E premte, 01.11.2024, 12:59 AM (GMT)

Kulturë

Hajdin Morina: Fillim i një poezie për Adem Jasharin

E marte, 30.06.2009, 06:33 PM


Hajdin Morina

FILLIM I NJË POEZIE PËR ADEM JASHARIN

Them Adem
Dhe nuk kam nevojë
Për asnjë metaforë
Për asnjë krahasim
Më ngre në qiell
Estetika e Lirisë

Në Drenicë Kosova merr zjarr
Për t’u ngrohur nëpër janarë

Mbi Drenicë është qielli i lirisë
Dhe aty kam shkruar Adem
Gjë tjetër nuk them

Në sytë e lirisë shkruan
Adem Prekaz Drenicë
Dhe pikë

Skënderaj, 29 qershor 2009


TMERRI NGA E PAKËTA

Nuk ka Iliri
Nuk ka Arbëri
Pak Kosovë
Pak Shqipëri
Janë lidhur nyjë
Me ç’dashuri t’i zgjidh
Ca fije Çamërie
Ca këngë Dardanie

ZBULIME EKSPERTËSH

Ekspertët analistët politikë
Projektuesit specialistët
Menaxherët përkthyesit
Moderatorët regjisorët
Shkrimtarët aktorët
Servilët puthadorët
Dhe plot të tjerë
Plot o zot plot
Paskan zbuluar
Paskan promovuar zbulimin
Se Kostandini kurrë
Nuk qenka ngritur nga varri
Për ta mbajtur fjalën e dhënë
Nuk paska udhëtuar
me Doruntinën
Atë natë të bukur me hënë

Kurrë nuk qenkan ngritur
Muret e Urës së Fshejtë
Mbi gruan e Vëllait të vogël
Që e mbajti Besën

Gjergj Elez Alia
Kurrë nuk paskësh mundur
Të ngrihej nga shtrati
Me nëntë plagë
I verdhë si qiri
Dhe nuk e paska vrarë
Bajlozin e Zi

Mos qofsha në lëkurë
Të gjuhës shqipe
O Zot


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora