E marte, 03.06.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Kerko: Zeqir Lushaj

Zeqir Lushaj: Jeta…, jeton në kujtime

-Hajde-hajde, o Nuro. Hajde ta bajmë një fotografi…Edhe ndigjoni këtu ju të tjerët:-Jo kjo Rugova që po fejohet sot, por as nana e Rugovës-Mirja, vajza e motres time të paharruar Ajshe Miftares, nuk ka pas lindur akoma kur unë e Nuredin Lushaj kemi qenë shokë shkolle e konvikti në qytetin e ri të Bajram Currit, kah gjysma e dytë e viteve ’50-të....

Zeqir Lushaj: Artistët e gurit...

Në Rinas, mbas asaj rruge shumë të gjatë e të lodhshme nga Amerika, na priti djali ynë Lulzimi, i cili ka mbi 20 vjet që jeton e punon në Zvicërr, profesor në kolegjin “Champittet” të Lozanës. Ai kish shkuar një javë përpara nesh dhe kish filluar pushimet verore te shtëpia e jonë në Mal-Shëngjin. Gjatë rrugës për në Lezhë, mbas dvetjeve të zakonshme për punën dhe shëndetin, djali më tha:-Babi!– E di që ini të lodhur, por, sot, rrugës ...

Kadri Mani: Art me erë luleblini

Po fillojmë nga titulli e nëntitulli: ndjesitë, mbresat nga vendlindja, fëmijëria, mikpritja, solidariteti me skamnorët, hija e blinit, flladi i lehtë erakëndës i gjetheve të blinit, ujët e ahishtës është si ilaçi mjekues, tretës! Qumështi i dhisë ilaç për mushkëri, u hoqën dhtë, u hapën dispanzeret kundër tubërkulozit!Çunaku i zgjuar 14-vjeçar, Zeqir Lushaj, përpinë dhe ...

Zeqir Lushaj: Botim përkujtimor, në një-vjetorin e nanës

Gjithmonë, kur largohemi nga shtëpia, jemi mësuar me bekimin e nënës: “Mirëardhësh bir”.Por sot po ndodh e kundërta.Nuk është më Nana Shkurte në prag të derës që hesh veshtrimin e përlotur e përshpirt: “Mirëardhësh bir”.Sot jemi ne, që po e percjellim me sytë e perlotur e kokë-ulur nga pesha e dhimbjes, nanën e Nuredinit, të Ukës, të Zeqirir, të Rukës, Florës e Xhbanes. Dhe ajo po largohet nga sytë tanë drejtë horizontit të pavdeksisë ...

Zeqir Lushaj: Vebi Taflaj - Gazetari fantastik i Shëngjinit

Si thoni ju, të dashur koleg e lexues të nderuar të ZSh-së: - A mund të quhet fantastik një gazetar që në jetën e tij nuk ka shkruar dy rrjeshta në një gazetë elektronike as të printuar?Unë them se “Po”, mund të quhet. Një të tillë e njoh, të paktën këtu e rreth dy dekada. Dhe, të ju kallxoj të drejtën, kaq e kaq kohë portreti i tij vërtitet në mendjen time por vetëm tani në pushimet e këtij viti jubilar, në brigjet ...

Zeqir Lushaj: Njeriu dhe Religjioni

Isha në klasën e katërt fillore, pra, rreth 10-vjeçar. Nën hijen e Blinit, po pushonin katër burra të cilët kishin mbështetur ngarkesat e shpindës në rrënjët e dala të Blinit të vjetër e po bisedonin.Njeri nga ata mu drejtue:- A mos je i Sadikut, more djalë?-Po, -ju përgjigja unë,-A asht Sadiku tu shtëpia,-vazhdoi ai? ...

Zeqir Lushaj: Shtëpia e Zotit

Mali i Shkëlzenit. I mrekullueshëm! Ndër më të lartët në Alpet tona, ndër më të pastërtit, ndoshta, të krejt Botës.Thonë se, edhe vet emri Shkëlzen, vjen nga Shkëlqen (pra, ban dritë).Dhë vërtetë, Ai mal, shkëlqen. Shkëlqen, në verë nga dielli që e zë “në pikë të sabahit”,dhe e ledhaton në darkë, bashkë me muzgun. Edhe në dimër, Ai mal është shtëpia e parë dhe e fundit e borës së bardhë, ndaj shkëlqen edhe ...

Zeqir Lushaj: Atdheu i zogjëve shtegtarë

Zoti, gjithkujt ja ban çaren,Ashtu si miliardave, edhe ne,Zogjtë shtegtarë të Globit,Sot, Amerikën kanë At’dhe’.…!Përplasjet e emigrantëve,Krijuan, male e kanjonë,Jo termetet as vullkanet,Siç, gjeografët e thonë.Misisipi…, deri në Misuri,Për mua, më shumë se lumë,…Një kolonë shumë e gjatë,Mizëri e paprerë-refugjatë...

Zeqir Lushaj: Duhej të vdiste motra!

Stërgjyshërit tanë,Ilirët e famshëm,Ndërtuan kala,I kemi edhe sot krenari!E ne, nip-sternipërit e tyre,(Që rrëmisht i biem gjoksit),Lazdrohemi nga mrekullia,Kur ndërtojmë një shtëpi.“Shtëpi të kohës”,(Që nuk jetojnë as një shekull!)Dhe rrudhim buzët poshtë Kalave:-…Ç’është kjo gjë e vjetër?...

