Kulturë
Halit Bogaj: Selman Kadria
E shtune, 27.06.2009, 03:29 PM
SELMAN KADRIA
Njëra ndër këngët tona më të fuqishme popullore dhe patriotike
Nga Halit Bogaj
Selman Kadria,heroi i viseve shqiptare dhe njëri ndër trimat më të mëdhenj që i lindi dhe i rriti ky popull,është njëra ndër figurat më të shquara të folklorit tonë i cili kishte bërë një trimëri shumë të madhe për lirinë e popullit dhe vendit të vetë.Heroi dhe trimi legjendar/Selman Kadria/duke e parë gjendjen e vështirë të popullit tonë nën okupimin e egër serboçetnik dhe mundimet që ua bënte shqiptarëve njëfarë naçallniku me emrin Miliq Kërsta,vendos që një ditë ta vriste atë kriminel barbar që me dorën e tij kishte vrarë shumë shqiptarë ,në mesin e të cilëve ishte edhe babai i heroit të këngës.Selman Kadria është edhe njëra ndër figurat më markante në mbarë historinë dhe epikën tonë të lavdishme i cili na la kujtime të paharruara këtu e 70 vite më parë, duke vrarë një katil gjakpirës që i kishte shkaktuar tragjedira të shumta popullit tonë.Selman Kadria, pasiqë ishte rritur dhe burrëruar ,kishte vendosur ta merrte hakun e babait dhe të bashkëatdhetarëve të tjerë që kishin pasur fat të njejtë të vriteshin nga një çetnik i pashpirtë i cili mburrej që kishte likuiduar aq shumë shqiptarë.Çeniku i pangopur nuk donte asnjëherë të tërhiqej nga qëllimet e veta djallëzore me të cilat ishte mësuar në mënyrë drakonike që të pinte gjak shqiptari!Jo vetëm që ia kishte vrarë babain Selman Kadrisë por e kishte thirrur djaloshin edhe tri herë të tjera për të shkuar tek ai, për ta vrarë ose për ta bërë shërbëtor të vetin, siç figuron edhe në këngën e kënduar për mrekulli nga doajenët:Selman Bala dhe Adil /Cena/Dugolli.Siç shihet nga kënga,Miliq Kërsta planifikonte shumëçka monstruoze dhe përherë të përgjakshme në këtë popull të vuajtur dhe të përsekutuar.Selman Kadria si djalë hasreti ishte në rrezik të madh që t`i humbte fara nga armiku i tij i përbetuar i cili e kishte vendosur që të shkonte deri në fund me qëllimet e veta ogurzeza.Si për kob të Miliq Kërstës – arushani shqiptar nuk i shkon atij tri herë në thirrjet me shkrim që ia kishte dërguar çetniku. Para se të shkonte tek ai dhe duhej të shkonte gjithsesi, Selman Kadria e kishte informuar nënën e vetë dhe e kishte pyetur se ç` duhej të bënte në ftesën e tij,për çka nëndashura nuk kishte ditur si t`i përgjigjej djalit të saj të vetëm të cilin e kishte këshilluar që t`i pyeste disa pleqnarë dhe burra të urtë.Kolosi Selman Kadria - i pjekur si burrë i fortë dhe atdhetar shumë i madh, vendos që ta vriste armikun e tij të përbetuar,prandaj edhe ishte përgatitur shpirtërisht dhe fizikisht për një akt madhështor dhe sublim.Pas takimit të tij me Miliq Kërstën, çetniku e qërton se përse nuk i ishte përgjigjur në tri thirrjet e tij,pse nuk i kishte respektuar ato dhe përse nuk kishte shkuar tek ai?.Selmani bëhet gati për reagim dhe i përgjigjet në mënyrë të urtë. Miliq Kërsta, duke shkuar në peshkim,i thotë Selmanit që t`ia bartte pushkën,duke u munduar që ta bënte shërbëtorin e tij dhe në atë çaste vendimtare dukej se i ishin prerë këmbët.Selman trimi ia merr pushkën dhe e vërteton se a ishte e mbushur për t`u siguruar mirë për aksionin e tij të mëtejmë që do të mbetej i paharruar në historinë e lavdishme shqiptare.E vërteton pushkën dhe Miliq Kërsta nuk do ta shihte as në ëndërr se mund të ngjante diçka e tillë aq e papritur për t`u vrarë nga djaloshi _- Selman Kadria. Çetniku kishte menduar se kishte vdekur çdo shqiptar dhe se ai mund të bënte gjithçka që donte – duke hyrë aty edhe vrasja e pamëshirshme e njerëzve tanë.Kur Selman Kadria e kishte pyetur nënën se çka të bënte, ishte shumë e dhembshme edhe përgjigjja e saj”se nuk di nana çka me t` msue”,por të nesërmen në mëngjes ai kishte shkuar në derë t` Miliqit i cili ia kishte pritur”hajde or Selman/m`u ke ba/Zotni i ranë/Tre pozifa djalë t`i kam çue/qysh s` tka shku mendja për mue/,/Ngo Selman i kishte thanë/Me shqiptarë gjaksue jam/Me shqiptarë jam gjaksue//kujt s`po muj ma me i besue/a po don ti djalë me m` rue/fort Selmani ish shlirue//fort Zotni e ke qillue/krejt shqiptartë m` i pas tubue/ti s` un gjanë azgan si mue//Dhe në kodër e kish que/shkinës s` vet i ish ngërmue/shpejt kaftjallin me m`a prue//dhe ti mirë mu me m` shtërngue/…/kokan nalë pak me pushue/m`u kanë kputë dy kamtë mi gue/nuk po muj pushkën me çue/-thotë Selmani-ama mue/a m`ke marrë o shok me t` rue?/dhe ai pushkën ja kish dorëzue/prapë Selmani s`i kish besue/edhe pushkën e kish provue/por Miliqi ish ngërmue//S` ban Selman me pushkë me lue/dhe Selmani i kish kallxue/n` baftë kush ty për me t` gjue/unë jam gati për me t` rue/dhe tri metra ish largue/:/Se sa shumë ke vra shqiptarë/ma pru Zoti harxh me marrë/…n`ni ravinë-n` serrnishtë e qiti/n`ni ravinë e ka gjue/me dushk verri e ka mlue//mor Miliq ore Zotni/mora gjakun për vllazni/Do t` ja msy nanës Shqypni/kah po shkon po qet allti/marrka udhën për Shqipni/ja ka msy deri n` kufi//Çka po ban qaj çoban me dhi/turr e vrap po shkon në shpi/po i kallxon babës Ali//shih Alisë i ka kallxue/shih Alia koka çue/çka po ban ai faqezi/ e preu nipin për kryqali/me kët punë po baj çudi/.
Pas vajtimit të nënës për birin e saj të vrarë nga daja i tij - i cili e kishte tradhëtuar nipin,vajin e saj e dëgjojnë dy vëllezër kalimtarë/Hajrizi dhe Isaku/ të cilët vendosin që ta vrasin tradhëtarin dhe ta marrin hakun e djalhastretit.Dajë Ali faqeziu vinte me trokun e kalit të tij nga qyteti pa i shkuar mendja se mund të vritej nga dora patriotike e dy vëllezërve trima .Duke e dëgjuar vajtimin e hidhur të nënlokës e cila thirrte dikend që ta merrte hakun e djalit të saj- Hajrizi i drejtohet të vëllait:/ nal Isak he të plastë Zana/po i pajtojmë na zemrat nana/Çue Alia n` Istog me shkue/kah po shkon atin tuj lue/Çaj Hajrizi djalë kreshnik/për dezgina ja ka ngjitë/për dëzgina kalit ja ngjiti/matanë xhades e vërviti/matanë xhades trupin ja çiti/t`mirë ni letër ma ka marue/se nji letër e kanë marue/hoxhallarëve jau kanë shkrue/mos gaboni n` dhe me shti//se jau bajmë ma zi se kti//se s` guxoni n` dhe me shtie/le t` pinë popat me ta raki-e//Ali stërvina i ka metë/çka po ban ai hyçymet/tre taljanë me ka i kaci/sikur qenin n` dhe e kanë shti/…./Ka n` Shypni o djem si zana/që i pajtojnë o zemrat nana/, sië thotë Fishta për Oso Kukën.

Komentoni
Artikuj te tjere
Sakcinski: Akt pas akti, historitë e trimit Skënderbe
Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare
Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
Ejup Ceraja: Gjerdane lulesh edukuese
Cezarina Adamescu: ? 3poeme omagiale
Luan Cipi: Te ''Vefa Hollding''
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Agim Drenica: Vargje dashurije
Michael Jackson, mbreti që do të jetojë përgjithmonë
Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës
Sokol Demaku: Filxhani i kafes
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Halit Bogaj: Veprimtaria letrare e patriotit të shquar Arif Shala
Cikël poetik nga Seveme Fetiqi- Preteni
Arsim Halili: Intervistë me Hamit Gurgurin – krijues letrar
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës
10 Poezi nga Halit Bogaj
Ejup Ceraja: Tufë poezish për fëmijë
Milazim Kadriu: Gërshetim i dashurisë,lirisë dhe bukurive të atdheut
Agim Gashi: Për Ty!