Mazllum Saneja: Të përballosh kohën tënde
| E merkure, 01.07.2009, 07:30 PM |
E S ETË PËRBALLOSH KOHËN TËNDEXhemil Bytyçi: „Fijet e fjalëve”, SHB „Piramida”, Prishtinë, 2009Nga Mazllum Saneja Letërsia - poezia, sikundër e kuptoj, është një takim në kohë e hapësirë, komunikim në mes të epokave dhe njerëzve, ndërmjet idee dhe mënyrave të ekzistencës. Ndërmjet vizioneve të botës dhe të mundësive të tyre. Është komunikim ndërmjet njerëzve të gjallë me gjuhë të ndryshme të folura. Ndërmjet këtu dhe tani, dhe diku gjetkë e dikur. Ndërmjet atyre, qe bashkëkrijuan kurdoherë një rend fjalësh në kohë historike dhe, atyre që janë trashëgimtarë të këtyre fjalëve. Shkrimtari - poeti në udhëtimin e tij poetik – duet edhe mëtej të pushtojë hapësira si dhe të bashkëndërtoj. Dhe në fjalët e gjuhës, në fjalët që i përdor banojnë njerëz të epokave të tjera. Dhe në këtë kontekst, duke e lexuar vëllimin më të ri poetik”Fijet e fjalëve” të petit tonë tashmë të njohur Dr. Xhemil Bytyçi shtrohet nje pyetje themelore: të përballosh kohën tënde apo te sfidosh situaten aktualne që ballafaqohemi përditë.Sepse koha dhe bota në të cilën jetojmë në mënyrë aq marramendëse në dukje duket e qetë. Përditë jemi dëshmitarë të ndodhive gjithëfarëshe, të konflikteve dhe luftrave në shumë këndë të botës që zien si furrë, se deri dje poeti ynë na përkujton tmerrin e ndodhur në Atdheun e vet, ku mes gjithë asaj gjëmë e klithmave e eksodeve mbeti „vetëm pasqyra e thyer e vajit”, po megjithatë duke qëndruar stoik karshi fërfëllizave të papritura të jetës, për ta ia lënë si dhjatë të përjetshme mikut te vet që tingëllon si një porosi shpresëdhënëse:„Merre këtë gur, miku imAtje larg ta kesh për kujtimDitë e bardhë të agojëBota të na shoh mbarëMe një gur para portës së historisë” (“Merre këtë gur) |
Xhemil Bytyçi |
A nuk është kjo një dëshmi e ekzistncës sone kombëtare. Duke lexuar me vëmendje poezinë e këtillë si dhe poezitë e tjera të këtij vëllimi interesant nuk mund të mos ngashërehemi e emocionohemi, sikunder ngjet me poezinë e lexuar “Betohu në yllin e tij” që është një himn panegjerik Triumf Rizës, i cili zgjuar rri mbi Atdheun, sepse ai pergjithnje do te mbetet si nje “Trim yllësie”, ku me të drejtë figurën e tij e ngre në simbol nderi dhe guximi; apo kur lexojmë poezinë prekëse”Ku e ke shtëpinë motër” ku poeti shprehet me një lirizëm të hollë njerëzor dhe poetik kundruall kësaj krijese të brishtë njerëzore, e cila përjetoi për të gjallë tmerrin e ndodhur sepse:“Unazën e mishit ta shqyenHumbe më të cmuarën…”, duke na përkujtuar ndjeshmërinë e tij te madhe karshi vlimit më të prekshëm njerëzor. Duke qenë si një dëshmitar analitik i kohës së vet, poeti ynë nuk harron në asnjë cast se detyrë e cdo poeti është kultivimi kujtesës. Jo i kujtesës personale, po i kujtesës historike, duke na perkujtuar se fjala megjithatë e ka fuqinë e vet, sepse poeti do të duhej të jetë si një mjek i bashkëkohësisë, e jo kirurg. Atëherë kur poeti vështron kohën e vet nga perspektiva e së kaluarës - poezia e tij ka p[ër detyrë morale karshi bashkëkohësisë.Sepse: “Cfarë është poezia , e cila nuk shpëton Popujt as njerezit?” sic do te thoshte poeti i madh polak Czes?aw Mi?osz. Dhe kjo pikërisht kjo e përforcon tërë poezinë e poetit tonë, që njëkohësisht ka edhe një karakter kozmik. Duke korresponduar me kohën që jeton dhe botëin përreth, poezia e Xhemil Bytyçit është e ndieshme jo vetëm karshi dramës njerëzore:„Ç’ është kjo gjëmëNga ajo tufëVetëm një zog këndonPartej kufiritNjë zog fluturonPa pasaportë” („Një zog këndon”) Po, në të vërtetë është një provë shpëtimi dhe, gjithashtu manifestim i pafuqisë së njeriut kundruall shtypjes absurde dhe të pamëshirë të realitetit ekzistues.Dhe fjala poetike e poetit:„Dëgjoje zemrën timeZemrën tënde dëgjojEdhe kur klith” („Dëgjoje zemrën)
Thonë se të kuptosh njeriun tjetër e vecmas të sëmurin duhesh të kesh nje mirëkuptim dhe ndjeshmëri të madhe njerëzore, e poeti ynë që në jetën e përditshme është mjek që shëron njerëzinë përreth, ai e ka këtë dhunti dhe, depërton thellë në skutat më të errëta të psikikës e shpirtit njerëzor, sepse:„Fijet e fjalëve të mbetura ndër dhëmbë mund të ngulfasinimZot” („Fijet e fjalëve” I)Apo:„Fije fjalësh në qëndisjeNë një cep qielliFjollë drite e njerëzimitPër një pikë dashurie „ („Fijet e fjalëve „II) Dhe kjo grimcë dashurie që shpeshherë i mungon botës së sotme marramendëse të konsumit, botës së sotme të shurdhër e indiferente, ku vendin e dashurisë dhe të lirisë zëvendësuaka pushteti parasë, i dhunës dhe i pazarllëqëve gjithëfarëshe. Duke e lexuar me vëmendje të lexuesit kurioz veprën poetike të poetit Xhemil Bytyçit ‘Fijet e fjalëve” lirisht mund të konstatoj se kjo lloj i veçant poezie eliptike e begaton dhe e shpie mëtej poezine moderne shqipe.Mazllum SanejaVarshave,Fillimi i korrikut 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.