtuar në shekullin XVIII, ka një gjatësi prej 127 m, ka 14 qemerë, me dritare shkarkuese. Kjo urë është ndërtuar mbi lumin Erenik në rrugën që e lidhte Gjakovën me Shkodrën. Në urën e Tabakut ka të gdhendura shumë reliefë. Në njërin nga qemerët e urës është e gdhendur një pëllëmbë dore me gishta, një rozetë të vogël me një sferë në mes dhe me rreze mes saj, dhe një si trajtë gërshërë, vegël pune e esnafit të tabakut që e ndërtoi urën. Dekorime të tilla ka edhe ura e Budisalcit, 18 km nga Peja, në të cilën ka të gdhendura vegla pune si sopat me dy tehe, rozetë të ndarë brenda me trekëndësh të vegjël, si dhe motive kafshësh të ndryshme të cilat duken si qenie shtazore mitologjike.

Ura e Terezive në Gjakovë

Ura e Terezive në Gjakovë është e ndërtuar mbi lumin Erenik, në shekullin XVIII, Ura ka një gjatësi prej 192,8 m dhe gjerësi 5,1 m. Ura ka 11 harqe në formë gjysmë harku të ndërtuara nga materiali i gurit. Ura është ndërtuar mbi lumin Erenik  në rrugën që e lidhte Gjakovën me Prizrenin. Kjo urë është në mbrojtje të ligjit me nr. të vendimit 02.568/1 të vitit 1962.

Ura e Taliqit në Gjakovë

Kjo urë është ndërtuar mbi lumin Krena, në pjesën qendrore të qytetit të Gjakovës. Ura është ndërtuar në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVIII. Ka një gjatësi prej 21.50 m, gjerësi 4.05 m dhe lartësi 5.00 m. Ura i ika dy harqe të mëdha, dhe dy shtylla. Ura në gjatësinë prej 7 m ka konstruksion prej druri. Është në mbrojtje të ligjit që nga viti 1962 me nr të vendimit 02-571/2.

Ura e Fshejtë

Kjo urë e gurit është ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Drin, në rrugën Gjakovë-Prizren, e cila u shkatërrua në tërësi gjatë luftës së parë botërore. Në vitin 1942 filloi ndërtimi i urës ekzistuese, të cilën e ndërtoi SIMONSENI me prejardhje nga Italia, që edhe sot i ruhet emri i ndërtuesit. Ura ka një gjatësi prej 37 m, gjerësi 7.00 m dhe lartësi 18.50 m. Është e ndërtuar prej gurit me një hark gjysmë rrethor. Në vitin 1986 është vu në mbrojtje të ligjit së bashku me kanionin in e Drinit të bardhë. Pas dëmeve që pësoi gjatë luftës së vitit 1999, të cilën e rinovoj KFOR-i Italian.

Ura e Gurit në Pejë

Në qytetin e Pejës janë ndërtuar disa ura prej gurit mbi lumen Lumbardhë. Gjatë rrjedhës së këtij lumi shumë herët kalohej në tri ura, ura në gurë, ura në zall dhe ura në kilometrin e pestë. Nga ura në zall ka mbetur vetëm emri, pasi që nuk ruan asnjë gjurmë, ndërsa ura në gurë është shkatërruar në vitin 1923, gjatë vërshimeve por kanë mbetur bazamentet. Mendohet se kjo urë ka qenë e ndërtuar në tri harqe, dhe dy dritare lehtësues. Ishte urë kyçe në rrugën Pejë-Deçan-Gjakovë. Ndërtimi i këtij tipi të urës ka qenë i përhapur në shekullin XVIII. Sipas burimeve të shkruara gjatë viteve 1923-1925 u bënë përforcime me beton në të dy bazat e urës dhe pastaj u bë një kalim i punuar me material druri. Kjo urë shërbeu deri në vitin 1943 kur në afërsi të saj ndërtohet një ure e re prej metali.

Ura në fshatin Zallç

Në fshatin Zallç, komuna e Istogut, gjendet ura e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XVII (1650). Ura e ka gjatësinë prej 84.50 m dhe gjerësi 4 m. Ura i ika 13 harqe të cilat nga moskujdesi pjesës më e madhe prej tyre janë mbyllur, andaj MKRS për vitin 2008 i ka nda mjetet për pastrimin e harqeve të urës. Ura është e ndërtuar me gurë të gdhendur të kualitetit të lartë. Në gurë vërehen dekorime plastike me motive nga flora dhe fauna. Si monument i kulturës është në mbrojtje të shtetit me nr.v.E.K. 02-569/62. Ura ka pësuar dëmtime të mëdha në konstruksionin e saj dhe plasaritje në harqe.

Ura e vjetër e gurit  në Katërdhjetë burime (Kërkbunar)

Pesë kilometra në veri-lindje të Prizrenit gjendet ura e vjetër e gurit Kërkbunar (Katërdhjetë burime). Kjo urë ka dimensione të vogla, ka një gjatësi prej 20 m, dhe një gjerësi prej 3,5 m. Një hark e ka me dimensione 13 m, dhe me lartësi 6 m mbi nivelin e lumit.

Ura e Bublit

Kjo urë është ndërtuar mbi lumin Mirusha në rrugën që i lidhte vendbanimet e rrafshit të Dukagjinit, me pjesën qendrore të Kosovës. Përmes kësaj rruge bëhej edhe lidhja e qytetit të Gjakovës me Prishtinën dhe Vushtrrinë. Ndryshe kjo rrugë edhe është quajtur rruga e Rabaxhinjve. Mendohet se ura është ndërtuar në dekadat e fundit të shekullit XVIII.

Ndërtimi dhe restaurimi i urave në Kosovë sipas dokumenteve osmane

Në dokumentet arkivore osmane për ndërtim dhe restaurim të urave i hasim këto shënime:
Në bazë të vendimit të marr në prill të vitit 1791, urdhërohet për ndërtimin e urës në lumin Llap në rrugën e Bosnjës , dhe parandalimin dhe ndërrimin e kahes së lumit në Vushtrri, si dhe vendimi për ndërtimin e kalimit nëpër urën e Mahmut Pashës.
Me 1 Maj 1852 shpallet tenderi për renovimin e urave të shkatërruara në Kazanë e Prishtinës, Vilajeti i Shkupit.
Me 3 Gusht 1852 mbulohen shpenzimet për ndërtimin e një ure në lumin Sitnicë në Vushtrri.
Më 9 Shkurt 1902 hartohet plani si pas tabelës për rregullimin e rrugëve, si dhe për ndërtimin dhe renovimin e disa urave në Vilajetin e Kosovës, në pranverë dhe vjeshtë të vitit 1902.
Me 8 Janar 1905 jepet numri i rrugëve dhe urave të ndërtuara dhe të riparuara pas emërimit të Shakir Pashës si vali në Vilajetin e Kosovës. Rrugët dhe urat e punuara si në vijim: Shkup-Kumanov-Pallank; Devebair–Krivollak-Shtip-Koçanë-Carov-Karatash; Lypjan-Prishtinë-Trepllas; Shkup-Tetovë-Gostivar; Ferizaj-Suharekë-Prizren-Gjakovë; Sjenicë-Prijepole-Jeni Varosh.
Me 14 Maj 1910 bëhet sigurimi i mjeteve për kryerjen e ndërtimit të rrugës Gjakovë-Prizren, si dhe për kryerjen e disa aktiviteteve ndërtimore në Shqipëri, ku fillon ndërtimi i disa rrugëve të shkatërruara.


(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora