E premte, 26.12.2025, 07:22 AM (GMT)

Kulturë

Musa Mehmeti: Lartësitë e krijimtarisë artistike

Kësaj radhe, në veçanti, vëmendjen tonë e përfitoi krijimtaria artistike e Remzi Limanit. Ky artist krahas sukseseve dhe kreacioneve në fushën e dizajnit grafik dhe letërsisë, me përkushtim e invencion të thellë vazhdon edhe krijimtarinë pikturore në teknikat: akuarel, guash, pastel dhe vaj në pëlhurë.Motivet kryesore të këtij artisti serioz janë peizazhet (tokësore, ujore, malore, vendbanimesh jo vetëm urbane), natyra e qetë, ikebanet shqiptare (jo ngjashëm si Alush Shima) dhe kompozicionet imagjinare...

Poezi nga Drita Lushi

Sot mendimetdrejt teje vijnë.Shpirti, natyrshëm,çeli lule te reja,edhe pse vjeshtaka ardhë.Rrëke ndjenjashmë pushtojnë,vërshojnë dejeve,e unë ndjeheme mbytur dashuriepër Ty...

Poezi nga Dr. Ibrahim Rugova

Me varg në shpirt m`çeli pranvera.Desha t`jetoj gjithmonë i neshtë.Më bëhet se do të vajtoj përhera,Kur po hyj me të madhe në vjeshtë. .Ah, stinë e verdhemtë, stinë e veniturVallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?Që bashk t`shkrihemi kështu t`nemitur,Mos jemi të mjer në krijatyrë? ...

Thanas Papa: Drama me ish-gruan ruse pas 32-vitesh

Skulptori i njohur Thanas Papa, ndonëse është 82-vjeç, vazhdon të mendojë e punojë për artin që i ka kushtuar jetën. Ndërkohë, dramë e dhimbshme e jetës së tij, mbetet ndarja me gruan ruse dhe me vajzën e tyre të vogël në vitin 1961, kur u prishën marrëdhëniet Shqipëri-Bashkimi Sovjetik. Për shkak të ndarjes së gjatë, tashmë me familje të re, skulptori Papa merr rrugën për në Moskë, ku ritakon të dashurën dhe vajzën e tij, tashmë 32 vjeçe. “Ishte një dramë e dhimbshme që sigurisht ndikoi në jetën time...

Kristaq Turtulli: Një ditë korriku në Muskoka

Rruga dytësore 'Fishkëllima e shigjetës' dredhon hareshëm nëpërmjet një pylli të dendur me pemë të larta që të nxjerr në skajin e majtë të liqenit Muskoka. Përnjëmend të bëhet sikur udhëton në një tunel të gjelbëruar dhe mahnitesh me shkëlqimin dhe transparencën e ngjyrave. Rezet fosforeshente të diellit mëngjesor thyhen nëpër degë dhe gjethe, lodrojnë të shpenguara dhe krijuar hieroglifë të lashta sa vete bota. Xhamat e makinës ...

Bardhosh Gaçe: Poezia e Kristo Çipës

Në vargun e poetëve të Bregut të Detit, Kristo Çipa përbën një zë të veçantë në ligjërimin e tij poetik në dekadat e fundit. Vetë Himara, me brigjet e saj detare e mesdhetare, ka nxjerrë nga gjiri i saj poetë e shkrimtarë të shquar, si: Petro Marko, Odhise Grillo, Spiro Çomora, Petraq Pali, e gjer te bardët e fuqishëm: Neço Muka e Lefter Çipa, të cilët, me artin e tyre poetik kanë pasuruar më tej shpirtin artistik të bregasve. Në këto udhë poetike ka ecur edhe poeti i mirënjohur Kristo Çipa, i cili, pas vëllimit poetik “Guri i rëndë ...

