Kulturë
Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!
E diele, 28.06.2009, 01:27 PM
Fillimet e kenges, te vegjel Michael Jackson e Janet Jackson |
Nga Dhurata Hamzai
Për Michael Jackson (Majkëll Xhekson) edhe sikur të mos vijonte më karrierën e tij pas 40 vjetorit, ajo që kish bërë do t’i mjaftonte për pavdekësinë e një ylli. Dhe ka mjaftuar. Në nekrologjinë e tij që nga sot ka nisur të shkruhet: Si fëmijë ai kishte një talent që dukej i ndriçuar nga brenda, në moshë të mesme ai dukej si njeri i vizituar nga alienët, si Tinkerbell që do ta bënte vdekjen e tij, menjëhere pasi të vdiste si këngëtar...
Pse ashtu papritur u zhduk ylli i rrokut vitet e fundit të jetës së tij. Mediat, tabloidët në fakt nuk interesoheshin më aq shumë për të vërtetën e vërtetë, aq sa për atë që ngjallte kureshtje, që të shiteshin mijëra kopje me shpejtësi nga gazeta ose tabloidi i eklipsuar nga emri i Majkëll Xhekson. Tabloidët abuzuan shumë me ndërrimin e ngjyrës së lëkurës së tij, dhe ishte ky sulm abuziv një pikëvështrimi racist. Ai mund të skuqej, të nxihej ose të zbardhej në skenë, nëse ishte kushdo këngëtar tjetër, por jo Majkëll Xhekson që kishte lindur me lëkurën e zezë. Tragjedia e këtij keqkuptimi ka qenë rrënuese për imazhin e tij, askush nuk ia shihte vuajtjet e tij në orët e mëngjesit para se të dilte nga shtëpia, kur njolla e dranga të një sëmundjeje ia mbulonin ndoshta tërë lëkurën. Ishte një yll dhe jo aq i rëndomtë sa të mos bënte përpjekje t’i mbulonte ato njolla në publik, e sidmos në skenë. A do t’i duhej sadopak shprehja e sinqertë e sëmundjes së tij në skenë. Majkëll Xhekson nuk ka bërë operacione në kuptimin që t’i sjellë një tjetër lëkurë vetes së tij. Ai ishte mjaft krenar për të mos e bërë këtë, bardhësia e lëkurës së tij, po i vinte pa e ftuar, në mënyrë të pakëndshme, duke e prishur elegancën e tij, kolorin e lëkurës karakteristike, si rezultat
Jackson dhe Madonna |
***
Jackson & Diana |
Xhekson u shqua edhe për novacione qysh herët në botën e videove muzikore kur ky zhanër filloi të zhvillohej në fillim të viteve 80. Videot e tij për albumin "Thriller" përfshinin lëvizje të ndërlikuara kërcimi dhe disa herë edhe formën e një tregimi, gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë. Ai krijoi një stil të tillë kërcimi që përfshinte teknika të pantomimës, lëvizje super të shpejta dhe një ecje karakteristike e njohur si
Jackson dhe Tina Turner |
Por në jetën private, Majkëll Xhekson ishte një njeri i tërhequr nga bota dhe ekcentik. Ai e portretizonte veten si personazhi për fëmijë Peter Pan duke thënë se nuk kishte patur kurrë rast të shijonte fëmijërinë. Ai e rrethonte veten me fëmijë dhe shkoi deri aty sa ndërtoi një park lojrash madje edhe një kopsht zoologjik në territorin e shtëpisë së tij në Kaliforni. Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur ai bëri një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar hundën dhe mjekrën duke e ndryshuar në mënyrë dramatike krejt fytyrën. Xhekson u martua dy herë, së pari në vitin 1994 me Lisa Marie Presley-n, vajzën e legjendës së rokut, Elvis Presley; më pas me një grua të panjohur, Debbie Roëe, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Asnjëra martesë nuk zgjati më shumë se 3 vjet. Xhekson pati edhe një fëmijë të tretë, siç thuhet me një grua të panjohur. Por ndërkohë, ai u akuzua për marrëdhënie të pahijshme me fëmijë dhe në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për ngacmim seksual. Problemet e tij ligjore çuan në probleme financiare dhe tërheqje nga sytë e njerëzve.
Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halil Haxhosaj: Vecantitë kryengritëse të poezisë
Milazim Kadriu: Lulet e lirisë
Cikël poetik nga Agim Gashi
Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
Bleona Qereti: "Si u marros pas meje Pippo Baudo"
Këze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhën e shpirtit
Agim Gashi: Letër për ditëlindje
Halit Bogaj: Selman Kadria
Sakcinski: Akt pas akti, historitë e trimit Skënderbe
Bilall Maliqi: Kritika shpalosje e vlerave letrare
Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
Ejup Ceraja: Gjerdane lulesh edukuese
Cezarina Adamescu: ? 3poeme omagiale
Luan Cipi: Te ''Vefa Hollding''
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Agim Drenica: Vargje dashurije
Michael Jackson, mbreti që do të jetojë përgjithmonë
Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09"
Ksenofon M. Dilo: Kur i trembeshin të vërtetës
Sokol Demaku: Filxhani i kafes