E premte, 26.04.2024, 07:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrustem Rugova: Istogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës

E enjte, 12.11.2009, 08:52 PM


Tubim madhështor i LDK-së në Istog

Istogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës

Nga Rrustem Rugova

Se istogasit në asnjë mënyrë nuk e kanë harruar traditën e mirë të organizimit të vet politik në të mirë të realizimit të sintagmës esenciale e bosht të filozofisë e të politikës së simbolit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. që përmban tri fjalë kyqe: LIRI, PAVARëSI, DEMOKRACI, u dëshmua edhe të mërkurën para Shtëpisë së Kulturës në Isog. Nëpër një mot me shi, por shi vjeshtarak , i but e i bereqetshëm, në terren të hapur, ishin tubuar mijëra istogas me flamuj dardan ( të Dr. Ibrahim Rugovës), flamuj e transparente të LDK-së, parti bazë e themeltare e realizimit të ëndërres shqiptare për liri e pavarësi. Transmetohej këtu e këndohej himni i ri i Kosovës së pavarur, himni i vjetër shqiptar i bekuar nga Rugova “ Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, këndonte Jehona Sopi dhe vërtet si në kohë të vjetra e të arta të LDK-së, Istogu të mërkurën ishte shndërruar në qytet festë.

Ishte ky tubimi përmbyllës i fushatës elektorale të LDK-së në Istog për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit . Në të vërtet, tubime të ngjashme kanë mbajtur edhe partitë e tjera, por dua të them haptazi ata memzi e kanë mbushur sallën brenda shtëpisë së Kulturës, disa partia madje memzi kanë tubuar qindra anëtarë e simpatizantë të tyre, edhe kur këtu kanë ardhur në tubime elektorale ministra, zëvëndës ministra e lider partiak. Në këtë tubim madhështor të LDK-së  nga qendra moren pjesë dhe folen: Kolë Berisha, Bujar Bukoshi dhe Naser Osmani që në esencë kallën masën e tubuar duke ngritur në piedestal figurën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës dhe istogasit  anëtarë e simpatizantë të LDK-së, duke e cilësuar Istogun bastion të kësaj partie elite për realizimin e ëndërres dhe të programit  shqiptar për LIRI, PAVARëSI E DEMOKRACI. Madje Bujar Bukoshi u shpreh haptazi se këto tri fjalë boshte të programit të Dr. Rugovës janë jetësuar, janë jetësuar, tha ai, LIRIA e PAVARëSIA, por pak më vështirë është të jetësohet DEMOKRACIA. Bukoshi  kritikoi ashpër qeverinë e tashme të Thaqit dhe tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve komunale do të ndikojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ndërrojë qeverisja, në favor të LDK-së. Edhe z. Naser Osmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së  duke e quajtur Istogun të shenjtë në mbrojtje të filozofisë politike të dr. Rugovës, Istogun që është edhe vendlindja e Ibrahim Rugovës, nuk ngurroi të hudh një varg kritikash në llogari të Qeverisë Thaqi.

Në këtë tubim nga  Qendra moren pjesë edhe Melihate Tërmkolli,  Sanije Aliu, etj.

Masën e tubuar të shumë njerëzve këtu e nxiti në brohoritje frenetike Fadil Ferati, kryetar aktual i Komunës së Istogut dhe kandidat për kryetar të kësaj komune edhe në këto zgjedhje.     


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora