Kulturë
Nexhat Rexha: Refleksione të heshtura në arkën magjike
E merkure, 22.07.2009, 05:57 PM
|  | 
| Nexhat Rexha | 
(Liviu Lungu, Lekë Bukurani. Dashi..., OMSCA-1, Tiranë, 2008, fq.144)
Nga Nexhat Rexha
Romani i Liviu Lungut “Lekë Bukurani. Dashi...”, vjen në gjuhën shqipe në përkthim të shkëlqyer të Adriana Tabakut, me një medalion të Dr.. Luan Topçiut në paskopertinë. Edhepse i shkruar në një gjuhë të huaj, vepra komunikon edhe me lexuesin shqiptar, sepse tërësia përmbajtësore e romanit tingëllon dhe artikulon arealin shqiptar, me një lidhje tematike e me një gjuhë të rrjedhshme stilistike që reflekton realitetin shpirtëror të autorit me rrëfimin e imazheve të kujtesës. Ndërtimi i brendshëm ka një harmoni të rrjedhshme të ngjarjeve, sepse autori ka paraqitur vlera burimore që i takojnë një periudhe jo të largët historike, nëpër mes të cilave ka shtjelluar evenimente që e kanë rrethuar njeriun e tij me të gjitha përplasjet e jetës. Të gjitha këto skena janë ndërtuar me një dramatizëm që bart në vete diçka burimore nga kjo periudhë nëpër të cilën lidhen ngjarjet dhe fatet e personazheve.
Tema e romanit është shoqërore, që tani i takon realitetit tjetër dhe merr karakter e motiv historik, sepse vetë shtjellimi i ngjarjeve në roman shpalos nyjet e kësaj periudhe me kryeprotagonistin e veprës, Lekë Bukurani Dashi, i cili në karakterin e tij të brendshëm ka ruajtur elementin autokton të rrethit shoqëror e të familjes së tij. Tiparet e tija janë gërshetuar bukur dhe kanë funksion edhe real edhe artistik në vepër. Rrëfimet e personazhit kryesor marrin karakterin e kujtimeve. Ato shpalosen në formë të bisedës së lirë. Në disa raste ato marrin trajtën e një ngjarjeje të afërme, të cilat lidhen përmes një të ndodhure. Përmes këtyre të ndodhurave, personazhet komunikojnë dhe zhvillimin e ngjarjeve e lidhin nëpërmjet kujtimeve.
|  | 
| Liviu Lungu | 
Të gjitha këto ngjarje zhvillohen e reflektojnë,sikur kanë ndodhur në periudhën kur autori të ishte i pranishëm gjatë të ndodhurave të tyre. Mirëpo, përkundër këtyre shpërputhjeve kohore; të lindjes,edukatës,emancipimit dhe zhvillimit të personalitetit të tij si njeri e intelektual e mbi të gjitha ato që kanë ndikuar për të shpalosë këtë heshtje të ruajtur në arkën magjike të gjyshes Sevasta. Liviu Lungu me zotësi prej krijuesi, ka kultivuar e ruajtur këtë kujtesë me të gjitha këto zhvillime dramatike dhe atyre iu ka qasur nga afërsia e përjetimit të tij shpirtëror. Këto përjetime janë refleksion i ndjenjave shpirtërore me të cilat autori ka bashkëjetuar e ka bashkudhëtuar gjithnjë, sepse rrëfimet e gjyshes Sevasta janë ruajtur dhe ngulitur jo vetëm në kujtesën e tij, por ato janë edhe pjesë edukative që ai i ka ruajtur e kultivuar si thesar, bile ato i ka ruajtur të heshtura me xjelozi, më shumë për vete, që një ditë ato të shkrihen e të marrin një formë tjetër të artikulimit, të cilat edhe i ka realizuar me shumë dashuri e sukses.
 Emri Bukurani vjen si thesar  i familjes së tij të bartur nëpër disa gjenerata, deri te i vëllai Kosta me Lekë Bukurani Dashi, sepse të parët e tyre  kishin trashëguar vepra të mëdha bujarie dhe në këtë vijimësi brezë pas brezi e morën edhe emrin  Bukurani. Në roman autori ka rrëfuer edhe legjenda ,të cilat janë ruajtur  të gjalla, e disa edhe janë  shkrirë apo kanë pësuar ndryshime nëpër kohë. Largimi i heroit nga vendi i lindjes  specifikon më shumë me  një dukuri të rrallë ose legjenda  e murosjes  së gruas  për së gjalli në murin të cilin  e ndërtonte i shoqi, janë elemente mitologjike  shqiptare, që janë të njohura në të gjitha trevat e tyre ku kanë jetuar shqiptarët. Pastaj ndalesa e martesave në mes fisit: Shala, Shoshi e Mirëdita si dhe ruajtja e ligjit të të parëve janë vlera të qëndrueshme, që autori i romanit i ka spikatur   me qëllim  të ruajtjes apo  ka sjellur në ndërdijen e lexuesit  këto vlera të rëndësishme të cilat  mund të kenë elemente të mitike. Vrasja e Kostës të vëllait të Lekë Bukurani Dashi në vazhdimësi të vrasjeve ndër shqiptarët është çështje e traditës  që ka krijuar pengesa  të vazhdueshme për civilizimin  tonë nëpër rrjedhat e historisë. .
Emri Bukurani vjen si thesar  i familjes së tij të bartur nëpër disa gjenerata, deri te i vëllai Kosta me Lekë Bukurani Dashi, sepse të parët e tyre  kishin trashëguar vepra të mëdha bujarie dhe në këtë vijimësi brezë pas brezi e morën edhe emrin  Bukurani. Në roman autori ka rrëfuer edhe legjenda ,të cilat janë ruajtur  të gjalla, e disa edhe janë  shkrirë apo kanë pësuar ndryshime nëpër kohë. Largimi i heroit nga vendi i lindjes  specifikon më shumë me  një dukuri të rrallë ose legjenda  e murosjes  së gruas  për së gjalli në murin të cilin  e ndërtonte i shoqi, janë elemente mitologjike  shqiptare, që janë të njohura në të gjitha trevat e tyre ku kanë jetuar shqiptarët. Pastaj ndalesa e martesave në mes fisit: Shala, Shoshi e Mirëdita si dhe ruajtja e ligjit të të parëve janë vlera të qëndrueshme, që autori i romanit i ka spikatur   me qëllim  të ruajtjes apo  ka sjellur në ndërdijen e lexuesit  këto vlera të rëndësishme të cilat  mund të kenë elemente të mitike. Vrasja e Kostës të vëllait të Lekë Bukurani Dashi në vazhdimësi të vrasjeve ndër shqiptarët është çështje e traditës  që ka krijuar pengesa  të vazhdueshme për civilizimin  tonë nëpër rrjedhat e historisë. .Autori përmes dialogut mjaft bukur ka përshkruar e paraqitur vëllavrasjen, e njëherit përmes momenteve të caktuara ,ai ka pasqyruar traditën historike të pajtimit të gjakmarrjes dhe vlerën historike që e ka ruajtur populli ynë përmes virtytit dallues, besës. Dialogu në mes Fotit e Lekë Bukurani Dashi është i rëndësishëm dhe ka vlera të qëndrueshme jetësore, sepse përmes takimit dhe qëndrimit të tyre ata e shpalosin të panjohurën, duke treguar kujtime të fëmijërisë së njërit dhe tjetrit. Autori me mjeshtri ka realizuar njohjen e Lekë Bukurani Dashit me Foti-Elena, si dhe dashurinë e tyre që fillon të rrezatojë për një të ardhme të përbashkët të tyre me shpresë se ata tani do të jenë vazhdues të njërës dhe familjes tjetër, por ndodhë e papritura dhe romani përfundon me këtë tragjedi që lexuesi nuk do ta pres se mund të përfundojë në këtë mënyrë, kjo mënyrë e rrëfimit ia shton vlerën romanit. Por, autori ka zgjedhur këtë mënyrë të përfundimit të jetës se këtyre personazheve, që në një farë mënyre i përngjason fatit të personazheve kryesore në dramën “Nita” të Relës. Apo më thjeshtë nënkuptohet se largimi i njerëzve nga trungu i tyre, me apo pa dashje merr këtë dimension të rrjedhës së jetës ,herë si lum i trazuar e herë si lum i qetë.
Mirëpo, krejt kjo ndodh në suaza të mundshme edhe për kohën për të cilën zhvillohet jeta në roman. Autori e ka lënë jetën të rrjedh edhe më tutje,por si duket rrjedhja e kësaj jete nuk ka asgjë të parapërgatitur. Ajo mbetet të zhvillohet e të vazhdohet në një pikëtakim të panjohur, po që gjithsesi dikund e ka pikësynimin për t`u takuar. Kush mund të kontestojë realizimin e këtij pikëtakimi me lexuesin rumun dhe atë shqiptar! V e kësaj proze kërkon edhe shtrirje të mëtutjeshme gjuhësore, me qëllim që brendia artistike dhe funksioni figurativ i shprehur qartë për një periudhë kohore ngërthen në vete episode shumë interesante, sepse autori ka shkëputur pjesë të traditës shqiptare, një pjesë e tyre të ruajtura për shumë shekuj.
Liviu Lungu përmes rrëfimeve të përgjithshme që ka shtruar në vepër, ka kurorëzuar dashurinë, duke i dhënë asaj jetë të lirë, e njëherit i ka dhënë qarkullim të lirë dhe ka funksionalizuar rrjedhën e gjakut nëpër trupin, memorien e tij si njeri dhe si intelektual. Ndërsa narracioni i artistik dhe konfiguracioni i tërësishëm artikulojnë me theks të veçantë memorien e njeriut e të artistit Liviu Lungu. Ai me këtë temë, jo vetëm që ka integruar ngjarje, por edhe e ka zgjeruar atë, duke i dhënë asaj shpirt substancial, sepse në kornizën e brendshme të romanit ka unifikuar trajtimin e probleme shoqërore të një periudhe sa reale, po aq edhe mitike për brazat e ardhshëm, që gjithsesi është në përfundim të shkallës së harresës. Pra, në vepër autori ka ndriçuar edhe elemente të traditës autoktone edhe nga periudha Ilire, të cilat janë ruajtur vetëm nëpër shkrime të ndryshme historike dhe shkencore.
Romani i Liviu Lungut, ”Lekë Bukurani. Dashi...”, artikulon e sqaron tipare karakteristike që e dallojnë një fazë të zhvillimit shoqëror brenda aktualitetit njerëzor e historik, por që dallon me specifikat e veta, të cilat e portretizojnë një njeri, një popull që t`i ketë veçantitë e veta. Padyshim se këto skena japin jo vetëm imazhe gjeografike, por edhe nga aspekti antropologjik kanë përputhshmëri pararendëse dhe mbështeten në ndërtime logjike e tematike, me parafytyrimet e kohërave, si dhe rrjedhën dinamike të proceseve e vejnë në korelacin të individualitetit në mes dhembjes, dashurisë përfillëse që dikton bota e njeriut me shpirt të trazuar, për të ngritur monumentin e kërkuar për sa kohë të Lekë Bukurani Dashi. Këtë qëllim autori e ka arrirë, duke i dhënë veprës kuptim e vlerë estetike si dhe komunikim të përhershëm me lexuesin.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Xhelo Vasjari: Klarineta është shpirti im, ajo është dashuria e pazëvëndësueshme
						Cikël poezishë nga Ekrem Ajruli
						Një grua nga Tirana - roman i shkrimtares Helena Kadare në gjermanisht
						Përparim Hysi: "Hajduti?!"
						Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
						Martin Camaj: I mohuar e i mënjanuar... njëlloj si në diktaturë
						Cikel poetik nga Sabahate Byci
						Demir Krasniqi: Unë jam vëlla i Nënës Tereze
						Agim Gashi-Drenica:Maksima popullore - Bashk?kohore
						Albert Zholi: E, c'i duhet shqipja?!...
						Cikël poetik nga Hajdin Morina
						Edison Ypi: Sikter
						Cikël poetik nga Përparim Hysi
						Lanksch: Ditët kur mësoja shqipen me Martin Camajn
						Me zemër të pastër- Intervistë e gazetarit me shkrimtarin Alfred Papuçiu
						Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune
						Halil Haxhosaj: Historia e kohës pasqyruar në roman
						Petraq Kote: … emri im është puthje
						Monica Mure?an: Stolia e artë e poezisë shqipe
						Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”
					
				








