Kulturë
Sabit Rrustemi në shtypin letrar të Rumanisë
E hene, 29.06.2009, 06:20 PM

Nga Mihai Antonescu
Sabit Rrustemi shkruan një varg që shëmbëllen me hijen që e mbështjell drurin pa e shembur, duke patur kujdes që vetëm era e këndshme e tij të rrëshqasë mbi syrin kalimtar, përmes mirëkuptimit, admirimit dhe dashurisë. Lirika e tij erotike dhe dashuria ndaj Kosovës është një subjekt i trajtimeve tona të ardhshme.Pjesa dërmuese e sentimenteve është një motiv i shkëlqyer për lehtësinë me të cilën poeti mund ta përjetësojë në shkrim, duke u shprehur me elegancë të ligjërimit lirik, me një mesazh briliant në gjatësi të valëve të çdonjërit receptor: “Me gjuhët e shkulura/ Muranë ngritëm / Të shpëtojmë/ Nga vërshimë e fjalëve// Nga një samara/ Vetes ia vumë// Po barrë e rëndë/ Të pathënat//A do të na mbajnë këmbët” (Të pathënat).
Tjetërherë, sentimenti i largimit nga bota dhe shpirti, nuk ka të bëjë me braktisjen e vetvetes por e shndërron fjalën në një urë ndërmjet klithjes dhe kotësisë së saj: “Në mes fushës gur i vetëm/ Për mot të vështirë i regjur/ As i lënë në urë/ As i vënë në murë/ I mbetur në mes-fushë/ Ai që më deshi më do / Anise nuk fton vështron / Se u

Dëshira dhe e vërteta janë një gjendje permanente te Sabit Rrustemi, një poet i shquar që anashkalon shprehjet formale, duke krijuar formula të papritura lirike, të denja për rrumullaksimin e mendimit dhe përmbajtjes. Kosovari që vjen në trojet e gjuhës rumune nuk bën tjetër veçse din të na e joshë shpirtin me një terminologji lirike, sa të thjeshtë, po aq edhe të rrjedhshme për anën e padukshme të natyrës: “Ajo s’është si udhët tjera/ Në hall prej zhurmës/ Tymit erës/ Ajo është udhë dëshire/ Njëkahëshe pa kthesa/ E drejtë qiri// Vetja matet mirë/ Kur ecet nëpër të// S’ është si udhët tjera ajo/ Udhë e syve të çelur/ E vërteta” (Udhë dëshire).
Vëllimi antologjik Prekje hyjnore/ Atingeri divine, që del në përkthim të Baki Ymerit, botuar në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe me një parathënie të shkëlqyer të Marius Qelarut, përbën një konstrukcion të mirëfilltë lirik që mton ta ekspeditojë autorin nga krojet kosovare të ndjeshmërisë në një përlindje të diskursit për përvetësimin e lexuesit rumun, permes një kuptimi magjik të një misioni fisnik që të fton për t’i njohur fqinjët dhe vlerat historike të një miqësie të lashtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: A-ZH plotë këngë e dashuri për fëmijë
Megan Foks, gruaja më seksi në botë
Robert Radoja: Si censuronim veten gjatë regjimit të Hoxhës
Nexhat Rexha: Koncepcioni artistik i ngritur ne frymën kombëtare
Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!
Halil Haxhosaj: Vecantitë kryengritëse të poezisë
Milazim Kadriu: Lulet e lirisë
Cikël poetik nga Agim Gashi
Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
Bleona Qereti: "Si u marros pas meje Pippo Baudo"
Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit
Agim Gashi: Letër për ditëlindje
Halit Bogaj: Selman Kadria
Sakcinski: Akt pas akti, historitë e trimit Skënderbe
Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare
Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
Ejup Ceraja: Gjerdane lulesh edukuese
Cezarina Adamescu: ? 3poeme omagiale
Luan Cipi: Te ''Vefa Hollding''
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku