Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Në Paris vritet liria e shtypit
E enjte, 08.01.2015, 09:35 PM
NË
Nga Frank Shkreli
Të mërkurën në Paris të Francës, terroristë të maskuar sulmuan kryeqëndrën e revistës satirike Charlie Hebdo duke vrarë 12 veta të pafajshëm, 10 gazetarë dhe dy policë dhe kanë plagosur disa të tjerë. Ndër gazetarët e vrarë përfshishej redaktori Stephane Charbonnier dhe satiristët e njohur Georges Wolinski, Jean Cabut dhe Bernard Verlhac.
Sido që
ta shikosh, ky ishte një akt barbar që shkaktoi një tragjedi njerzore, por në
thelb ishte një akt terrorist i shëmtuar kundër lirisë dhe demokracisë. Sulmi në
Sulmi
barbar kundër gazetës satirike Charlie
Hebdo në
Reagimet
ishin të shpejta edhe nga udhëheqsit më të lartë botërorë të cilët u shprehën
të shokuar nga sulmi në
Reagimi ndaj barbarizmit kundër gazetarve francezë në Paris ishte i shpejt edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, i cili duke shprehur indinjatën e tij të thellë, dënoi sulmin duke thënë se, “Ky akt i tmershëm barbar ka për qëllim të ndajë e të pëçajë dhe si rrejdhim ne nuk guxojmë të biem në atë kurthë. Ky është një moment për të treguar solidaritet në mbarë botën, duke qëndruar të fortë në mbështetje të lirisë së fjalës dhe tolerancës dhe kundër forcave përçarëse dhe atyre të urrejtjes”, u shpreh Ban ki Moon. Ndërsa Papa Françesku e dënoi ashpër atë atë që ndodhi në Francë duke e cilësuar si një “sulm i tmershëm”, i cili tmeroi jo vetëm Parisin dhe Francën por shqetësoi dhe habiti të gjithë njerzit vullnet mirë dhe të gjithë ata që dëshirojnë paqën. Udhëheqsi i Kishës Katolike u bëri thirrje të gjithëve, “Që të kundërshtojnë me çdo mjet që kanë në dispozicion përhapjen e urrejtjes si dhe të gjithë format e ushtrimit të dhunës fizike dhe morale, të cilat shkatërrojnë jetën njerëzore dhe shkelin dinjitetin e njerëzve, dhe që nga ana tjetër, minojnë në mënyrën më radikale të mirën themelore të bashkjetesës midis individëve dhe njerëzve pa marrë parasyshë dallimet kombëtare, fetare ose kulturore.” Cilado qoftë arsyeja për atë sulm, dhuna që përfundon në humbje jete njerzish duhet të dënohet dhe nuk mund të justifikohet kurrë, është shprehur Papa Françesku. Ndërsa Organizata për Sigurim dhe Bashkunim në Europë në një komunikatë që lëshoi me këtë rast thotë se, “Në një shoqëri demokratike është e nevojshme të pranojmë që të shokohemi, të zemërohemi, madje edhe të ofendohemi. Por përdorimi i dhunës, kundër atyre që kanë një mendim ndryshe, është i papranueshëm”, dhe u bën thirrje qeverive të ndryshme që të “marrin të gjitha masat që është e mundur për të luftuar presionet, frikësimet dhe dhunën, përdorimi i të cilave ka për qëllim ndalimin shfaqjes dhe të përhapjes së opinioneve dhe ideve të ndryshme.”
Ndërsa
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në një deklaratë në lidhje me sulmin
në liria e shtypit janë vlerat themelore. Ato janë vlera
universale. Janë parime që mund të
sulmohen por kurrë nuk mund të zhduken, sepse njerëz të ndershëm dhe të
guximshëm anë e mbanë botës, nuk do të dorëzohen kurrë para frikësimeve dhe
terrorit të atyre që përdorin mënyra të tilla me qëllim për të zhdukur ato
vlera universale.”
Mbarë
bota po e konsideron sulmin në zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo Paris që
mori jetën e 12 vetave të pafajshëm, pikëspari si një humbje dhe tragjedi
njerëzore, por edhe si një sulm të përgjakshëm kundër lirisë së të shprehurit
dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe jo vetëm në Francë. Sulmi që shkaktoi vrasjen e 12 vetave të
pafajshëm, po shikohet dhe komentohet njëkohsisht edhe si një përpjekje për t’i
mbyllur gojën jo vetëm medias së lirë franceze dhe asaj europiane, por edhe më
gjërë. Media të ndryshme dhe përfaqsues
të medias së lirë dhe të pavarur në
Francë dhe anë e mbanë botës, thonë se janë të vendosur që të mos frikësohen
dhe të mos adaptojnë vet-censurimin, si rrjedhim i masakrës së gazetarve në