Gani Mehmetaj: Gjirokastra e princeshës Argjiro a Gjinokastra e Gjin Bua Shpatës?
Derisa kaptoja para gati tridhjetë vjetësh me makinën time rrafshnaltën e zhveshur nga Follorina në Janinë, pyesja vetën: nga e marrin ujin disa vendbanime me shtëpi guri në kurrizin e lartë të shkëmbit? Emrat e vendbanimeve me dolën nga mendja. Ishte udhëtimi im i parë nëpër një rrugë të vështirë për vozitje, që pak kush nga të huajt e kaptonte...


























