E merkure, 30.04.2025, 08:59 AM (GMT+1)

Një në dhjetë meshkuj përdor stimulantë seksualë

Shqetësues është fakti se moshat e reja kanë filluar të përdorin stimulantë të shtyrë nga dëshira për ta provuar. Andrologët rekomadojnë përdorimin e tyre në moshën 45-vjeçare. Kjo pasi, sipas mjekëve, duke qenë të pakontrolluara, ato përveçse nuk kryejnë funksionin e duhur japin edhe efekte anësore te meshkujt...

Anton Mazreku

Shtate vjet me pare, me 8 maj te vitit 1998, ne nje nga sallat e Muzeut Historik ne Tirane, pas 40 vjetesh, komentatorit ta madh Anton Mazreku i kremtohej perseri pervjetori i lindjes. Perse kjo heshtje kaq e gjate per kete figure te shquar te sportit shqiptar? Vertet nje harrese?! Nepermjet copezave te kujtimeve te mia do te perpiqem te hedh edhe nje here drite mbi kete figure te paharruar jo vetem te mikrofonit dhe penes sportive, por edhe te gazetarise sone edhe ne fushen shoqerore e letrare...

60-vjetori i Tragjedisë së Tivarit (1945-2005)

Data 1 prill 1945 shënon ditën e masakrimit të rreth 4200 shqiptarëve në Monopolin e Duhanit në Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për...

Një kampion shqiptar, 200 vjet para Krishtit

Në Shalës, në fshatin 40 km larg qytetit të Sarandës, ndodhet qytetit antik i paidentifikuar i Vastroit, i pagëzuar nga vendasit. Është zbuluar pikërisht, në një varr antik, i cili ndodhet mes banesave dhe objekteve të hershme, i punuar me mjeshtëri. Sipas arkeologut Halil Shabani, ky varr është zbuluar rreth viteve '60, në kohën kur në Shqipëri u kryen ekspedita nga misionet italiane...

Studimi më i fundit për gladiatorët romakë

Gladiatorët të cilët kaluan vite të tëra duke luftuar në amfiteatret e Romës antike, ishin të trajnuar mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe nga ana profesionale. Ata kënaqnin mbretërit duke treguar aftësitë e tyre luftarake pa e kuptuar që njëkohësisht po luftonin pa patur parasysh jetën...

Lagjet që dominojnë emigrantët shqiptarë në Athinë

Patisia, Kipseli dhe Eksarhia janë nga lagjet e kryeqytetit grek, në të cilat banon një numër shumë i madh emigratësh. Pasojnë sheshi Vathis, Ambelokipi, Pangrati dhe Gizi. Në kryeqytetin grek, dalngadalë po krijohen “Getot” e emigrantëve. “Geto”, jo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pasi në këto zona popullsia e emigrantëve është...

Durrësi

Thuhet se Ciceroni nuk deshi më të studionte në Dyrrahun e vjetër, pasi qyteti ishte shumë i lëvizshëm dhe i zhurshmëm, kështu vajti në Apolloni. Durrësi është i tillë edhe sot. Edhe pse nga vetë durrsakët përkufizohet si “qyteti ku nuk ndodh asgjë” pasditet e verës janë të zhurmshme dhe plot njerëz. Gjurmët e metropolit antik gjenden kudo në Durrës dhe kjo pjesë e vogël toke ruan ende një pjesë të historisë tonë dhe botës së vjetër. Vetëm 30 minuta larg kryeqytetit bregdeti i tij tradicionalisht ka qenë shtëpia e dytë e tiranasve ndërsa vitet e fundit po kthehet në vendpushimin e preferuar edhe nga shqiptarët jashtë kufijve...

Alma Ajazi: Ne shtrat me suksesin

Alma Ajazi është vajza nga Tirana që pakkush e njihte këtu edhe për arsyen se që 10 vjeç u largua nga Shqipëria për të jetuar në Amerikë. Me kurorën e më të bukurës së Diasporës në 1999 ajo ka fituar sigurinë të kërkojë gjërat që do në kohën e duhur, madje edhe duke bërë pak çmendurira, siç i quan ajo këto foto.

Pogradeci

Ne fillim ishte liqeni, liqeni i paster, i thelle e i stermadh si lot perendie Edhe tani, ngado te udhetosh, nga Tirana apo Korca, sapo del ne qafe te maleve te shfaqet liqeni pastaj qyteti relativisht i ri i Pogradecit. Me ndertime te reja te shumta dhe me nje popullsi te shtuar, te ardhur nga fshatrat rrotull. Te shkosh per te pushuar ne Lin eshte mire dhe qete. Edhe ne Drilon ose Tushemisht nuk do te kenaqesh me pak. Zona dikur te ndaluara ku mund te hyje vetem me leje te posacme, tani te hapura per cdo vizitor. Dhe perseri liqeni, me te cilin pogradecaret...

Kultura e Komanit në Delmace

Për më se një shekull, varrezat e Delmaces kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve vendas e të huaj. Gjetjet në këtë varrezë u bënë të njohura në kryeqytetet e Europës Perëndimore me emrin "Kultura e Komanit". Meqë Delmace i përket fshatit Koman, 4 km në lindje mbi një lartësi prej 568 dhe me një diametër afro 500 x 500 m...

Muzika Shqiptare

Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë. Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj...

Pikat G: Tani nje kenaqesi ne fuqi te katert

Nje studiues anglez pohon se ekzistojne kater pika G, industria farmaceutike ekspertimenton viagren per femrat. Kufijte e rinj te deshires femerore. Pika G, eshte zbuluar ne vitin 1950 nga mjeku gjerman Ernest Grafenberg, por vazhdon te kete ende shume dyshime mbi ekzistencen dhe vendndodhjen e ketij pulsanti te lumturise erotike...

Shkodra

Një vizitë në Shkodër për turistët do të ndahej në dy pjesë, duke përfshirë një shtëtije brenda qyteti, për të parë lagjet e vjetra dhe për të hyrë nëpër dyqane, kurse vizita e dytë është për të shkuar në kështjellën dhe ndërtesat historike për rreth. Nga sheshi kryesor ka një park të vogël plot kjoska ku mund të shijosh pije të mira dhe një akullore, nëse zë një nga karriget ku bie dielli. Hoteli është një pikë shumë e mirë referimi: në verilindje të tij, gjatë bulevardit kryesor rreth 400m, do të shijoni të vetmen “xhiro” të qytetit...

Kruja

U turrëm drej Krujës, njësoj si Skënderbeu, ora ishte rreth dy. I ftohti nuk na pengoi, por shoferi jonë kishte frikë kthesat dhe akullin, e dinim: në Krujë na priste bora. Pasi kalon Fushë-Krujën dhe ngjitesh rrugës plot pisha dhe ullinj, pamja e qytetit të del menjëherë përpara, dallohen që nga aty kalaja dhe muret e vjetra. Lapidare dhe vende të shenjta (tyrbja), dukeshin si shenjat të cilat duhet të ndiqje...

Korça

Kur të nisesh për në Korçë, dy gjëra duhet t’i kesh patjetër me vete: rrobat e trasha dhe shpirtin e ëmbël. Në këtë mënyrë do ta shijosh vërtet qytetin e borës dhe të serenatave. Kjo nuk është një klishe, ndryshe nga sa mund të mendohet për gjërat e thëna e të stërthëna, korçarët vërtet mblidhen para një gote vere dhe këndojnë gjithë natën serenata shoqëruar me kitarë. E filluam mbrapsht. Në fakt, më bukur do të ishte të parapërgatiteshe për darkën duke thithur ajrin dhe duke shijuar atmosferën e qytetit...

Gjirokastra

Linja ndarëse mes dy botëve është pjesa ku mbaron asfalti dhe fillon rruga me kalldrëm: ndahet pjesa e vjetër e Gjirokastrës dhe ajo e reja. Duken si një qenie e vetme prej guri ato shtëpi të vendosura sipër njëra-tjetrës, me dritare të ngushta me kanata druri; dyer shtëpish të prodhuara si dikur, të rënda dhe të forta. Në Gjirokastër nuk ecën, por “ngjitesh” sepse rrugët marrin gjithmonë të tatëpjetën: kështu, duhet të ngjitesh disa metra derisa të arrish te qendra në sheshin “Çerçiz Topulli”. Në pjesën e vjetër janë disa lagje karakteristike...

Vlora

Nga Tirana udhëtimi nuk është i mundimshëm: hyrja në Vlorë dallohet nga ullishtet e bukura që shtrihen në kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti si i zhytur si në gropë dhe pasqyra blu e detit e bën shumë tërheqëse pamjen. Pavarësisht historive me maska, rruga në hyrje të Vlorës, rrethuar me ullishte dhe mozaikët në gur me temë “realizmi socialist” krijojnë një atmosferë të këndshme ëndërrimtare për qytetin që duket nga larg. Pasi zbret kodrën, rruga vazhdon drejt brenda zemrës së qytetit...

Saranda

Është qyteti më i bukur bregdetar në Shqipëri. Duket sikur vetë Zoti e ka krijuar këtë vend me penelin e tij. Një sipërfaqe shumë e vogël ku gjenden kaq shumë monumente kulturore, historike dhe natyrore. I shtrirë mes blusë së detit, me një breg krejtësisht shkëmbor, rrethohet nga një ujë i pastër, i thellë dhe nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm. Së bashku me Vlorën deri në qafën e Llogarasë, bregdeti i Jonit është 137 km dhe thellësia e detit është 200 metra. Është qyteti më i preferuar në Shqipëri si nga turistët vendas dhe nga ato të huaj...

Historia e Shen Valentinos

Diku nga viti 175 para Krishtit, kur lindi ne Terni, Shen Valentino, padroni i qytetit te Dashurise dhe mbrojtesi i te dashuruarve ne te gjithe boten. Valentino ia dedikoi te gjithe jeten e tij komunitetit kristian, qe ishte formuar ne qytet, 100 kilometra nga Roma, ku ishte shume e fuqishme persekutimi ndaj njerezve qe predikonin mesinmet e Jezusit...

Claudia Cardinale

Pas syzeve te saj te vogla gjen sy te lyer shume fort, goja eshte e rivizatuar me laps buzesh, vareset ndricojne rreth qafes. Klaudia Kardinale, gruaja dhe sovrania do te perbente vec nje bukuri mes te tjerash nese ajo nuk do te kishte buzeqeshjen e saj shkelqyese. "Une jam fotozhenike", rinjeh ajo vetveten me thjeshtesi...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx