E premte, 26.04.2024, 11:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Fisnikja e skenes, “Kryezonja Violete”

E enjte, 27.09.2007, 07:06 PM


Nga Anisa Ymeri

Perqeshte pleqerine shpesh, fisnikja Violete. Por tani ajo pleqeria e nemur e mpaku, derisa nuk e la me ne jete. Violeta Manushi, “Ollga” e shqiptareve, Olimbia e “Karnavaleve te Korces” e deri plaka Nice e “Gjeneralit te ushtrise se vdekur”, ngerthehen ne emrin e saj. Galeri personazhesh, thone disa. E ato personazhe te krijuara, te mekuara prej Violetes se skenes, jane vepra e saj. Ajo veper qe e mban gjalle mes nesh edhe kur ka pushuar se marri fryme. Jeta e saj, pos momenteve te fundit kur dergjej ne shtratin e vdekjes, gjendet e gjitha ne nje liber. Jo rastesisht, perkrah emrit te saj shkruhet “Kryezonja e skenes”. Duke qene nje nder lulet e para dhe drita e artit skenik shqiptar, sic do ta pagezonte Dritero Agolli, ajo s’mund te shuhet prej kujteses se shqiptareve. E me te rinjte qe do te shkelin derrasat e skenes se Teatrit Kombetar, ku ajo dhe plejada e tere e artisteve shqiptare interpretuan, do mbajne mbi shpine peshen e lojes se tyre. Shumecka ka ndryshuar nder vite, por emrat e ketyre korifenjve jane te gdhendur nder keto derrasa skene e mure teatri.

Shumekujt i mungon e qeshura e saj, te tjereve shpirti plot gaz! Ndersa Pirro Milkanit, fqinjit te saj prej me se 3 dekadash e gjysme, i mungon kercitja e portes. “Me mungon zhurma e portes e ores 5 te mengjesit, kur fqinja ime Violete, dilte me shoqet e saj”.

Paraditja e djeshme, ajo e promovimit te librit mbi jeten e saj, shenoi edhe muajin e dyte te ndarjes nga jeta te Violeta Manushit. Grimca jete, copeza kujtimesh, psheretima munden te vinin ne skene prej miqve te saj, kolegeve, fqinjeve te mire, por edhe shqiptareve te vertete nga Shqiperia etnike. Ajo ishte te te gjithe, ndersa gazetarja Zenepe Luka, mike cerekshekullore e Manushit te skenes, autore e ketij libri, s’mundi te mos sillte ne mend biseda te fundit me te. Duke rrefyer, Luka ndali te takimi i fundit, ai i dy diteve para se te nderronte jete. Pat kerkuar promovimin e librit, teksa ajo te ishte gjalle, pasi ky liber ishte nje nder deshirat e fundit te jetes se saj. Ashtu do behej! Edhe me karroce ate do ta merrnin per ta cuar ne sallen e Teatrit Kombetar. Me gjithe shendetin e saj te renduar, ishte e veshtire te pranohej ikja e saj. Epo zemra nuk pyet as deshirat shpesh. Dje, dy muaj pas shuarjes se saj, ndersa ne skene vijne kujtime per Violeta Manushin, karrigia e saj eshte e zene prej nje buqete te bukur lulesh. Ndersa jashte binte shi fare i imet.

Libri, deshira e plotesuar!

Kryezonja e skenes jetonte vetem. Por, niper, mbesa, sterniper i pati perhere prane. Nuk pati femije te saj, ndaj edhe pati me shume femije se te gjithe. Shume mike e kolege iu bene te aferm te saj ne jete. E kush prej qenieve njerezore nuk ka deshira. Violeta Manushi pati nje te madhe. Librin, i cili u pagezua “Kryezonja e skenes”. Ndonese nuk mundi te jete ne kete dite promovimi te tij, se paku ajo mundi te dhuroje 200 kopjet e para me firmen e saj, kolegeve, miqve, niperve e mbesave. Autorja Luka, mike shume e mire e Violetes, kthehet pas ne kohe, duke kujtuar: “Pasi kthehet nga vizitat ne Turqi, me therret nje dite e me thote: Te lutem, bej cmos qe ate liber qe ke nder mend ta besh, ta nxjerresh sa me shpejte. Ti e di semundjen time!”. Ashtu u be, sic ajo deshiroi dhe librin e preku me dore, e lexoi, firmosi kopjet per miqte e saj dhe shkoi, duke lene pas copeza te panjohura te jetes se saj ne faqet e ketij libri.

Nje kapitull i pashkruar

Ajo u shua! Ndaj edhe ne kete liber te jetes se saj nje kapitull mbeti i pashkruar. Eshte kapitulli i lamtumires se saj. Jane ditet e fundit ne spital, ditet e fundit ne shtratin e shtepise, oret e fundit, porosite e fundit, homazhet, lamtumira, lotet e derdhur per te, nderimet e fundit. Te gjitha jane te pashkruara, jo ne kete liber se paku. Ato gjenden te shkruara ne faqet e shenimeve te autores dhe gazetares Zenepe Luka, dhe shpejt do te jene kapitulli i fundit i vepres se ikones se skenes, Violeta Manushi.

Adem Demaci: Zonjen e kemi ketu!

Promovim libri aq sa “In memoriam”. Skenen e Teatrit Kombetar ne nderim te kryezonjes Violeta Manushi e shkeli edhe shkrimtari, qe jo pak ka vuajtur birucave, Adem Demaci. I ftuar nderi, ne nder te nje personaliteti te skenes, Demaci rrefeu: “Keto jane prova te forta, pasi kufijte qe na i kane vene te tjeret, shpirtrat tone nuk i ndane, zemrat tona nuk i ndane. Ne jemi ketu e kultura na ka mbajt gjalle dhe eshte kultura jone, ajo qe do na mbroje edhe nga mposhtjet e tjera qe mund te kerkojne te na bejne”. Edhe ne “kazanin e madh” sic e quajti ai Bashkesine Evropiane, ne te cilen kerkojme te hyjme, duhet te ruajme mevetesine tone, te ruajme identitetin tone, jo vetem per veten tone, por Evropa dhe bota per zerin e Shqiperise. Ne atje e kemi vendin, e atje duhet te shkojme me vepra te verteta”. E per Violeten e skenes, ai u shpreh: “Zonja e madhe Violeta ka nderruar jete, por ajo nuk ka vdekur. Ajo tani do te jetoje me vepren e vet dhe do te jetoje me intensivisht dhe me shume sesa kur ka qene gjalle, pasi, ne shqiptaret jemi... kur ka qene gjalle themi se s’ia vlen e kur vdes themi: paska qene zonje”.

Nje liber per "Ollgen", kryezonjen e skenes

Kryezonja e skenes! Keshtu mban titullin libri kushtuar Violeta Manushit, e cila 2 muaj me pare u shua. E paraditja e sotme do mbledhe te gjithe, miq, kolege e te aferm te saj ne sallen e teatrit, te cilit ajo i kushtoi jeten. Jo me kot eshte zgjedhur pikerisht skena dhe salla e Teatrit Kombetar per te promovuar nje liber per ikonen e skenes. Autorja, njekohesisht edhe mike prej dekadash me "Ollgen" e dashur te shqiptareve, ka zgjedhur qe perkrah emrit te saj te shkoje fjala "Kryezonje e skenes". Duke e shnderruar kete ne nje liber-homazh per aktoren - gur themeli e Teatrit Kombetar.

Pritet qe pas fjales se hapjes nga Kristaq Skrami, drejtor i TK-se, te percjellin kujtime e vleresime nga personalitete te artit, kultures, skenes dhe filmit, bashkepunetore dhe miq te artistes, si edhe nje prej personaliteteve me te njohura te hapesires mbareshqiptare, shkrimtari Adem Demaci. Ndersa ne parathenien e librit te saj, gazetarja Zenepe Luka shkruan se "ka qene nje perpjekje e hershme per te shkruar kete liber, qe ka nisur nga regjisori Anton Pano dhe deri tek artisti i mirenjohur, Vangjush Furrxhi, por pata fatin e madh, qe une gazetarja, mikesha e artistes prej nje cerek shekulli, te realizoj endrren e tyre. Ishte nje perpjekje e dyfishte e imja, qofte si shkrimtare, ashtu edhe me pergjegjesine e Fondacionit Kulturor Mbarekombetar "Nermin Vlora Falaschi", qe ne statutin e tij ka qellim edhe botimet per grate e shquara te Kombit". Dhe eshte pikerisht libri "Violeta Manushi, kryezonja e skenes", ai qe cel siparin e ketyre botimeve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora