Kulturë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
E marte, 21.07.2009, 05:12 PM
Cikël poetik
 
Nga Përparim Hysi
 
Satu quo
As jam tretur,as jam ligur,por jam trashur e dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur dhe nga mëndja jam dreqosur
Domosdo,kështu do ndodhë,se nga vëndi im jam larg
Shkon çdo ditë e mua më "lodh",shkon çdo ditë e ca më plak.
 
Dhe mërzitem s'ka se si;jam pa miq edhe pa shokë
Më mungon,moj Shqipëri,për ty zëmra më ra copë
Dhe stresohem,dhe stresohem;tunjatjetës ia kthej "plaç!"
Nga mërzitja sa s'tërbohem;helm kam zëmrën,po t'ma çashë.
10 korrik 2006
Zgjidh e merr
Ja tek erdhën që të "dyja",një zambak,një manushaqe
O si janë që të dyja!Oh,kokëthinjur,dil në "valle?!"
Zgjidh e merr,më thotë njëra;sikur ja:po bëjnë sfilatë?!
Mua sa s'më zuri cërma,sado bukën s'e ha thatë.
 
Zu më bënte karshillëk dhe s'e kishte për pesë fare
Dua t'i them asaj:jazëk!Po më njeh:jam i "asaj fare?!"
Dhe mëdyshem,dhe mëdyshem(mezalla se e hap gojën)
Por pozon ajo fuqishëm;gati mua të më nxjerrë bojën.
 
Se është grua e harlisur;ka kullotur hergjele
Edhe unë po jam i krisur(në një grazhdë kullosnim,de!)
Por beteja është e ashpër;ma ka bërë tetë me dy!
Më kanoset si një gjarpër;apo s'qesh me ha,me hi?!)
 
Më vërvit kështu "dorashkën";dhe më qesh e më llastohet
E përfshij që thuaj zambaken,për atë tjetrën as mendohet
Ja,kështu,mbaroi "beteja";pra beteja "zgjidh e merr"
Dhe "shpëtoi" manushaqja,se kam"erz" unë... se kam nder...
                           
11 korrik 2006
                      
"Përleshja"
Më shpon bot e bot,me syrin e zi
Demek,qenkam kot,një copë pleqëri.
Epo ku duroj që t'më vënë "brirë?!"
Ndaj mbi të sulmoj,ta ha "qelepir"
 
Shkaku më qe syri,që më shpalli luftë
Luftës unë rezili,iu përgjegjshë me pushkë
Se ta putha syrin,buzën edhe gushën
Ku mbahem qafiri,mbi ty zbraza "pushkën".
18 korrik 2006
Duket,duket dashuria...
                                
Duket,duket dashuria...
Duket,duket dashuria;ja tek duket:mu në sy!
Sado ardhur pleqëria,por e shoh fshehur aty.
Jo më kot më dol gjumi;më dol gjumi në mesnatë
Dhe u nisa nxitim plumbi,për tek ty,moj faqekartë.
 
Se më ke po ato sharme që më kishe kur qe "keçe"
Por më ngre prapë në alarme dhe tani mbi 50-vjeçe.
A nuk është jeta si lumi,ndryshon shtratin tek vërshon
Në kërkoj diçka që"humbi",këtë zëmra ma urdhëron.
 
Zë kërkoj unë dashurinë që e patëm mote të shkuara
Ndryshe hiç s'gjej qetësinë,sado jam me flokë të bardha
Je "ilaçi" që më duhet;je ilaç që më shëron
Le të thuhet,çfarë të thuhet,mua hiç s'më bëhet vonë.
 
Unë kam vjete që po pres;pra,janë vjete dhe s'janë pak
Por pa puthur sytë e zesë,po të vdes,gjallem luvgat.
Ku do jesh,unë mirë s'e di;ndoshta je në mërgim
Po një gjë unë mirë e di:ti për mua,je përgjërim!
 
Edhe pres që të të shoh,të të hidhem drejt në qafë
Se nga malli bëj"bobo",unë,ashiku,dreq-o plak...
                       
21 korrik 2009

Komentoni
					Artikuj te tjere
						Lanksch: Ditët kur mësoja shqipen me Martin Camajn
						Me zemër të pastër- Intervistë e gazetarit me shkrimtarin Alfred Papuçiu
						Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune
						Halil Haxhosaj: Historia e kohës pasqyruar në roman
						Petraq Kote: … emri im është puthje
						Monica Mure?an: Stolia e artë e poezisë shqipe
						Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”
						Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër
						Demir Krasniqi: Dy shprehje që japin konotacione banale
						Poezi nga Fatime Kulli
						Naser Aliu: Ata po ligjërojnë akoma
						Sejdi Berisha: Vepër me vlera intreguese letrare dhe historiografike
						Alfred Papuçiu: Baca malësori
						Halit Bogaj: Adem Jasharit
						Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese
						Poezi nga Përparim Hysi
						Luan Cipi: Magjia e dashurisë
						Kush janë vipat e pavdekshëm botërorë
						Bilall Maliqi: Më tërhoqi malli i zhuritur (Cikël poetik)
						Ali D. Jasiqi: Jubileu që (nuk) po shënohet
					
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg