E marte, 20.04.2021, 04:04 AM (GMT+1)

Lajme

Kryeministri Hashim Thaçi, mori pjesë në ditëlindjen e fëmijëve që kanë lindur Ditën e Pavarësisë së Kosovës

E marte, 16.02.2010, 06:24 PM


PRISHTINË,16 SHKURT 2010-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në festimin e ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur më 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në ambientet e Grand Store-s në Prishtinë, kryeministri Thaçi ka takuar shtatë fëmijë dhe prindërit e tyre në dyvjetorin e lindjes, i ka uruar ata të gëzojnë shëndet të mirë dhe të rriten të lumtur në shtetin e Kosovës. Në një fjalë rasti kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se është kënaqësi e madhe të takohesh sot me fëmijët, që e kanë ditëlindjen në Ditën e Pavarësisë. “Urime ditëlindja të gjithë këtyre fëmijëve, urime ditëlindja për Kosovën, urime ditëlindja për shtetin tonë, për të ardhmen tonë në NATO dhe Bashkim Evropian, urime për sukseset e mëdha që kemi arritur”, tha kryeministri Hashim  Thaçi. Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se secili qytetar i Kosovës, secila familje kosovare duhet ta festojë me krenari të madhe këtë ditë historike për vendin tonë, këtë ditë të gëzimit, ditë të krenarisë, vlerave, të respektimit të së kaluarës, të zotimeve për punën e sotme, por para së gjithash edhe për vizionin për të ardhmen. “Secili nga ne duhet të kujtojë të kaluarën tonë të lavdishme, sakrificat e mëdha që kemi bërë për të arritur në këtë ditë, por edhe zotimin tonë për të ardhmen, për një shtet më të zhvilluar, shtet demokratik, shtet të perspektivës evropiane, shtet të zhvillimit, të mirëqenies sociale” tha kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e festimit të ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur me 17 shkurt 2008, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.Me këtë rast, kryeministri Thaçi shtatë fëmijëve me rastin e dyvjetorit të lindjes, u shpërndau dhurata.Hajdin ISLAMI,Vushtrri


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora