Musa Mehmeti: Lartësitë e krijimtarisë artistike
Kësaj radhe, në veçanti, vëmendjen tonë e përfitoi krijimtaria artistike e Remzi Limanit. Ky artist krahas sukseseve dhe kreacioneve në fushën e dizajnit grafik dhe letërsisë, me përkushtim e invencion të thellë vazhdon edhe krijimtarinë pikturore në teknikat: akuarel, guash, pastel dhe vaj në pëlhurë.Motivet kryesore të këtij artisti serioz janë peizazhet (tokësore, ujore, malore, vendbanimesh jo vetëm urbane), natyra e qetë, ikebanet shqiptare (jo ngjashëm si Alush Shima) dhe kompozicionet imagjinare...
























