Fritz Radovani: 19 Korrik 1967
19 Korrik 1967: Kjo ditë e nxehtë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit në Shkoder, me u ndalue para Gjykatës së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë që shihet me vështirësi i lidhun duersh...


























