Haki Zllami: ''Pasaporta e Majemalthit''
Në këto ditë të nxehta, po ecim drejt asaj dite të së “martes së zezë”, të 31 korrikut të vitit 1975. Tridhjetë e shtatë vjet u bënë nga ajo ditë që nuk harrohet. Nuk thuhet kot se gjërat,sido qofshin, t’i kujtojmë me qëllim që ndonjëra të mos përsëritet, se mjaft me lëndime zemrash, se boll me këputje këngësh përgjysmë, tejngopur prej thyerje shpirtërash…


























