Kristaq Turtulli: Çaponjtë e djeshëm
Dora ime e ngurtësuar trokiti si çok, për të pestën herë, në portën e vjetër. Këtë herë më fort, me padurim. Dera e madhe e vjetër u drodh e oshtiu dhe tok me të gjithë shtëpia e gërmuqur, si të gjendej e varur në çengelin e kasapit. Hodha një hap prapa dhe rrugica e kalldrëmtë hungëriu...
























