Kulturë
Seveme Fetiqi- Preteni: Promovimi i librit "Skenderbeu " apo Misioni i pamundur...?
E marte, 23.06.2009, 07:44 PM

MISIONIN E PAMUNDESHEM TE OLIVER SCHMIDT-it
"SKENDERBEU" I HISTORIANIT DHE ALBANOLOGUT ZVICERAN
OLIVER SCHMIDT FILLIM E FUND TENDENCIOZ
Ne debatin qe u zhvillua me rastin e promovimit te librit Sander Lleshi,njezeri u konstatua se albanologu dhe historiani zviceran Oliver Schmidt,pa argumente dhe pa baze ka shtremberuar origjinen e heroit kombetar Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, duke mohuar njekosisht edhe aftesit dhe strategjine e tij ne artin luftarak.
Shkruan Seveme FETIQI- PRETENI
Ne fundjaven qe shkoi,nen organizimin e Lidhjes shqiptare ne bote-dega ne Gjermani,
ne lokalet e Shoqates kulturo-sportive " Bashkimi kombetar " te Offenbachut,u be promovimi i librit " Skenderbeu " ose Misioni i pamundur i Schmitt-it te kolonel Sander Lleshit nga Shqiperia,me cka edhe nis misioni i tij neper kete shtet per te demantuar vepren e ketij krijuesi nga Zvicra,me te cilen ka shkaktuar indinjate te thelle jo vetem te intelegjenca shqiptare,por edhe te masa e gjere.Ne kete tubim,ku pervec anetarsise se kesaj shoqate,ishin te pranishem edhe anetare nga Lidhja e shkrimtareve shqiptare ne Gjermani,nje hyrje mbi kete veper dhe biografine e Sander Lleshit,e paraqiti Sebastian Nujiqi, kryetar i Lidhjes se shqiptareve ne bote-Dega ne Gjermani,i cili pos tjerash pergezoi mysafirin nga Shqiperia per kete veper shume te rendesishme.Me nga nje kumtese per kete veper,te cilen permes nje letre inkurajuese e pershendeti edhe shkrimtari i madh Ismajl Kadare,u paraqiten edhe Imer Lladrovci dhe Xhevat Ukshini.
" Libri " Skenderbeu " qe ka mbi 550 faqe i autorit Oliver Schmitt,i cili vitin e kaluar u botua ne gjuhen shqipe ne Shqiperi,mund te konkuroje me sukses per tu perfshire ne Librin e Guinnes te rekordeve per shkak te gabimeve gjuhesore te te gjitha natyrave,gafave kronologjike te cilat hutojne cdo lexues,por me tragjike jane perpjekjet e tij per te mohuar rolin e Skenderbeut ne historine shqiptare dhe ate evropiane " tha ne fillim te paraqitjes se tij kolonel Sander Lleshi,per te shtuar se kjo veper e Schmitt-it,keshtu si eshte botuar nga Shtepia botuese K&B, me perkthyes A.Klosi,ka trazuar publikun shqiptar dhe ka shkaktuar debate te shumta ne mjediset kulturore.Sander lleshi,ndryshe me profesion ushtarak i Forcave te Armatosura shqiptare,i cili me sukses ka mbaruar studime te larta ushtarake ne vend dhe jashte,kryesisht ne Gjermani dhe njohes i disa gjuheve te huaja,duke zgjuar nje interesim te jashtezakonshem te te pranishmit ne kete promovim,ne mes tjerash tha se me kete veper z.Schmitt ka hequr krejtesisht dore nga historia dhe shkenca ne

bolles".
Lidhur me vepren e z.Schmitt,i cili perndryshe ka studiuar ne Universitete te njohura te shteteve gjermanofolese dhe te Sander Lleshit,diskutoi edhe Sadik Krasniqi,i cili kerkoi qe ne kete ceshtje tejet te ndijshme per popullin shqiptare te angazhohen edhe organet perkatese institucionale te Shqiperise,e vecmas Akademia e Shkencave,kurse Hasan Qyqalla pergezoi Sander Lleshin per kete veper,duke e quajtur ate mbrojtes te se vertetes dhe vlerave te mirefillta kombetare.Nderkaq,Bekim Gashi,vepren e Schmittit e quajti tejet tendencioze dhe antishqiptare.Duke pershendetur kete iniciative te Lidhjes se shqiptareve ne bote - Dega ne Gjermani,Shaip Ademaj shtroi nevojen e nje organizimi te nje simpoziumi me te gjere lidhur me kete ceshtje,ne menyre qe edhe mjetet dhe mediumet gjermane te informimit te jene prezente, kurse Maxhun Smajli,historian dhe publicist,cmoi punen dhe guximin e Sander Lleshit.Ne kete debat,u inkuadrua edhe Syle Ukshini,i cili duke respektuar tejet mase vepren e Lleshit,kritikoi perkthyesin dhe botuesin e vepres se Schmitt-it,te cilet pa respektuar kurre-fare kriterie qesin ne treg nje liber te tille,kurse kontribut te cmuar ne debat dhane edhe kuadro te reja te diplomuara ne Universitetet gjermane.
Komentoni
Artikuj te tjere
Suzana Kuqi: Suvenir
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Nehat Jahiu: Etja nuk shuhej…!
Milazim Kadriu: NDSH-ja në Llap zhvilloi një aktivitet të dendur...
Luan Çipi: “Lufta e Vlorës” Llakatund
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Naser Aliu: Puthja e fundit
Vangjush Ziko: Kurbeti dhe kurbetit
Flamur Maloku: Kratili i tekstit
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Sabit Rrustemi: Nga vëllimi më i ri poetik "Nën qerpikun tënd"
Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
Luan Çipi: Në NIL Prodhime të ndryshme
Albert Shala: Inspektori sekret
Skenderbeu: Një dramë e panjohur dorëshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit
Arben Veselaj: Poezi e veçantë e dy poeteve të veçanta
Eda Derhemi: Gjirokastra dhe komunizmi në “Darkën e gabuar” të Ismail Kadaresë
Izet Shehu: Kundër frymës mohuese
Sulejman Lokaj: Evropë, ndërgjegjen ku e ke?!
Naser Aliu: Letërnjoftimi