Faleminderit
Florentin Popescu: Një ambasador i kulturës: Baki Ymeri
E enjte, 23.07.2009, 09:30 PM
 Një ambasador i kulturës: Baki Ymeri
Një ambasador i kulturës: Baki YmeriNga Florentin Popescu
Nuk më kujtohet saktësisht në çfarë rrethanash, para disa vitesh, e kam njohur këtë shqiptar me prejardhje të dyfishtë përnga prindërit, por është e sigurtë që më ka impresionuar që nga çasti i parë për shkak të afshit me të cilin më ka folur për kulturën shqiptare, për poetët e mëdhenj të një vendi të vogël, por me një rol të rëndësishëm në historinë e Europës dhe botës. Në shikim të parë, nëse nuk e din se kush është dhe çfarë dhuntie ka, mund të krijosh përshtypjen se Baki Ymeri është një individ i zakonshëm. Po qe se, ndërkaq, ke rastin të zhvillosh me të një diskutim më të hollësishëm, kupton se para teje gjendet një njeri i prekur nga poezia, një patriot i vërtetë, i gatshëm, madje edhe të kacafytet për të dëshmuar se poeti X apo Y nga Kosova ka vlera të padiskutueshme letrare dhe se meriton të përkthehet jo vetëm në gjuhën rumune, por edhe në gjuhë të tjera, që të jetë i njohur në tërë botën, jo vetëm në Europë.
Rrallëherë kam patur fatin të njoh një temperament të këtillë të pasionuar pas letërsisë, duke jetuar përmes letërsisë, duke kërkuar të deshifrojë kajmakun e vlerave, motivet dhe idetë, por sidomos ato rrugë që shpiejnë nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve kulturore të përbashkëta. Kërkoj në kujtesë dhe nuk gjej një term krahasimi. Nuk e gjej ngase nuk di askend tjetër të ketë shëtitur kaq shumë, të endet me një çantë ku ngjeshen dokumente, artikuj të shkëputur nga shtypi, dëshmi të jetës kosovare bashkëkohore.
|  | 
| Një ambasador i kulturës (revista Sud, 2009) | 
Shqiptarët din t’i botojë dhe komentojë në shtypin rumun, ndërsa rumunët din t’i popullarizojnë në Kosovë, përmes artikujve apo përmes antologjive letrare të një niveli editorial të jashtëzakonshëm. Kështu duke ndenjur gjërat, e ndjej veten i detyruar të shtoj se përmes mënyrës së tij për të qenë dhe për t’u sjellur në shoqëri, në kompaninë e letrarëve nuk të mërzit, nuk krenohet, nuk insiston ta dëgjosh apo t’i besosh. Mu për këtë, sivëllezërit e tij rumunë që i shërbejnë shkrimit, e pranojnë me kënaqësi në kompaninë e tyre, si një lule të rrallë, e ftuar thuajse për rikonstituimin e një ylberi të mirëseardhur e të bukur si një buqetë lulesh të fushës. Nganjëherë, kur më shkon mëndja te ai, pyes nëse ambasadorë të këtillë të kulturës europiane, janë madje më të dobishëm dhe më të vlefshëm se sa funksionarët e ftuar zyrtarisht për të ndëmarrë aksione konkrete për njohjen dhe afrimin ndërmjet popujve, ndërmjet shkrimtarëve gjuhësh të ndryshme, por të frymëzuar nga po ato ideale të mrekullueshme humaniste. Baki Ymeri është një shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjerët.
(Një ambasador i kulturës, revista Sud, nr. 4/2009, ribotuar në librin Portete në penë (Bukuresht, 2009).
Përktheu me shkurtime: B. Y.)
|  | 
| Bakiu me flamurin e Rumanise ne balle duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999) | 
|  | 
| Baki Ymeri | 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Mexhid Yvejsi: Haxhi Hasan Vuçitërna
						Rexhep Gashi: ''Perdite rritna nga nje pllome pasi shkoj Serbia''
						Halit Bogaj: Mentor Gashit
						Ibrahim D. Hoxha: I përndritshmi Dijetar Hasan Tahsini
						Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
						Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
						Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
						Halit Bogaj: Istref Begolli
						Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi
						Fritz Radovani: Tefa - Shtjefën Mark Palushi (1943 – 1985)
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Tahir Kolgjini
						Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori
						Halit Bogaj: Skënder Sherifi
						Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit
						Mexhid Yvejsi: Hoxha Kadri Prishtina
						Qerim Vrioni: Gëgë Marubi - I fundit i Marubëve të medhenj
						Bedri Tahiri: Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë
						Halit Bogaj:  Një jetë e tërë në shërbim të atdheut
						Fritz Radovani: Ushtar besnik i atdheut dhe i fesë...
						Ndroi  jetë Obstetër-Gjinekologu i mirënjohur, Dr. i Shkencave Mjekësore, Sami Qazimi
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










