Kulturë
Cikël poetik nga Seveme Fetiqi- Preteni
E merkure, 24.06.2009, 07:29 PM

Qe nga bankat shkollore tregoi interesim dhe prirje për poezi. Poezitë e saj u botuan pothuaj ne te gjitha gazetat dhe revistat shqiptare si janë "PIONIERI", "ZERI I RINISE", "RILINDJA" ,"JETA E RE " ,"FLAKA E VELLAZERIMIT", "BOTA E RE","KOSOVARJA" ,etj. Ne vitin 1983 ,poezitë e saj u botuan ne përmbledhjen "RRJEDH E LE GJURME", te cilën e botoi gazeta e studenteve "BOTA E RE".Me vone me 1985 iu botua përmbledhja e pare "KURORE E KALTER" botim i RILINDJES e cila përmbledhje u shpërblye si libri me i suksesshëm i Plejadës nga gazeta "ZERI I RINISE".Ne vitin 1998 boton përmbledhjen e dyte "DESHMIA E KTHIMIT TIM"(RILINDJA).
Ne vitin 2003 ,poezitë e saj botohen ne "ANTOLOGJINE E POEZISE MODERNE " te Ferdinand Lahollit ku janë te përkthyera edhe ne gjuhen gjermane. Është anëtare e Shoqatës se shkrimtarëve te Kosovës dhe anëtare e Shoqatës se shkrimtareve shqiptar ne diaspore. Momentalisht punon si mësuese ne shkollën me mësim ne gjuhen shqipe "NAIM FRASHERI" pranë klubit "Bashkimi kombëtar " ne Ofenbah te Gjermanisë ku edhe jeton.
NË FSHATIN KU KAM LINDUR
Adem Jasharit dhe familjes së tij
Në fshatin ku kam lindur
S`kishte grunaja
As fusha e livadhe
Çdo stinë pikonte lotë
Lulet pikëlloheshin
Rrezet i vrisnin çdo agim
Për të zgjatur pafundësisht nata
Çdo ëndërr aty zgjaste shtatë shekuj
Në fshatin ku kam lindur
Qëndismat e vashave
I kalbnin ftonjtë e harruar
Djemtë luanë kishin shkuar larg
Për të kapur fillin e ylberit
Për t`ua fshirë lotët shekujve
Në fshatin ku kam lindur
Netët mbështilleshin në lëkurë të vet
S`gjendej dot vend për dashuri
Mbillej liria edhe në sy fëmijësh
Lulet nuk vyshkeshin as në stinën
Kur u këputeshin gjethet
Në fshatin ku kam lindur
Zjarri në vatra ishte shuar
Dhembja gacullonte në hirin e shkelur
Vetëm kullat flisnin me gjuhë zjarri
Çdokush në klithma rrëfente legjendën
Mes dy zjarresh në ethe
Këndonte këngën e gjakut dhe lirisë
Dhe vdiste në këmbë
Si lisat që godet rrufeja
Në fshatin ku kam lindur
Një shtatore madhështore
Sodit pranverën që harliset
Grunajave të sapombjella
KUSH JAM UNE
A jam zjarr ne akull
a akull ne zjarr
ne mes te vertetes
a jam genjeshter
apo ne mes genjeshtres
e verteta
a jam trendafil ne hi
apo Liza ne boten e cudirave
a jam fjale e heshtur
a jam liri ne fjale
murane ne kenge
apo kenge ne klithje
a jam pasqyre ne tregun e te verberve
apo nje i verber
ne mesin e dritave te neonit
a jam rruge ne pakthim
qe i kerkon gjurmet e veta
apo kthim qe i mashtron utopite e kohes
kur te prehem
nje dite tek ti
vetem ti do te dijsh
kush jam une
Toka ime
TI SHERON VAJET E FEMIJVE
Flora Brovines gjate qendrimit te saj ne
burgjet famkeqe te Serbise
Ti ke ditur cdohere
te sherosh vajet e femijve
ti ke ditur te flasesh
me pellumba
me qiell te lire
te kerkojne
vajet e femijve
te vajtojne nenat
lengon Toka jote
Ti je "motra e bilbilit"
"emri yt eshte fluturim"
kthehu
mbi "krahet e thellezave"
mposhti grilat e ndryshkura
puthe Token tende
merri ne gji
buzeqeshjet e femijve
VAKUUM KOHE
E harruam shpirtin
nuk e dijme
se ku e lame e ku na mbeti
harruam te qajme ne deke
te vallzojme ne dasem
harruam si rrjedh kenga
neper dejte tone
as te vdesim nuk dijme me
jetojme keshtu
ne vakuum kohe
DIELLIN E PASHE
Kenga e lulediellit
Kur me mbollen ne toke
se pari deshta te te shoh
ty o Diell
e lule pa ty me shekuj isha
ne erresire i krehja rrezet e tua
i enderroja agimet e purpurta
lule e heshtur pa frymemarrje
plumbat shekullor ballin ma qelluan
syte mi verbuan me hirin e roberise
me shtatqind dimra fjalen
ne gjuhe ma ngrine
petalet si era mi shperndane
vetem me muzgje u takova
ne deshirat e mia
te klorofilta
mallkova erresiren
edhe lulja paska aht
u bera murane ne pritje
u bera heshtje ne klithje
u bera myje e pamposhtur
me fije shpresash thurra
kuotat e fitoreve
pikova lote te kuq
shqiponjat lajmeronin
festen e pritur
ngrita koken
rrezet i putha
une lulja jote e vuajtur
u ktheva kah ti
Ty te pashe
Diellin tim e pashe
tash edhe ne vdeksha
nashte.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arsim Halili: Intervistë me Hamit Gurgurin – krijues letrar
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës
10 Poezi nga Halit Bogaj
Ejup Ceraja: Tufë poezish për fëmijë
Milazim Kadriu: Gërshetim i dashurisë,lirisë dhe bukurive të atdheut
Agim Gashi: Për Ty!
Shkurte Fejza, një këngë meritore për presidentin historik
Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi
Në Pushtetin Lokal- Nga Ditari i Luan Çipit?
Gjekë Marinaj: Lutje në ditën e tetë të javës (Cikël poetik)
Halil Haxhosaj: Figura e Kozmosit në veprën poetike
Seveme Fetiqi- Preteni: Promovimi i librit "Skenderbeu " apo Misioni i pamundur...?
Suzana Kuqi: Suvenir
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Nehat Jahiu: Etja nuk shuhej…!
Milazim Kadriu: NDSH-ja në Llap zhvilloi një aktivitet të dendur...
Luan Çipi: “Lufta e Vlorës” Llakatund
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Naser Aliu: Puthja e fundit
Vangjush Ziko: Kurbeti dhe kurbetit