Zeqir Lushaj: Ikja e Kolonelit

Njoftimet për shendetin e tij që prej muajsh kishte marrë teposhten e pakthyeshme, mi jepte vet, me imella, thuajse çdo javë. Edhe nga Italia edhe nga Tirana. Nuk po i botoj edhe nga sendimenti ndaj lexuesit që nuk dua ta emocionoj e pikëlloj. Por, java që shkoi, nuk më solli ndonjë lajm të ri për gjendjen e mikut e dashamirit tim bashkpunëtorti korrekt të ZemraShqiptare, inxhinierit e gazetarit të mirënjohur, kolonel Halil ...

Zeqir Lushaj: Kot i biem gjoksit

NE…,Dijmë të bajmë gardh,Në mes arës e livadhit,Të shtyhemi me vëllain,Rreth shtëpisë e stanit.NE…,Dijmë të ofendojmë,Kur duhet buzëqeshja,Jemi hipokritë,Na pelqen vetvetja.NE…,Fshihemi pas gurit,Dijmë të të vrasim,Këngët për trimerinë,Gjithandej buçasin!Kush është si NE,Njëri-tjetrit i thomë,Thikën mbas shpindës,Diku…, natën-vonë...

Zeqir Lushaj: Qershori i qershive

Shpirtin, …në Kukës të Vjetër,Varrin, … te Blini në Gri,Plot 50 vjet i dashtun Beqir,Nuk u shterrue loti për Ty! …!…Me kurreshtje i ndiqnim lajmet,Përnatë, këtu e para 30 e sa vjet,Tek mbushej liqeni i Fierzës,Kukësi i Vjetër në rrënoja mbet.Përmbytjen e qytetit të Veriut,(Si një legjendë e kujtoj dhe sot),Po e prisnim në mënyrë festive,Ndërsa nanës i ranë dy pika lot!...

Zeqir Lushaj: Me këtë njeri edhe mund të isha vrarë!

Këtë farë burri, trupmadh, të rëndë, me mustaqe, me një shikim tejet të dyshimtë e shpesh si provokues, që unë e kam përditë në krah, dhe punoj me të tash sa vjet, e quajnë, Xhoi. Është serb, bash nga Beogradi.Mua, më quajnë Zeqir, dhe, jam shqiptar. Për një serb dhe për një shqiptar, të paktën, tash sa e sa shekuj, është gjeja më “normale” që, ata të ishin vrarë me njëri- tjetrin. Siç janë vrarë me mijëra e me mijëra. Këtë fat, mund ta ...

Zeqir Lushaj: Veç me Krishtin e armët tona

Dhe Unë, po dua që të përshëndes këtë (takam burrash), këtë dymbëdhjetëshe poetësh lek-bibas, miqtë e mi të dashur e të nderuar, edhe shumë të tjerë si këta, nga ajo trevë etnike-folklorike, me një vjershë timen, pikrisht kushtuar asaj krahine të lavdishme shqiptare, me emrin “binom epik”, Nikaj-Mërtur.Kur ta shohin e ta lexojnë këtë antologji, këtë “polifoto” miqësore në ZemraShqiptare, të gjithë këta krijues, prej atje ku janë, nga Bajram Curri...

Zeqir Lushaj: “Heshtja e bardhë” nga Gjin Gjonpali

Ne iu kërkojmë ditëve lumturi,Ato na e falin sipas mënyrës së tyre,E ne lumturohemi deri në shtat qiej.Por ditët nuk janë tonat…Ne ju kërkojmë ditëve gëzime,Po ato ngatërrohen e na japin edhe brenga,E ne i fajsojmë e nxihemi sterrë.Por ditët nuk janë tonat…Ne iu kërkojmë ditëve dashuri,Ato na e shpërfaqin sipas mënyrës së tyre,E ne digjemi flakë ndjesive të kaltra...

Zeqir Lushaj: Shën-Gjergji i Rugovës

(Për vajzën e vëllait tim, të ndjerit Ukë Lushaj, për Rugovën,që, më 6 Maj, ditën e Shën-Gjergjit ka edhe ditëlindjen e saj.Para 10 ditësh ajo ndërroi nishanat e fejeses me djalin nga DragobiaShkëlqim Ismailaj.Pra, këtë Shën-Gjergj, më lejoni ta quaj:-Shën-Gjergji i Rugovës)...

Zeqir Lushaj: Dy tregime në një ditë morti

Interesant është jeta. Njeriu, ka detyrime të gjithanshme, nga më të ndryshmet. Për të gjallë, e për të vdekur. Bile, për të vdekurit, detyrimet e marrin një peshë, si të dyfishtë se, e kanë peshën e amanetit. Amanetet, nuk ban që të nënvleftësohen. Në traditën tonë kombëtare, amaneti është gati i njëvlefshëm, me besën e burrit, me Besën Shqiptare. Shpesh, këto të dy fjalë, trajtohen si sinonim.“Eshtë njeri, amanetqar”, - thuhet për tjetrin, e, është njësoj, sikur të kesh thanë: - “është njeri, besnik”!...Nisur nga ky ...

Zeqir Lushaj: ''Albani'' i thonë këti vendi

N’shehër t’Pejes , plot historina,Asht Shkololli n’shpitë e mira .N’daç për bukë n’daç për trimëni,Kështu asht rrit, Xhemajli i ri.Ky njomzak si djalë hazretit,Nip ndër kulla të Sherametit.Krejt – sugar pa brisk në faqe,Hap dyqan – berber në lagje...

Zeqir Lushaj: Fishekët në djep

Në mes borës e suferinës,Çante nëna për tek mali,Kish mbi shpindë bukë e fishekë,Bashkë me shokët ish dhe djali.I thanë,-Kaçi është bërë trim,E kemi zgjedhur komisar,Gjuhëbilbil - i thërret rinia,Që gjithnjë e sheh në ball.…!Hije t’zeza rrotull shtëpisë (!),Ajo, n’djep i lidhë fishekët,Nina-nana u këndon te koka, “Rritë” barotin që donë djemët...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx