Kulturë
Shkurte Fejza, një këngë meritore për presidentin historik
E merkure, 24.06.2009, 06:23 PM
Shkurte Fejza (Foto: Fadil Berisha) |
"Kënga ka dalë e mirë dhe jam e lumtur për këtë", i ka thënë "Lajmit" këngëtarja Shkurte Fejza, e cila, pas disa muajsh përsiatjesh mbi tekste dhe vija muzikore, ka qëlluar ta pikasë atë që dëshironte dhe me këtë të ndihej e nderuar që po i këndon presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova
Nga Naime Beqiraj
Prishtinë, 22 qershor - Kërkesa esaj të interpretojë një këngëhomazh për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zgjatur më shumë seç e kishte menduar. E donte një tekst jodosido, një muzikë të goditur dhe ta realizonte një videoklip që ta meritonte emri i kësaj figure të ndritur, e që ta nderonte edhe vetë këngëtaren. Tekste të panumërta i kishte sjellë ndër duar, po ashtu edhe vija të ndryshme muzikore. Por, ishtendalur vetëm te vargjet e poetit Faruk Tasholli, të cilat ia kishin përmbushur kërkesën e saj artistike. E kënaqur që teksti dhe muzika e kompozitorit Naim Gjoshi janë pothuajse ato që kishte kërkuar, apo siç thotë një këngë paksa më e veçantë, ajo ka vendosur që këngës t'ia realizojë edhe një videoklip. "Gjoshi njihet si kompozitor i mirë dhe fitues çmimesh nëpër festivale. Krijimin muzikor të kësaj kënge e ka marrë me një dashuri të veçantë, ndaj edhe mua si këngëtare më ka ndihmuar që ta këndoj, jo vetëm me dashuri e përgjegjësi, por edhe me ndjenjën se është këngë e realizuar mirë". Ndërkaq sa i përket realizimit të videoklipit të këngës, ajo shprehet se është duke biseduar me miqtë që edhe videoklipi të jetë i së njëjtës frekuencë artistike si kënga. "Jam duke u konsultuar me shumë njerëz, në mënyrë që videoklipi të dalë, jo vetëm i veçantë dhe meritor, por edhe i bukur". Më shumë se emocion gjatë incizimit të këngës, Shkurta thekson se ka ndier krenari. "Është vetë teksti që të krijonemocion, sepse brenda tekstit e kam parë figurën e Presidentit tonë. Më ka emocionuar, por jam ndier edhe shumë krenare, sepse kjo figurë përherë ka krijuar te unë një atmosferë frymëzimi, ndaj jam munduar 't'ia jap hakun' me këtë këngë". Shkurta ka vendosur që kjo këngë të jetë pjesë e albumit të ri, i cili pritet që shpejt të dalë në qarkullim. "Është këngë e një natyre tjetër. Kujtoj që është artistike dhe si etillë mua më bën nder", flet ajo, koshiente se e ka bërë gjetje të mirë sa i përket kësaj teme dhe figure. "Presidentin Rugova e kam nderuar dhe dashur përherë. E kam pasur rastin edhe ta njoh. Unë nuk jam militante e asnjë partie, as e profiteve, por këtë këngë e këndoj me zemër", përfundon këngëtarja Shkurte Fejza.
Komentoni
Artikuj te tjere
Bajame Hoxha - Çeliku: Letër falënderimi për poetin Përparim Hysi
Në Pushtetin Lokal- Nga Ditari i Luan Çipit?
Gjekë Marinaj: Lutje në ditën e tetë të javës (Cikël poetik)
Halil Haxhosaj: Figura e Kozmosit në veprën poetike
Seveme Fetiqi- Preteni: Promovimi i librit "Skenderbeu " apo Misioni i pamundur...?
Suzana Kuqi: Suvenir
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Nehat Jahiu: Etja nuk shuhej…!
Milazim Kadriu: NDSH-ja në Llap zhvilloi një aktivitet të dendur...
Luan Çipi: “Lufta e Vlorës” Llakatund
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Naser Aliu: Puthja e fundit
Vangjush Ziko: Kurbeti dhe kurbetit
Flamur Maloku: Kratili i tekstit
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Sabit Rrustemi: Nga vëllimi më i ri poetik "Nën qerpikun tënd"
Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
Luan Çipi: Në NIL Prodhime të ndryshme
Albert Shala: Inspektori sekret
Skenderbeu: Një dramë e panjohur dorëshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit