Kulturë
Mazllum Saneja: Të përballosh kohën tënde
E merkure, 01.07.2009, 07:30 PM

TË PËRBALLOSH KOHËN TËNDE
Xhemil Bytyçi: „Fijet e fjalëve”, SHB „Piramida”, Prishtinë, 2009
Nga Mazllum Saneja
Letërsia - poezia, sikundër e kuptoj, është një takim në kohë e hapësirë, komunikim në mes të epokave dhe njerëzve, ndërmjet idee dhe mënyrave të ekzistencës. Ndërmjet vizioneve të botës dhe të mundësive të tyre. Është komunikim ndërmjet njerëzve të gjallë me gjuhë të ndryshme të folura. Ndërmjet këtu dhe tani, dhe diku gjetkë e dikur. Ndërmjet atyre, qe bashkëkrijuan kurdoherë një rend fjalësh në kohë historike dhe, atyre që janë trashëgimtarë të këtyre fjalëve. Shkrimtari - poeti në udhëtimin e tij poetik – duet edhe mëtej të pushtojë hapësira si dhe të bashkëndërtoj. Dhe në fjalët e gjuhës, në fjalët që i përdor banojnë njerëz të epokave të tjera.
Dhe në këtë kontekst, duke e lexuar vëllimin më të ri poetik”Fijet e fjalëve” të petit tonë tashmë të njohur Dr. Xhemil Bytyçi shtrohet nje pyetje themelore: të përballosh kohën tënde apo te sfidosh situaten aktualne që ballafaqohemi përditë.Sepse koha dhe bota në të cilën jetojmë në mënyrë aq marramendëse në dukje duket e qetë. Përditë jemi dëshmitarë të ndodhive gjithëfarëshe, të konflikteve dhe luftrave në shumë këndë të botës që zien si furrë, se deri dje poeti ynë na përkujton tmerrin e ndodhur në Atdheun e vet, ku mes gjithë asaj gjëmë e klithmave e eksodeve mbeti „vetëm pasqyra e thyer e vajit”, po megjithatë duke qëndruar stoik karshi fërfëllizave të papritura të jetës, për ta ia lënë si dhjatë të përjetshme mikut te vet që tingëllon si një porosi shpresëdhënëse:
„Merre këtë gur, miku im
Atje larg ta kesh për kujtim
Ditë e bardhë të agojë
Bota të na shoh mbarë
Me një gur para portës së historisë”
(“Merre këtë gur)
![]() |
Xhemil Bytyçi |
Duke lexuar me vëmendje poezinë e këtillë si dhe poezitë e tjera të këtij vëllimi interesant nuk mund të mos ngashërehemi e emocionohemi, sikunder ngjet me poezinë e lexuar “Betohu në yllin e tij” që është një himn panegjerik Triumf Rizës, i cili zgjuar rri mbi Atdheun, sepse ai pergjithnje do te mbetet si nje “Trim yllësie”, ku me të drejtë figurën e tij e ngre në simbol nderi dhe guximi; apo kur lexojmë poezinë prekëse”Ku e ke shtëpinë motër” ku poeti shprehet me një lirizëm të hollë njerëzor dhe poetik kundruall kësaj krijese të brishtë njerëzore, e cila përjetoi për të gjallë tmerrin e ndodhur sepse:
“Unazën e mishit ta shqyen
Humbe më të cmuarën…”, duke na përkujtuar ndjeshmërinë e tij te madhe karshi vlimit më të prekshëm njerëzor.
Duke qenë si një dëshmitar analitik i kohës së vet, poeti ynë nuk harron në asnjë cast se detyrë e cdo poeti është kultivimi kujtesës. Jo i kujtesës personale, po i kujtesës historike, duke na perkujtuar se fjala megjithatë e ka fuqinë e vet, sepse poeti do të duhej të jetë si një mjek i bashkëkohësisë, e jo kirurg.
Atëherë kur poeti vështron kohën e vet nga perspektiva e së kaluarës - poezia e tij ka p[ër detyrë morale karshi bashkëkohësisë.
Sepse: “Cfarë është poezia , e cila nuk shpëton
Popujt as njerezit?” sic do te thoshte poeti i madh polak Czes?aw Mi?osz.
Dhe kjo pikërisht kjo e përforcon tërë poezinë e poetit tonë, që njëkohësisht ka edhe një karakter kozmik.
Duke korresponduar me kohën që jeton dhe botëin përreth, poezia e Xhemil Bytyçit është e ndieshme jo vetëm karshi dramës njerëzore:
„Ç’ është kjo gjëmë
Nga ajo tufë
Vetëm një zog këndon
Partej kufirit
Një zog fluturon
Pa pasaportë”
(„Një zog këndon”)
Po, në të vërtetë është një provë shpëtimi dhe, gjithashtu manifestim i pafuqisë së njeriut kundruall shtypjes absurde dhe të pamëshirë të realitetit ekzistues.
Dhe fjala poetike e poetit:
„Dëgjoje zemrën time
Zemrën tënde dëgjoj
Edhe kur klith”
(„Dëgjoje zemrën)

„Fijet e fjalëve
të mbetura ndër dhëmbë
mund të ngulfasin
imZot”
(„Fijet e fjalëve” I)
Apo:
„Fije fjalësh në qëndisje
Në një cep qielli
Fjollë drite e njerëzimit
Për një pikë dashurie „
(„Fijet e fjalëve „II)
Dhe kjo grimcë dashurie që shpeshherë i mungon botës së sotme marramendëse të konsumit, botës së sotme të shurdhër e indiferente, ku vendin e dashurisë dhe të lirisë zëvendësuaka pushteti parasë, i dhunës dhe i pazarllëqëve gjithëfarëshe.
Duke e lexuar me vëmendje të lexuesit kurioz veprën poetike të poetit Xhemil Bytyçit ‘Fijet e fjalëve” lirisht mund të konstatoj se kjo lloj i veçant poezie eliptike e begaton dhe e shpie mëtej poezine moderne shqipe.
Mazllum Saneja
Varshave,
Fillimi i korrikut 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Begzad Baliu: Emërvendet me prejardhje latino-romane
Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
Vangjush Ziko: Tri kujtime dhe një meditim
Bilall Maliqi: Poezi me emocione që paraqesin tabllo reale të kohës
Tregim nga Agim Drenica
Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas
Halit Bogaj: Abaz Hoxha ”100 Vjet kinema”
Ejup Ceraja: Letër për së largu
Alma Papamihali: Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (II)
Sami Repishti: Duke lexuar: ”Diloiada”, ose Lotët e paterur të dhimbjeve
Naser Aliu: Mbishkrimet e varrezave
Hajdin Morina: Fillim i një poezie për Adem Jasharin
Shkëlqim Millaku: Kapitull i ri i një historie të albanologjisë
Ramiz Gjini: Genjeshtra partie
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Halit Bogaj: Egzona e vogël
Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës”
Mihai Antonesku: Shpalimet e shpirtit
Këze (Kozeta) Zylo: Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan