E premte, 01.11.2024, 12:30 AM (GMT)

Kulturë

Alma Papamihali: Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

E marte, 30.06.2009, 07:28 PM


Alma Papamihali- Ermonela Jaho

NJË DIVË SHQIPTARE  PËRLOT LIONIN


Intervistë me sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Nga Alma Papamihali

E madhërishme si asnjëherë tjetër në skenën e operës së Lionit në premierën e datës 21 qershor, sopranoja tashmë me famë botërore Ermonela Jaho, e cila ndodhet larg Shqipërisë që  prej vitit 1993, zbret në rolin e Violetës, për të qënë përsëri protagonistja kryesore e "Traviatës".
Tashmë biografisë së saj i janë shtuar vetëm role divash, si ajo e Maria Stuart, ne operën "Maria Stuart"...roli i Manon, në operën "Manon", roli i Magdës tek "La Rondine", roli i Semiramidës, tek opera "Semiramida"...të Mimit, tek "Anna Bolen", Thais, Luisa Miller, Lucia di Lamermoor, Zaira,Giulietta, Madama Butterfly, Margerita(Faust) etj….
Tiranë, Berlin, Londer, Milano, Trieste, Paris, Lyon, Ney York...janë skenat ku buçet zëri i sopranos shqiptare, që në kushtet aktuale na e largon vemendjen nga politika për t´ju përkushtuar sadopak artit.
E tillë mund të jetë Ermonela, vajza e thjeshtë që e nisi karrierën e saj, vetëm 6 vjeçare, në pallatin e pionierëve të dikurshëm, në skenat e festivaleve në Tiranë dhe Shkodër, për të mos u ndalur më asnjëherë dhe për të mos u shkëputur nga kantoja...Si fillim në lice, akademinë e arteve, e më pas  rruga e perfeksionimit të saj do vazhdonte në Itali  në akademinë Santa Secilia në Romë, ku dhe kurorëzohet me titullin "Best singer of the Wexford Festival 2000. Le ta largojmë vemendjen nga politika e këtyre ditëve për tju përkushtuar sadopak artit të vërtetë...sepse arti Arti është dora e djathtë e natyrës, shprehet Shilleri...
E tillë mund të jetë Ermonela, vajza e thjeshtë që e nisi karrierën e saj vetëm 6 vjeçe...(në pallatin e pionierëve të dikurshëm), në skenat e festivaleve Tiranë dhe Shkodër, për të mos u ndalur më asnjëherë, pasi do vazhdonte me liceun atristik, akademinë e arteve, e më pas rruga e perfeksionimit të saj, që do të vazhdonte në Itali në akademinë Santa Secilia në Romë, ku dhe kurorëzohet me titullin "Best singer of the Wexford Festival 2000".
Sot, ajo është e martuar dhe jeton në New York...

Stacioni i fundit i sopranos Jaho, është Lyoni...Si ndihet Ermonela në rolin e Violetës së "Traviatës"...në këtë opera që, për dashamirësit e muzikës klasike, është ëndërr të jesh publik dhe jo më protagonistja kryesore në skenë...

Roli i Violettës në operën Traviata, është diçka shumë e veçantë për mua, sepse është personifikimi i kurorëzimit të ëndrrës sime...i asaj ëndrre, që më sillej prej kohësh ndër mend, jo vetëm natën. Ka qene opera e parë që kam parë dhe që u dashurova me dëgjimin dhe parjen e parë…Arsyeja...Arriti passioni dhe shpirti më parë sesa fjalët...Gjeta diçka të veçantë që preku zemrën time dhe nga ai moment, vendosa që do bëhesha këngetare operistike, vetëm per të kënduar një herë rolin e Violetes. Mendoj, se nuk ka domethënie më të madhe…


Mund ta përshkruani me pak fjalë, publikun pas përshëndetjes mbyllëse në aktin final...

Ah…..gjithmonë eshte diçka magjike. Dua te them fillimisht, që për mua këndimi nuk është thjesht një profession me të cilin bëhet jetesa, por një terapi, një shkarkim energjish të çdo lloj natyre, gëzimi, trishtimi, privimi, nostalgjie etj.
E them këtë, sepse per t´u kthyer tek pyetja kur arrij në aktin e fundit, une nuk jam më Ermonela që po interpreton, por Violetta, ndaj dhe materiali apo bagazhi jetësor që ruaj brenda meje, ashtu si çdo njeri tjeter, gjen menyrën për të dalë komplet jashtë meje. Fjala e fundit para vdekjes, “O Gioja” është një çlirim dhe një takim me jetën tjetër botën tjetër, që nëse deri dje më jepte një lloj ankthi dhe një lloj frike, sot më jep një gëzim katarktik.

Pra doni të thoni që bëhet fjalë për një përfshirje dhe mishërim të plotë no rol, saqë si "Violettë", jeni familjarizuar edhe me vdekjen...

Pikërisht, sepse nëse do të flasim me gjuhë shpirtërore, e di që në jetën tjetër do më presë personi me i dashur dhe i shtrenjtë i secilit prej nesh "Nëna"...ndaj sa herë që mbyll këtë akt, e mbyll me një takim me nënën time.
Kjo është ajo që ndiej unë, ndienjë e cila gjen komplet një hapësirë për t´u shprehur e shoqëruar nga tingujt e magjishëm të Verdit. Ky emocion eshte aq autentik, saqë është e pamundur mos ta prekë çdo njeri.

...dhe reagimi...

Publik më këmbë dhe i perlotur. Nje lloj katarsi klektiv, mund ta quaje.
Një ndienjë madhështore, sepse në atë moment kuptojmë që jemi qënie humane në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Roli më i dashur për ju nga interpretimet e bëra deri më sot, ndërkohë që repertori juaj sa vjen dhe zgjerohet...

Mbetet "Traviata", edhe pse nëpërmjet roleve të tjera zbuloj edhe shumë anë të tjera të botës sime shpirtërore si dhe lidhjes me profesionin si soprano.

Po roli më i vështirë...

Për mua vështirësia e një roli, ka të bëjë me vështirësinë në interpretim apo të kënduarin pa shpirt.
Për fat të mirë deri më sot, nuk e kam provuar ende rolin më të vështirë...

Nëse do ta imagjinonit veten në një tjetër profesion, përveç ky i sopranos dhe artit klasik...cili do ishte...
 
Të them të drejtën, ndoshta pse flas në këtë pozicion ku jam, nuk e di dhe vështirë ta imagjionoj veten jashtë artit.
Me siguri do merresha me botën e fëmijëve apo me psikologjinë e tyre, ose do kërkoja t´ju përkushtohesha njerzve me veshtirësi mendore, por edhe ajo në këndvështrimin tim, eshte një pjesë arti, sepse vetë humanizmi, bart art në vetvete.

Jemi ne stinën e verës dhe ju gjendeni ne Lyon të Francës. Stacioni i ardhshëm do të jetë...

Për mua është një verë pakëz e ngarkuar. Pas Lyonit, kam nje rregjistrim Live për Radio Francë në Montpellier, një opera të Bellinit ”Zaira” në rolin e Zairës. Më pas në Itali-Roma, për operën “Carmen” në rolin e Micaelës, më pas për TV Arab në Liban-Baalbeque, "Traviatën" perseri, në bashkëpunim me Tv Franceze...e kështu, deri nga mesi i gushtit. Në shtator rikthehem në Amerikë, ku filloj provat në Philadelphia, për debutimin tim në operen "Madama Butterfly"...
Me një fjalë kam rreth 2 jave jashte teatrit, por që do me duhen të mesoj rolin e ri...
Por ana pozitive është rikthimi në shëpinë time.

Ç´ndjesi përcjell tek ju fjala "Largësi" ...sidomos në jetën tuaj private...

Është një nga ato ndienja që e bën Ermonelën të përlotet kur është në skenë…një ndër ato mungesa që ju fola më sipër. Të merresh me këtë profesion, nuk e di ç’emër ti japësh, pasi do një pregatitje dhe një mbështetje të fortë psikologjike, e cila nuk mund të qëndrojë më këmbë nëse ndihesh vetëm.Pas një artisti të mirë, fshihet një partner po aq i mirë.

E keni mbështetjen e tij në këtë rast...

Nuk kam dëshirë të flas shumë për jetën time private, por nuk mund të le pa përmendur, një falenderim publik për shokun tim të jetës, pa mbeshtetjen e të cilit  çdo gjë do ishte shumë e veshtirë dhe ndoshta e pamundur.
Ndajmë së bashku gjithshka...vetminë, largësinë, pasionin për muzikën etj.
Ai është kritiku im më i mprehtë, fjalë e të cilit është përmirësimi im...
Faleminderit Vini. Të dua shumë.

Ka një qëllim ende të parealizuar karrieria apo ëndrra e Ermonelës...

Nga ana e karrieres nuk kam ëndrra, apo qëllime të parealizuara.
Derisa të kem fuqi për të kënduar, dëshiroj që çdo herë të sjellë nje emocion të veçantë dhe të sinqertë në publik.

Hera e fundit që keni në Shqipëri dhe konkretisht para publikut shqiptar...

Para publikut shqiptar kam qënë në maj  2007, me Traviatën, ku solla dhe Massimo Ranierin.

Ndërsa për tu takuar me familjen time të vegjëlisë kam qënë verën e kaluar.

Talent është diçka që s´mund ta ketë kushdo...Është dhe një dhuratë e natyrës tek ju, apo duhet të falenderoni edhe dikë tjetër...

Të gjithë lindim me një talent të veçantë.Veshtirësia qëndron të jesh koshient për të dhe ta zhvillosh. Kam lindur në një familje ku liria e mendimeve ka fluturuar gjithmonë si pulëbardhat në horizont të hapur, falë një babai të jashtëzakonshëm dhe një Nëne që ka qënë jo vetëm Nënë, por një mrekulli më vete...ashtu siç mund të jetë për këdo nëna e tij.

Një dëshirë e momentit...

Do doja të përqafoja edhe një herë Nënën time...

Një përshëndetje nëpërmjet gazetës sonë të re do ishte për...

... publikun e mrekullueshëm shqiptar, që më mungon aq shumë.
    Ju dua!
Traviata
Traviata
Traviata
Traviata



(Vota: 23 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora