E premte, 20.02.2026, 06:24 PM (GMT)

Kulturë

Elvi Sidheri: Pse FYROM-i dhe Vojvoda i ri gjejnë guximin t’i shpallin shqiptarët si vrasës në 2012-ën?

Me këtë nofkë njihet gjerësisht në FYROM-land, kryeministri i gjithpushtetshëm i asaj republike, e cila dikur ishte edhe pjesë federative e ish-Jugosllavisë që patkonjtë nga dielli i ktheu nja 20 vite më parë.Bëj fjalë sigurisht për Vojvodën e ri, një njeri të zgjedhur 3 copë herë si kryeministër i vendit të tij.Ylli i tij i veçantë, nisi të ndritte me forcë, ditëve të errëta kur në të njëjtën kohë po fillonte të eklipsohej gjithmonë e më tepër një tjetër figurë “epike” e VMRO-së moderne, ajo e Ljupço “Vojvoda” Georgievski-t!...

Mediat gjermane: Lufta maqedonase e kulturave

Në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung botohet artikulli me titull "Lufta maqedonase e kulturave. Shtohen tensionet fetare" me autor Michael Martens:"Arrestimi i 20 të dyshuarve për terrorizëm në Maqedoni hedh një dritë shqetësuese mbi konfliktet etnike dhe fetare, që po thellohen në këtë vend të Ballkanit. Burrat u arrestuan në një bastisje në shkallë të gjërë në disa lagje të Shkupit sipas ministrisë së Brendshme dyshohen të jenë përgjegjës ...

Përparim Hysi: Mirënjohja dhe mosmirënjohja

Diku e kam thënë:-Po harrova të ligën,le t'më nxjerrin një sy.Po harrova të mirën,të m'i nxjerrin që të dy. E solla këtë thënie jo pa qëllim.Para lexuesit,do të sjellë edhe mirënjohjen,po dhe mosmirënjohjen,për të treguar se të dyja janë pronë e njeriut.Dinjiteti i një njeriu varet se sa e vlerëson ai mirënjohjen. Por le t'i lëmë "paradigmat" e të futemi në temë...

Kristaq Turtulli: Sytë e virgjëreshës

-Adrian, të kërkon mjeshtri Vrami,- dëgjova të më thërrisnin nga poshtë.Ndërpreva me bezdi punën, lëshova krahët të preheshin të qeta dhe mbylla sytë ngadalë të ndaloja marramendjen. Kur i hapa dhe u rrotullova në dërrasat e skelës, dallova fytyrën e rrumbullakët si meshë e murgut të vogël Oshma. Nervozohem kur më shkëputin vëmendjen dhe më detyrojnë ta lë punën në mes aq më tepër kur pikturoj sytë e Shën Mërisë. Ka ditë dhe net ...

Kalosh Çeliku: Kakademiku

Herë ec me njërën, herë me tjetrën këmbë. Në një dorë mbaj brekët, me tjetrën shkopin. Njëri sy më shikon para këmbëve, tjetri në qiell. Veshi i djathtë dëgjon Lumin, i majti Rrufenë. Kokën ma mban qafa, qafën e mbaj unë. Mua më mban toka.Kush e mban Diellin?Ja, këtij duhet t’i gjejmë një qafë të fortë, o njerëz! Ç’është e drjeta ai e ka qafën. Po, ne nuk dijmë kush e mban Diellin? Si çdo kokë që e ka qafën e vet, ashtu duhet ta ketë edhe Dielli. Dielli duhet të ketë edhe këmbë…

Baki Ymeri: Zemra shqiptare dhe gjaku i saj

Jo për revistën e famshme të blogosferës shqiptare e kemi fjalën, disa shkrime të së cilës i lexojnë mbi dymijë vetë në ditë, por për Ismail Qemalin dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Autori Lefter L. Dilo thekson më 1962: Një pëllëmbë vend kjo toka jonë, por në çdo pëllëmbë dhe është edhe një vend përleshjesh me armikun që sulmon një peridha të ndryshme. Një grusht njerëzish të parët tanë, por syri nuk iu trembet nga sulmet e fuqishme të...

Vladimir Muça: Vallja e vargjeve të lira në truallin Dardan

Poeti Adem Zapllusha paraqitet në këtë libër të 44-tert si krijues me formim të gjërë letrar, me konceptime të qarta, vizione e stil modern ku bie në sy mëkimi i muzës së poetit me poetikën migjeniane. Adem Zaplluzha vjen në truallin dardan me pasaportën e vet biometrike e ligjësuar që të kalojë pa frikë çdo doganë në Shengenin poetik Europian...

Riza Braholli: Qyteti me dy kate

Romani “Qyteti me dy kate” i Pirro Lolit është ndërtuar si një metaforë e vetme. Një qytet me dy kate. Dy kate të një ndërtese. Qytetërimet kështu lindin mbi themelet e njëri – tjetrit. Por kati i dytë ka tjetërsuar të parin, themelin. E pushton atë. I rrëmben tokën, nëntokën, artin, perënditë, emrat, zakonet, legjendat, mitet, ullinjtë, varret e të parëve. Kjo e intrigon autorin të na ...

Visar Zhiti: Letërsisë i mungonte rrëfimi i ndjesisë

Në një kohë kur ende pas më shumë se dy dekadash në Shqipëri vijon debati për persekutimin dhe persekutorët, për hapjen ose jo të dosjeve të tyre, poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti, përmes dy librave të tij më të fundit “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, na rrëfen përvojën e tij dhe ndjesinë brenda hekurave në kohën e diktaturës, me vokacion të ardhmen. Në këtë bisedë, Zhiti thotë se pa kujtesën kolektive një shtet nuk mund të eci dot ...

Sinan Sadiku: Një libër që meriton të mos harrohet

Mund të themi se poezia shqipe në Kosovë gjatë viteve `80 në aspektin artistik e arriti nivelin, gjegjësisht u barazua me poezinë e popujve përreth dhe në përgjithësi me poezinë evropiane. Sado që një zhvillim i shpejtë i kësaj poezie kishte filluar në vitet `60 dhe kishte vazhduar gjatë viteve `70, tek në vitet `80 kjo poezi e zuri hapin me kohën dhe arriti aty ku kishte mbërri poezia e popujve të tjerë evropian, të cilët kishin pasur kushte dhe rrethana shumë më të volitshme. Ishin kushtet e rënda të shtypjes dhe ...

Ilmi Veliu: Aleksandri shqiptar

Aleksandri Madh i III-ti i Maqedonise antike (Leka i Madh), ka qene me origjine shqiptare, sepse babai i tij Filipi i II ka qene nga fisi Ilir i Paionve qe kan jetuar ne rrjedhen e mesme te Vardarit, nga Shkupi (Skupi) deri te Velesi (Velazora) dhe nena e tij Olimbija nga fisi ilir i Molosëve që kanë jetuar ne jug te Shqiperisë së sotme ose ne Qamëri. Molosët kanë pasur edhe shtetin e tyre të parë ilir. Filipi i II dhe pas tij djali Aleksandri i III ...

Xhevahir Cirongu: Liqeni i lotëve blu

Ai qytet ishte me të vërtet i magjishëm.Çdo gjë që rrethonte në këtë qytet; që nga gurët e bardhë e pemët e gjelbërta për gjatë gjithë stinëve, të shfaqen para syve si një tapet përsipër tij. Shtëpitë karakteristike janë vendosur si gurë shahu.Nën këmbët e qytetit, atje në bregun shkëmbor,dallgët e detit përplasen e puthin gurët.Pastaj, me vete marrin puthjet e ëmbla e nën zhurmën e tyre largohen thellë në det.Kodrat e veshura me portokalle e limona shtrihen deri në rrëzë të maleve...

Demir Krasniqi: Lisi flet

Trungu i lisit me mua flet ,Me gjoks hapur gjithnjë më pret ,Do t’ ma qajë mua një dert ,Për një dhembje e një siklet !Mirë se erdhe biri im ,Eja e ulu n’ trungun tim ;Ta tregoj një muhabet –Ku jetova 500 vjet !...

Flet Drejtori i TOB-it, akademiku, Zhani Ciko

Para disa ditësh në TOB nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve në kuadër të vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë u shfaq “Pena e muziktarëve rilindas” me muzikë nga Arkivi.Në koncert u ndoq dokumentin i parë i muzikës shqiptare (1881) “Bashkimi Shqipërisë”,“Himni i Organizatës Vatra” (i cili ekzekutohet për herë të parë) e deri tek krijimet e viteve 1930 – 1940. Një pjesë e mirë e repertorit u ekzekutua për herë të parë. Autorët:Palok KURTI, Frano NDOJA, Fan S. NOLI, Lec KURTI, Martin GJOKA , Thoma NASI, Murat ...

Thani Naqo: Triptik me poezi lirike

Mos më përgjo kur jam në gjumë,Frymëmarja ime si psherëtimat e pyllit.Në errësirë dallon edhe kur një rrudhë,Më gdhend kryqe mes ballit e gjer n’ cep të syrit.Mos përgjo rrjedhën e lumit të fshehtë,As ankthet e zemrës ti s’ke pse numëron.Tek unë bëri shtrat dashuria jote e vjetër,E moti me shi e gjëmime, atje gurgullon...

Antologji nga Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë, 1413-2007

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në kuadrin e programeve të Ministrisë së Kulturës dhe nën përkujdesin e prof. Luan Malltezit, këto ditë doli në qarkullim Antologjia e Fotaq Andreas “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007”. Po japim më poshtë pjesë nga Parathënia e autorit rreth vlerave të këtij libri, me një këndvështrim sa historik, aq edhe enciklopedik, shkencor e kulturor. Antologjia e ilustruar “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007” nën penën e autorëve francezë vjen në këtë vit të shënuar të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë si një vëllim i dytë i Antologjisë “Pena të arta franceze për ...

Fatmire Duraku: Ritmi i rrjedhës

Paraqitja me librin e parë me tekste poetike e Fakete Rexhës njëzet e sa vjet më parë, për lexuesin dhe kritikën letrare te ne, padyshim shënon një moment të veçantë në krijimtarinë e femrës shqiptare në Kosovë. Dhe kjo, në radhë të parë, për shkak të frymës së re që solli poetika e saj si në formë po ashtu edhe në përmbajtje. Libri “Mal me frymë” i ngërthen të gjitha karakteristikat e një libri të mirë dhe pashmangshëm radhitet ndër librat e parë shumë të suksesshëm në poezinë e viteve të `90-ta përgjithësisht. Për...

Violeta Gashi: Ndrikullat

Në Karriga , Shkëlqejnë dhe t’Shkëlqyeritedhe pse jo në Shpirtbardhësi e kanë vetëm me t’mëdhenje Shqiponjat që Luftojnë por s’i Kuptojnësi dhe në Luftë edhe t’karrigës i Harrojnë !Ndrikullat dardane , shkojnë edhe ka nuk shkojnëdhe Shqiponjat me minoritete është Punë e madhe që janë n’Belae Ndrikullat e ndryshme që vijnë n’Kosovë por edhe Shqiponjatn’Pritje pa gojë me veshin Lart që n’sy të tyre prapë për Futboll !...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx