Kalosh Çeliku: ''Përralla e përgjakshme'' maqedonase
Vite më parë, në kohën e „artë“ komuniste në librat e këndimit sipas plan-programit shkollor e kishim edhe një poemë të Desanka Maksimoviqit: „Përralla e përgjakshme“. E mësonim përmendësh këtë vjershë patetike dhe e recitonim në klasë dhe shkollë gjatë festave e përvjetoreve të datave partizane. Dihet, merrnim edhe duartrokitje frenetike, përqafime e rrahje krahësh nga politikanët shqiptar të asaj kohe. Përkundër prindërve tanë, që për habi para nesh i shihnim me sy se, nuk i duartrokisnin kësaj poeme...


























