Hamit Taka: Shembja e lumturisë
Sa herë kalonte rrugëve të kryeqytetit, i cili e kishte magjepsur bukuroshen provinciale më tepër se sa ishte në të vërtetë, ajo ndalej para vitrinave, ku ekspozoheshin mallrat më të mira në shitje. Kur e joshte ndonjë çantë, ndonjë shami, ndonjë shall apo ndonjë bizhuteri, futej brenda dhe vështronte gjithçka me kureshtje, ku çdo gjë i dukej më e mirë se tjetra. Mirëpo të gjitha i dukeshin më të shtrenjta se kursimet e saj. Motivi i vetëm ishte një dhuratë e bukur për mamanë e vet dhe për atë, që i kishte krijuar ...


























