Kulturë
Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
E merkure, 01.07.2009, 07:00 PM
Libra të rinjSEJDI BERISHA: “FJALË E PATHËNË”
Këto ditë doli nga shtypi vepra e njëzetë e pestë e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha, “Fjalë e pathënë”, që është edhe libri i dymbëdhjetë me poezi i këtij krijuesi.
Libri “Fjalë e pathënë” me një titull mjaftë indikativ dhe provokativ, është vepër me ndijim të rrallë shpirtëror dhe filozofik, i cili pasqyron begrandin dhe peshën e fjalës e të zërit poetik, të cilat, së bashku, identifikojnë dhembjen, lumturinë, kërkimet dhe përplasjet shpirtërore jo vetëm të poetit, por të secilit njeri. Kësaj radhe, vargu dhe poezia, në fokus të mendjes kanë tërë atë “misterin” e pathënë, i cili gjithmonë është sintezë e etjes për kuptimin e plotë të këngës dhe të mesazhit poetik. Duke qenë kështu, padyshim se ky libër forcon dëshminë e qëndrueshmërisë të filozofisë së jetës, e cila, jo rrallë është e mangët apo e zbrazët për fundin mbase edhe për mbarimin e këndimit, e cila gjë, në këtë formë, edhe rrugëtimin e bën interesant dhe të begatë. Kjo, dashtë e pa dashtë, provokon për analizimin e brendisë së mendimit jo edhe të pa ndërlikuar mbase edhe të intriguar, për mesazhin dhe përjetimin e poezisë, e cila bëhet më përvëluese dhe më domethënëse kur ajo i ngjanë në të njëjtën kohë lumturisë dhe ikjes së fjalës si amanet.
Me këtë, padyshim se ngritët në piedestal këndimi i çiltër i krijuesit, i cili kësaj radhe, sikur të gjitha vargjet dhe poezitë i ka bërë emblemë për të reflektuar besnikërisht thellësitë e ndijimit shpirtëror dhe të vetë jetës. Andaj, “Fjalë e pathënë”, edhe pas leximit, dot nuk të lë të qetë, sepse, fuqia shprehëse për tërë atë që e bën dhe i shpërbën jetës dhe idila, e cila nganjëherë e shpeshherë i mungon njeriut, të gjitha në varg, bëhen zemërim, bëhen këndim i pafund. E, këndimi që nuk ka fund, është ai rrugëtimi i vetë krijuesit, i cili me vargje dhe poezi krijon sfida, të cilat lexuesi i përqafon me ngrohtësi, që kështu ndodhë rrallë apo hiq. Në këtë mënyrë, përveç që mbëltojnë, ato, begatojnë mendimin filozofik, shprehjen e ngrohtë artistike, mbarësojnë metaforën për fjalën e pathënë, dhe krejt normale, lypet dhe kërkohet përgjigja dhe fuqia për zërin e guximit të përjetimit të lirë.Këndimi në këtë vepër, reflekton madhështinë e shpirtit të poetit nëpër periudha dhe rrugëtimin gjithnjë të etur për të shprehur e thënë gjithçka e çdo gjë, apo edhe asgjë dhe kurrgjë, nëse lejohet edhe kështu të mendohet e veprohet!
Librin “Fjalë e pathënë” të autorit Sejdi Berisha, e botoi Club Kultura-Pejë, 2009.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vangjush Ziko: Tri kujtime dhe një meditim
Bilall Maliqi: Poezi me emocione që paraqesin tabllo reale të kohës
Tregim nga Agim Drenica
Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas
Halit Bogaj: Abaz Hoxha ”100 Vjet kinema”
Ejup Ceraja: Letër për së largu
Alma Papamihali: Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (II)
Sami Repishti: Duke lexuar: ”Diloiada”, ose Lotët e paterur të dhimbjeve
Naser Aliu: Mbishkrimet e varrezave
Hajdin Morina: Fillim i një poezie për Adem Jasharin
Shkëlqim Millaku: Kapitull i ri i një historie të albanologjisë
Ramiz Gjini: Genjeshtra partie
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Halit Bogaj: Egzona e vogël
Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës”
Mihai Antonesku: Shpalimet e shpirtit
Këze (Kozeta) Zylo: Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan
Demir Krasniqi: Lugetërit rrënues të urës së shenjtë...
Intervistë e z. Uk Lushi dhënë gazetarit të Illyrisë, Ruben Avxhiu









