Editorial » Shkreli
Shkreli: Marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-amerikane
E diele, 02.11.2014, 09:27 PM
MARRËDHËNJET USHTARAKE
SHQIPTARO-AMERIKANE
Nga Frank Shkreli
Javën që
kaloi, Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë
zyrtare në
Bazuar në
deklaratat mbi bisedimet midis dy palëve, si pala shqiptare ashtu edhe ajo
amerikane, vlerësuan marrëdhënjet shumë të mira midis dy vendeve në përgjithësi
dhe theksuan veçanërisht bashkpunimin midis Washingtonit dhe Tiranës në luftën
kundër terrorizmit. Zëdhënsi i
Pentagonit, Admirali John Kirby, duke dhënë hollësi për takimin në Pentagon
midis Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministres Shqiptare të Mbrojtjes,
tha se Sekretari Hagel, i cili e kishte ftuar zyrtarisht Zonjën Kodheli,
falenderoi Ministren shqiptare për përkrahjen dhe ndihmën bujare që Shqipëria
ka dhënë për qeverinë e Irakut, duke i dhuruar qeverisë në Bagdad mjete dhe
furnizime ushtarake. Shqipëria, shtoi
zëdhënsi i Pentagonit, ka luajtur një rol udhëheqës në përpjekjet e tanishme
ndërkombëtare për të ndihmuar dhe për të furnizuar forcat kurde me armë dhe
municion në luftën e tyre kundër forcave terroriste të Shtetit Islamik të
Irakut dhe Levantit,
Në një deklaratë për median në lidhje me takimin e ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Admirali John Kirby tha gjithashtu se zyrtarët e lartë diskutuan gjithashtu edhe mbi përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe për të modernizuar forcat e saj të armatosura, përfshirë edhe oficerët shqiptarë të cilët u diplomuan kohët e fundit nga Shkolla e Kandidatëve për Oficerë të Gardës Kombëtare të shtetit Nju Xhersi. “Modernizimi i forcave tona të armatosura është në top listën e prioriteteve tona”, tha Ministrja Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës pas takimit në Pentagon, duke shtuar se rolin kryesor në këtë proces do ta luajnë Shtetet e Bashkuara. Ajo vazhdoi duke thënë se ne “jemi drejtuar tek armatimi i standarteve të NATO-s; bashkëpunimi është më se i frutshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake dhe të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqëruajtëse, kudo ku është ushtria amerikane dhe kudo që ka padyshim forca të armatosura të çdo vendi në NATO”.
Admirali Kirby u tha gazetarëve se të dy udhëheqsit e lartë të mbrojtjes ranë dakort për të vazhduar së bashku punën drejtë kapaciteteve të Shqipërisë për trajnimin dhe edukimin e oficerëve ushtarakë. Në deklaratën e Pentagonit thuhet gjithashtu se gjatë bisedimeve midis dy krerëve të mbrojtjes, Ministrja e Shqipërisë Kodheli nënvijoi përpjekjet e vendit të saj për të modernizuar forcat e armatosura me armë të standardeve të aleancës së NATO-s. Zonja Kodheli, sipas zëdhënsit të Pentagonit, bëri thirrje dhe inkurajoi bërjen e investimeve në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Sekretari Hagel shprehu gjithashtu falenderimet e tija Shqipërisë, për ndihmën e saj në misionin ndërkombëtar në Afganistan si dhe për angazhimin e Tiranës zyrtare në mbështetje të misionit atje edhe pas vitit 2014.
Marrëdhënjet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë 25 viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, marrëdhënje këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas shëmbjes së diktaturës komuniste. Vizita e fundit e Ministres shqiptare të mbrojtjes, Zonjës Kodheli në Pentagon është provë e marrëdhënjeve të mira politike dhe ushtarake, jo vetëm midis dy palëve, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku forcat shqiptare të armatosura kanë shërbyer krah për krah dhe këmbë për këmbë me forcat e ushtrisë amerikane për sigurimin e paqës në zona konflikti, përfshirë edhe Kosovën.
Vizita e
parë në
Gjatë 25 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar të jenë mike dhe partnerë të ngushtë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërkohë që kombi shqiptar vazhdon të hedhë hapa përpara drejtë konsolidimit të një demokracie të vërtetë dhe të integrimit të plotë të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike. Si anëtare e NATO-s, Shqipëria vazhdon të japë mbështetjen e saj ndaj sigurimit rajonal dhe paqës ndërkombëtare. Vizita e Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli në Washington javën që kaloi -- të cilën, në një intervistë me VOA-n shqip ajo e cilësoi si një vizitë që “rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër” -- përforcon rolin e Shqipërisë mbrenda aleancës së NATO-s dhe rritë rolin politik dhe ushtarak të Tiranës, jo vetëm në marrëdhënjet ushtarake midis Shteteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por edhe më gjërë. Njëkohësisht, vizita e Zonjës Kodheli në Washington, e bën edhe më të rëndësishëm dhe më të besueshëm angazhimin rajonal dhe europian të Tiranës zyrtare në mbështetje të stabilitetit, të sigurimit dhe të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhënjet e ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane në fushën ushtarake si edhe ato të nivelit diplomatik dhe politik midis dy popujve gjatë çerek shekullit të fundit, kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zejë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve europiane, por njëkohësisht ka ndihmuar edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.