Daniel Gazulli: Motra ia goditi
Ishte Pashkë, pothuej fundi i vitit të parë në shkollën fillore.Si gjithë fëmijtë kurreshtarë, ndalesha e lexoja çdo gja.Edhe kur shkoja në Kishë me gjyshin, lexoja shkrimet mbi varre.Gjyshi ndalej pothuej gjithmonë tek varri i familjes, një varr i naltë prej guri të gdhendun, gjithë ornamente, me dy dhoma varrimi; nxirte kutinë e duhanit dhe dridhte një cigare, duhan Sheldie, ai ma i miri. Mandej e linte cigaren pranë ...

