Shaban Cakolli: Meda, Mehedin Pergjeqaj

Mehedin Pergjeqaj (MEDA), sot eshte bere yll i muzikes,i adhuruar nga artedashesit e muzikes anekend trojeve shqiptare.Meda ka lindur ne Hajvali te PRISHTINËS.I ati i tij Hasan Pergjeqaj,rrjedh nga nje familje kengetaresh nga Lumbardhi i Deqanit.Hasani eshte rrapsod,kurse Meda e ka trasheguar kengen prej tij,dhe ka kenduar nga femijeria:Ate bote Meda ka kenduar ne RTP,ne emisionet"BUJKU" dhe"GURRA".Në vitin 199)  ...

Poezi nga Besar Shkëmbi

Hasan Prishtina botes i tregoiShqiptaret s´jane vec kacakepo dijne edhe te bejne shtetedhe t´vdesin per bajrakNdersa bace Ademiu tregojoi klysheve t´ Serbisekush jane gjapijte e gjakutkush shkon ne burgee kush vdes per frytet e liriseUkshin Hoti ku je valle...

Elvi Sidheri: Shqiptarët, hebrenjtë dhe njëçikë ''Wikipedia''!

Çfarë është dhe paraqet Wikipedia, këtë gjë mendoj se kushdo që “lundron” nëpër internet, e di!Pra, bëhet fjalë për një tip enciklopedie dixhitale të lirë kryesisht, e cila është e aksesueshme nga shumëkush dhe që si e tillë, është më e arritshme dhe e frekuentueshme nga një publik tejet i gjerë botëror.Dhe në një audiencë sigurisht më të madhe planetare, padyshim që edhe neve shqiptarët kemi dritarezën tonë të vogël, me anë të së cilës hyjmë në botën e pafund të rrjetit global.Interneti në rajonet e shtetet ku banojnë njerëzit me kombësi shqiptare ...

Baki Ymeri: Krijuesit shqiptarë në revistat rumune

Nuk është hera e parë kur shkruajmë për këtë subjekt. Fjala është për një subjekt fisnik që dëshmon të vërtën se botuesit rumunë na duan dhe i hapin shtyllat e revistave të tyre edhe për vlerat shqiptare, që nga revistat e para rumune (Curierul Romanesc dhe Gazeta de Transilvania të viiti 1885, që e prezantuan fisnikërisht Naum Veqilharxhin dhe Abetaren e tij), e deri në ditët tona, kur vetëm brenda dy-tre muajve të fundit, dhjetra revista të këtij vendi i japin piroritet edhe shpirtit shqiptar ...

Zyba Hysa: Dalan Luzaj - Ditë të mirë paç, Mëmëdhe!

Gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë, në përshëndetjet që dërgojnë njerëzve të dashur, kanë dërguar dhe urime mëmëdheut tyre. Boll t'i sjellësh shqip këto urime, veshët e dheut i dëgjojnë edhe përtej maleve, deteve, oqeaneve e shpirti i ngazëllen e ndjehet se ka bij e dihet, bijtë vonojnë, por nuk harrojnë...Duke kërkuar diçka në internet, në lidhje me një patriot, pjestar i Ballit Kombëtar, gjej disa poezi të poetit, Dalan Luzaj dhe lexoj ...

Ireshtansi: Në themelet e një tregimi popullor

Se ka ndër ne arkitekt të së keqes që edhe dreqi do t’ua kishte lakmi, këtë e kam menduar por nuk më ishte ngulitur në kokë derisa e provova në lëkurën time. Unë isha ndarë me kushërinjtë e mi qysh moti, në fakt ishte ndarë babai me vëllanë e tij, të dy të vdekur tashmë. Kishin ndarë tokën e gjënë e gjallë, e pas kaq vitesh djemt e xhaxhait mëtonin se toka qenkësh ndarë keq. Se ata paskëshin punuar më shumë e rrjedhimisht duhej tu takonte më shumë. Ata ishin katër ...

Gëzim Llojdia: Arben Meksi fiton çmimin Nastradin Hoxha

Në konkursin botëror te karikaturës, i cili u mbajt ne Stamboll, te Turqise, ne date 6-11 shtator, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin special me karikaturën “ Përplasja e qytetërimeve ”.Ne konkurs morën pjese 2476 karikaturist nga 69 vende te botes. Juria e përbëre nga 10 karikaturist te zgjedhur nga bota, pasi seleksionuan karikaturat qe do te publikohen edhe ne katalog, shpalli fituesit.Çmimi i ...

Jusuf Zenunaj: Këngë për Fehmi Lladrovin

N'atë Kosovë kreshnikeqë kurrë s ' u përkul ,u lind e u rrit Fehmiume shtatin si flamur.Historinë e kombite mësoi n'odë burrashsi mbrohet athdheume gjokse t'forcuarsikur mure kullash.Rininë e burrërinë e çoi me gisht n'çark ...

Milazim Kadriu: “Dielli” FN “Albamonofest - Korça 2012”

Me një intensitet të shtuar Shtëpia Teatrore Filmike “Dielli” në Besianë këto ditë është duke punuar në realizimin e monodramës “Korbat” që po realizohet në bazë të tekstit të Rifat Ismailit e ku dramatizimin,regjinë si dhe lojën skenike po e bënë aktori llapjan Gani Hamza,ndërsa konsulent është S. Zeneli, skenograf, B.Uka dhe ndriçimin A. Dervisholli.Me këtë shfaqje SHTF “Dielli” do të merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar ...

Demir Krasniqi: Tu ngjatë jeta

Shumë n’ këtë jetë bëra përpjekje –Të gjejë fjalë për përshëndetje !Fjalë ma t’ bukur kund nuk gjeta ,Se sa n’ shqipe:”Tu ngjatë jeta !”N’ ag të dritës mezi e pres –T’ përshëndetëm :”Mirë mëngjes!”Zhduket terri – ngadhënjen drita ,Përshëndetëm me :”Mirë dita !”...

Neki Lulaj: Në prehërin e kohës

Në prehërin e kohësMbi parmakët e dritaresEra bën zhurmë e zhurmësS’i ngelin gjurmët e kohës së shkuarAtje e ka ngehur shtratin qetësiaE nusëruar me vellon e vetmisë Heshtja nuk shlyen kujtimetAjo thithë erën e bjeshkësNë ditët pa diellMeditim i tejdukshëmVranësirë e padukshme…

Ilir Muharremi: Kokat qiellore të Omer Kaleshit

Ajo që më bënë të kontaktojë me pikturat e krijuesit Omer kaleshi është ngjyra, ideja, koncepti dhe mesazhi. Kokat, një emër kuptimplotë ngaqë çdo gjë rrjedh nga kokat, vërtitet, shërbehet gjithnjë nën ndihmën e kokës. A thua vallë pse janë këto koka, pa veshë, enigmatike, melankolike, të heshtura, pa zhurmë, pa zë, ngaqë janë ngopur me zhurmë dhe nuk duan asgjë të dëgjojnë. Gjenialiteti, qëndron mu në kryqëzimin e realizmit dhe idesë, të një lëvizje të ngjyrës, kufizimit të figuracionit dhe psikologjisë ...

Sejdi Berisha: ''Paradokse'' të poezisë sime...

...Qetësia çmendetPër heshtjen e ngujuar në shpirtTë cilën për në muze nisur e kamNdoshta jam duke gabuarAtëherë më shpëtoni nëse mundeniPor mos u tallni me lodhjen timeAjo është dritë e mbyllurNë hieroglifët e fjalës...

Ramiz Dërmaku: Kosova marshon drejt Shqipërisë

Të shkruash për romanin e botuar të Beqë Lokajt “Amaneti i Gjyshit”, domethënë të shkruash për një punë, tashmë, të kryer. Duke shfletuar faqet e “Amanetit” kuptojmë se sa të jetojë njeriu, çdo herë diçka mëson, e zgjeron diapazonin e njohurive, deri në vdekje. Natyrisht se gjatë asaj kohe mëson gjëra të mira dhe të dëmshme. Prandaj njeriu duke e ditur se gjërat (qofshin ato të mira apo të liga) që nuk përsëriten, harrohen. Autori filloi të ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx